Riparohet defekti, OSHEE rikthen energjinë në Radhimë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë, OSHEE, njofton se defekti i shfaqur në mëngjes në n.stacionin e Radhimës është eliminuar.
Brigadat e avarisë kanë punuar intensivisht për të riparuar defektin në transformatorët e rrymës 10 kV.
Fideri u vu në punë në orën 12:35, dhe zonat e bregdetit morën energji.
