Remontet e OST në n.stacionin e Koplikut, 1-2 qershor pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, do të stakojë energjinë në n/stacionin e Koplikut, me kërkesë të OST, për shkak të remonteve që do të kryhen në datat 1-2 qershor.

Sipas njoftimit të OST, remontet do të kryhen në datën 1 qershor nga ora 10.30-12.30.

Gjatë këtij intervali kohe nuk do të marrin energji disa n.stacione si ai i Koplikut, Bajzës, Vukpalaj, Hot, Vrakë, Dobraç dhe Shkodra-3.

Për pasojë nuk do të furnizohen me energji elektrike bashkia e Shkodrës me lagjet Kiras dhe Lopçej.

Në rrethin e Malësisë së Madhe do të mbeten pa energji komunat Gruemirë, Vrakë dhe Qendër, si dhe komunat Shkrel, Kastrat, Kelmend, dogana Hani I Hotit si dhe subjektet private: Reparti I përpunimit të telit, reparti I tubave plastikë.

Në datën 1 qershor nga ora 12.30-14.30 do të stakohet energjia në n.stacionin e Koplikut e për pasojë sdo të marrin energji bashkia Koplik dhe institucionet e qytetit.