Remontet e OST, në 3 qershor punime për transformatorin në Sharrë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që do të kryejë OST, në datën 3 qershor për montimin e transformatorit në n/stacionin e Sharrës, do të stakojë energjinë në fiderin 19 që del nga n/stacioni i Kombinatit.

Për këtë shkak, nga ora 09.00-11.00 do të mungojë energjia në zonën e Vaqarrit (pjesërisht) dhe burgun e Vaqarrit.