Remonti në kabina, zonat dhe oraret e kufizimeve në Tiranë në datat 30 prill, 2-4 maj

Për shkak të punimeve në 4 kabina, në vijim të investimit për rikonstruksion, do të stakohet energjia në datat, oraret dhe zonat si më poshtë:
30 prill, në intervalin 23:00 deri në 05:00, “Preng Doçi” pranë Nst Rajonal në rrugën “Siri Kodra”
2 maj ora 9:30-14:30 rrugët “Petro Marko”, pranë rrugës “Asim Vokshi” dhe “Ylbere Bylykbashi” pranë “Rruga e Kavajës”
3 maj, ora 09:30-14:30, rruga “Memo Meto” pranë rrugës “Ferit Xhajko”
4 maj, ora 09:30-14:30, rruga “Mine Peza” pjesërisht