Remontet nga OST, kufizim energjie në disa zona në Elbasan
Nisur nga kërkesa e OST, në kuadrin e punimeve në n/stacionet Elbasan , Metalurgji 1 , Kombinati i Drurit për efekte sigurie në punë OSHEE do të bëjë stakime energjie në rrethin Elbasan, nga data 12 maj deri më 15 maj nga ora 08.00 deri në orën 16.00.
Gjatë këtij intervali kohe nuk do të furnizohen me energji elektrike disa zona në rrethin Elbasan, komuna Gracen ,fshatrat Shijon, Reçan, Ulem, Mamel. Mjekës, fabrika e Çimentos, kombinati i Drurit, Letani, fabrika e Çimentos, Uzina e Mjeksit, subjektet Mobileri, Asfalto-betoni, Lagjia Skënderbeg , Komuna Bradashesh, Funar, Shushicë, Shirgjan, Buqe, dhe fshatrat Llixha, Kuqan, Bathës, Lleshan, Derstile, Gjinar, Zavalinë, komuna Bradashesh dhe biznese të ndryshme në fshatin Katund i Ri dhe bizneset në autosradën Metalurgji-Elbasan , komuna Shirgjan, Buqës .
