Remontet e OSHEE, 17-21 gusht pa energji disa zona në Lushnjë, Fier e Berat
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datën 17-21 gusht do të kryejë remonte në disa n/stacione në jugperëndim të vendit.
Në datën 17 gusht, nga ora 09:00-14:00 do të kryhen punime në n.stacionin Plasmas e për pasojë do të ketë kufizim të energjisë elektrike në Remas, Gradisht, Kolonjë dhe në subjektin e biznesit “Lufra”.
Në datën 18 gusht, ora 09:00-12:00 do të ketë punime në n.stacionin Jagodinë e për pasojë do të ketë kufizime të energjisë elektrike në zonat e Fierit: zona e Naftës, Mbrostar Ura dhe zona Jagodinë e Sukë.
Në datën 19 gusht, ora 09:00-13:00, OSHEE do të kryejë punime në n/stacionin Çiflik nga ora 09:00 -13:00.
Gjatë këtij intervali kohor do të ketë kufizim të energjisë elektrike në disa zona në Berat: Poshnje, Ujësjellësi Kuçovë, Pompat Ujit Gajd dhe Banaj.
Në datën 20gusht, do të kryhen punime për eliminimin e rjedhjes së vajit në n.stacionin Kombinat, në orarin 13:00- 15:00.
Pa energji do të mbeten disa zona në Berat: Velabisht, Otllakë dhe Lumas.
