Remonti i OST në nst Mamurras, 3 tetor kufizime energjie në disa zona

Për shkak të punimeve të planifikuara të OST në nst Mamurras, në datën 3 tetor, do të stakohet transformatori I fuqisë 110/6kV, 20MVA.
Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 10:00-15:00.
Pa energji do të mbesin: Bashkia Mamurras ; Fushë Mamurrasi ; Bizneset në Autostradën Mamurras, Abulena, Karburantet Reçi, Eri, Lagjia Demokracia, ish-komuna Thumanë, Lagjia e Re, Zona Dukagjin, Zhej, Ujësjellësi Mamurras.