Rikonstruksioni i kabinave, 22 gusht kufizime energjie në disa zona në Tiranë

Njoftim për abonentët #Tiranë
Data 22 gusht – ora 09.00-15.00

Në kuader të planit te investimeve nga ana e Drejtorisë Rajonale Tiranë, më 22 gusht, ora 09.00-15.00, do të punohet në 8 kabina, për rrjedhojë do stakohet energjia elektrike pjesërisht në zonat rreth rrugëve:

”Ali Demi”, “Xhanfize Keko” pranë shkollës “Hasan Prishtina”, “Halim Xhelo”, “Rruga Skenderbej” pranë Bllokut te Ambasadave, “Jordan Misja”, “Siri Kodra”, “Reshit Petrela” pranë Dispancerisë, “Marie Logoreci”, “Sadik Petrela”, “Hysen Loci” dhe “Bajo Topulli”