Remontet e planifikuara të OSHEE, 25-26 prill kufizime energjie në Tiranë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të remonteve të planifikuara në n/stacionin Tirana 1,  do të ketë kufizime të energjisë në disa zona nga ora 09:00-13:00, në datat 25-26 prill.

Në datën 25 prill, nga ora 09:00-13:00, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë: zona e Fushës së Aviacionit, zona rreth pallatit “Partizani”, hyrja e rrugës së Durrësit, pallatet “Hawai”, pallatet “Karavani”.

Në datën 26 prill, nga ora 09:00-13:00, do të mbeten pa energji zona rreth Pallatit të Kulturës, Ambulanca qendrore, Zona Laprakë, rr. “Pandi Dardha”, Rr. “Mati Logoreci”, rr. “Vangjel Note”, Spitali Ushtarak.