Remontet e OST në Koplik, pa energji disa zona

Me kërkesë të OST, e cila do të kryejë punime në n.stacionin e Koplikut 220, në datën 18 nëntor nga ora 09.00 deri në orën 13.00, OSHEE do të stakojë energjinë në n.stacionin Shkodra3, Vrakë, Dobrac, Koplik 220/20kv, Koplik 35/6kv, Bajzë, Vukpalaj, si dhe kabinat 35/0,4 Petërshan, Visi dhe Hot.

Zona pa energji në rajonin e Shkodrës janë: Bashkia Shkodër lagjia Kiras, ndërmarrja e Pularisë “Elvis”, Bashkia Koplik, Koplik i Sipërm, Reç, Dedaj, Zagore,

Kçare, Omaraj, Palvare, Demiraj, Gjorm, Dobroshë, Jubicë, Kalldrun, Kamicë, Poliqan, Sterbeq, Gril, Boriç i madh, Boriç i vogël, Gruemirë, Rrash-Kullaj, Vorfë, Linaj, Lepurosh, Kokpapaj, Bajzë, Mukset, Gradec, Rushaj, Kosan, Pjetërshan, Stac jashtëm+ një lagje e stacionit, Vukpalaj, Rrapsh, Tamarë, Selcë, Vermosh, Vukël.