Remontet në n/stacionin e Bulqizës, kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, do të stakojë energjinë në linjën Bulqizë-Vojnik-Peshkopi, me kërkesë të OST, në datat 1-2 qershor nga ora 08-18.00 të ditës.

Për pasojë nuk do të kenë energji disa n.stacione si Vojnika, Shupenza, Fush Alie dhe Peshkopi 110 kV .

Gjatë këtij intervali kohe nuk do të kenë energji disa zona në rrethin e Bulqizës: komuna Shupenzë, Gjoric, Ostren, Trebisht dhe HEC-I Trebisht.

Pa energji do të jenë dhe disa komuna në qarkun Dibër: Bashkia Peshkopi, dogana e Bllatës, komuna Maqellarë, Melan, Tomin, Kastriot, Muhur, Luzni, Selishtë, Fush Alie, Arras, Zalldardhë, Reç, Lurë, Sllove, Kalaja e Dodës dhe fshatrat e Kukësit (Aran, Kalis, Bushtricë) si dhe HEC-et: Aras dhe Selishtë.