Shlyerja e debive, OSHEE riaktivizon skemën lehtësuese deri më 15 korrik

fotoMinistri i Energjisë Elektrike Damian Gjiknuri dhe Administratori i OSHEE, z.Adrian Çela kanë bërë publike sot gjatë një konference për mediat vendimin e fundit të Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE, për riaktivizimin e skemës së shlyerjes me këste të debisë së energjisë dhe faljes me 80 përqind të kamatvonesave e cila nis zbatimin nga dita e sotme deri më 15 korrik.

 Gjeni më poshtë fjalën e sotme të Administratorit të OSHEE, z.Adrian Çela

 DEKLARATЁ PЁR SHTYP

Pёrshёndetje,

Nё vijim tё asaj çka deklaroi Ministri, dua tё theksoj se Operatori i Shpёrdarjes sё Energjisё Elektrike e konsideron vendimmarrjen e Kёshillit Mbikёqyrёs si rrugёn mё tё drejtё pёr tu ardhur nё ndihmё kёtyre familjeve qё vazhdojnё tё rezultojnё debitorё, pa lidhur aktmarrёveshje.

Qё prej 31 Marsit kur skadoi afati i skemёs lehtёsuese, kanё qenё tё shumta rastet kur abonentё familjarё janё paraqitur me kёrkesёn pёr tё firmosur aktmarrёveshjet por ka qenё e pamundur.

Shpreh bindjen se numri i atyre qytetarёve qё nuk duan dhe refuzojnё ta paguajnё energjinё elektrike ёshtё krejt minimal. Sakaq, duhet ta pranojmё se neglizhenca 20 vjeçare nё pagesёn e faturave tё energjisё ka krijuar borxhe qё pёr shumё abonentё familjarё janё tё konsiderueshme.

Siç premtuam muaj mё parё, objektivi ynё mbetet padyshim tё transformojmё krejtёsisht mёnyrёn se si kompania sillet me konsumatorёt. Veçanёrisht, ta bёjmё atё me fleksibёl, duke u ofruar shanset maksimale familjeve shqiptare pёr tu bёrё pjesё e ligjshmёrisё sё konsumit tё energjisё.

Nё kёtё linjё, riaktivizimi dy mujor i skemёs lehtёsuese tё shlyerjes sё borxheve tё prapambetura ёshtё pёrgjigja mё e drejtё qё OSHEE u jep 200 mijё abonentёve qё pёr arsyet e tyre objektive nuk kanё mundur tё pёrfitojnё deri nё 31 Mars. Vlera e debisё sё kёtyre kontratave arrin nё vlerёn 39 miliard lekё.

Skema lehtёsuese e riaktivizuar do tё funksionojё duke nisur nga dita e sotme deri nё datёn 15 Korrik 2015.

Duke e rikthyer pёrmbajtjen e skemёs nё vёmendjen e publikut sqaroj se:

Të gjithë konsumatorëve familjarë, të cilët rezultojnë debitorë për detyrimet e energjisë (principal dhe kamatë vonesë), u krijohet mundësia e ekzekutimit me këste të këtij detyrimi.

Nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes për pagesën me këste të detyrimeve, OSHEE nuk do të llogarisë më kamatë vonesa për periudhën kohore që parashikohet në marrëveshje për ekzekutimin e plotë të detyrimit.

Kompania do të përcaktojë si kusht në marrëveshje detyrimin e konsumatorëve familjarë, që brenda afateve kontraktore të shlyejnë faturën korrente të energjisë dhe një vlerë përkatëse që i korrespondon një pjese të detyrimit të prapambetur.

Vlera e këstit mujor për ekzekutimin e detyrimit të prapambetur, negociohet rast pas rasti nga shoqëria, por në çdo rast, nuk mund të jetë më e vogël se 2,500 lekë në muaj.

Përjashtimisht, për familjet e kategorizuara në sistemin e ndihmës ekonomike, vlera e këstit mujor për ekzekutimin e detyrimit të prapambetur, negociohet rast pas rasti nga shoqëria por në çdo rast, nuk mund të jetë më e vogël se 1,000 lekë në muaj.

Për konsumatorët familjarë, që kanë detyrime të prapambetura të energjisë elektrike, të cilët bien dakord të shlyejnë menjëherë të gjithë detyrimin e prapambetur (principal +kamatë vonesë), OSHEE do të aplikojë një zbritje të vlerës së detyrimit të kamatë vonesave në nivelin prej 80%. Ky kriter do të aplikohet edhe në rastet kur detyrimi i prapambetur përfaqësohet vetëm nga kamatëvonesa.

Kushtet e mësipërme nuk do të aplikohen nëse konsumatorët familjarë, nuk respektojnë detyrimet sipas marrëveshjes së nënshkruar me OSHEE. Në këtë rast, ndaj këtyre konsumatorëve do të aplikohen detyrimet e parashikuara në kontratën e furnizimit, përfshirë edhe përllogaritjen e kamatë vonesës.

Ju bёj thirrje secilёs prej kёtyre 200 mijё familjeve debitore qё tё mos humbasin kohё por tё shfrytёzojnё kёtё mundёsi shtesё. Tё gjitha pikat e Kujdesit ndaj Klientit do tё jenё tё hapura nga ora 8 e mёngjesit deri nё 8 tё mbrёmjes.

Gjithashtu, e pёrsёris se tё gjithё abonentёt tё cilёt kanё firmosur aktmarrёveshje duhet tё respektojnё nё mёnyrё rigoroze afatet e pagesave, pasi pёrndryshe, ky dokument bёhet i pavlefshёm dhe rikthehen penalitetet.

Shumё shpejt do tё kemi njё tjetёr komunikim, pёr tu njohur me rezultatet e muajit Prill, ecurinë e arkёtimeve dhe nivelin e humbjeve.

Faleminderit,