Remontet nga OST, kufizim energjie në disa zona në Mat
Nisur nga kërkesa e ardhur nga OST, në kuadrin e punimeve ne nënstacionin Suc, për efekte sigurie në punë OSHEE do të bëjë stakime energjie në rrethin Mat, më datë 11 maj perkatësisht nga ora 09.00 deri në orën 12.00.
Gjatë këtij intervali kohe nuk do të furnizohen me energji elektrike disa zona në rrethin Mat: Bashkia Klos, komuna Kurdari, Lis, Gurre , Xiber.
Ndërsa nga ora 14.00 deri në orën 16.00 do të ketë kufizim të energjisë në komunën Fushë Bulqizë, Zerqan, Krastë, HEC-et: Martanesh, Peshk, Koka.
