Remontet nga OST, stakime energjie në disa komuna në Fier
Nisur nga kërkesa e ardhur nga OST-ja në kuadrin e punimeve në fiderin Veria Fiderin Kallm dhe fiderin 6 dhe fiderin Suku, për efekte sigurie në punë, OSHEE do të bëjë stakime energjie në rrethin Fier nga data 11-13 maj.
Gjatë këtyre ditëve, nga ora 10.00 deri në orën 15.00 nuk do të furnizohen me energji elektrike disa komuna në qarkun e Fierit: komuna Mbrostar, Ura dhe fideri i Naftës.
