Reshjet e borës, avari në n/stacionin e Krumës
Operatori i Shpërndarjes së energjisë njofton se si pasojë e motit shumë të keq me reshje bore ka ndodhur avari në L 30-59 Kalimash- Krumë, ku si rezultat i peshës së borës ka dalë jashtë pune.
Për pasojë kanë mbetur pa energji, bashkia Krumë; Komunat “Golaj”; “Fajze”; “Gjinaj”; “Bytyç” (pjesërisht)’’
Brigada e OSHEE po punon në terren për kontrollin e linjës.
