Nisur nga kërkesa e ardhur nga OST, në kuadrin e punimeve në n/stacionet Memaliaj , Tepelenë , Këlcyrë për efekte sigurie në punë, OSHEE do të bëjë stakime energjie në rrethin Përmet dhe Tepelenë.
Nga data 6 maj deri më 17 maj perkatësisht nga ora 07.00 deri në orën 16.00 nuk do të furnizohen me energji elektrike disa zona në rrethin Tepelenë Fshatrat Dragot ,Mezhgoran, Hormove, Uji Ftohtë , Lekel, Luzat, Becisht, Reparti Ushtarak, Memaliaj, fshatrat Runë, Mamaj, Veliqat, Zharë, Kallamb, Damës, zona Industriale.
Ndërsa në rrethin Përmet fshatrat Peshtan, Kodër, subjektet Ndërmarja e asfaltimit, Stabilimenti i ujit të Gazuar, Forcat Speciale, lokalet në Grykë të Këlcyrës.