Remontet e OST, pa energji disa zona në Tiranë

Me kërkesë të OST, e cila do të kryejë punime sot në linjën 220 kV Tirana1-Vau i Dejës, OSHEE do të stakojë energjinë elektrike në disa zona në Tiranë gjatë intervalit kohor 08:00-14:00.

Pa energji elektrike do të jenë këto zona: Allias, Qesarat, Reparti 3700, Serat, Kombinati i Mishit, Rruga “Siri Kodra” dhe zona përreth n/stacionit Tirana1 220kv.