Shtyhen punimet në linjën Bistricë-Gjirokastra1, kufizime energjie në datën 19 nëntor

Pas ankesave të paraqitura nga Subjektet Private Elka dhe Glina, shqetesim i drejtuar pranë Drejtorisë Rajonale Gjirokastër, për mosmarrje njoftimi nga ana e OST-së, OSHEE ka anuluar punimet e parashikuara për sot në këtë linjë

duke shikuar mundësinë për kryerjen e këtij remonti ditën e nesërme më 19 nëntor nga ora 09:00 deri në oren 16:00.

Gjatë kësaj kohe mbeten pa tension konsumatorët e n/stacionit Gjirokastra 1, n/stacionit Grapsh dhe subjektet private 35/0,4 kv: Amita, Pallas, Dervican, Fresh, Glina,Teknotrof, Epipllo Dekor, Morpak, Elka, Gjirofarma, Kakavija.

Zonat që mbeten pa energji janë: Lagjia 18 Shtatori, Granica, Kodra e Shtufit, Palorto, Varosh, Pazar, 18 Shtatori, Grehot, Topullaraj, Valare, Lunxheri, Andon Poci, Zona industriale, Lagjia Kordhoce, Lazarat, Lagjia Cfake, Puntore, Zinxhire,

Dunavat, Manalat, Viroi, Komuna Cepo, Picar dhe Odrie, Lagjia 11 Janari, Kala, Manalat,

Kërcullë, Arshilengo, Komuna Antigone, Bulo,

Libohovë, Nepravishtë, Drino, Labove, Suhe, Zagorie dhe Polican, zona Rëza e Zezë, Derviçan, Grapsh, Dropulli i Poshtëm, Dropulli i Sipërm.