Remontet e OST në linjën Vau i Dejës-Koman, 1-4 qershor pa energji disa zona
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, me kërkesë të OST, do të stakojë energjinë në disa n/stacione në veri të vendit për shkak të remonteve që po kryhen në zonën e veriut.
Kështu, në datën 1 qershor nga ora 08.00-18.00 do të mungojë energjia në n/stacionin e Komanit, në datën 2 qershor do të kryhen punime në fidrin Vain që del nga n.stacioni i Lezhës, nga ora 08.00-16.00.
Gjatë këtij intervali kohe s’do të furnizohen me energji elektrike ishulli i Lezhës, ishulli i Shëngjinit dhe ujësjellësi i Shëngjinit.
Në datën 3 qershor, nga ora 08.00-16.00 do të kryhen punime në fidrin Kallmet që del nga n/stacioni i Lezhës.
Gjatë këtij intervali kohe nuk do të marrin energji fshatrat: Kallmet, Rraboshtë, Trashan, Blinisht.
Në datën 2 -3 qershor do të kryhen remonte në fidrin Shëngjini ajror që del nga n/stacioni Lezhë, nga ora 08.00-16.00.
Gjatë këtij intervali kohe nuk do të kenë energji fshatrat: Kodër Marlekaj dhe komuna Shëngjin.
Në datën 4 qershor, do të kryhen remonte në fidrin Shënkoll-Tale që del nga n/stacioni Rrile, nga ora 08.00-16.00.
Për pasojë nuk do të marrin energji disa fshatra në Lezhë: Rrile, Gajushe, Tale, burgu i Shënkollit.
