Riparohen defektet në linjat 110-35 kV, normalizohet situata energjetike në vend
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, po vijon edhe gjatë ditës së hënë punën intensive për riparimin e defekteve të shkaktuara në rrjetin elektrik si pasojë e motit të keq në fundjavë në mbarë vendin.
Në 10 drejtoritë rajonale janë angazhuar 1650 punonjës të ndarë në 26 grupe dhe të mbikqyrur nga 26 inxhinierë për kushtet e sigurisë teknike në punë.
Sipas përditësimit të informacioneve nga terreni, deri në orën 14 të ditës së sotme, e hënë 23 nëntor, janë reduktuar të gjitha defektet në linjat e tensionit të lartë dhe të mesëm vijojnë të jenë me defekt, pjesa më e madhe mbulojnë me energji zonat rurale.
Aktualisht janë me defekt vetëm 16 fidera që furnizojnë me energji kryesisht zonat rurale.
Në zonat e Tiranës dhe Durrësit janë riparuar të gjitha defektet dhe nuk ka mungesë energjie.
Berat: Potom, Tomorricë, Qytet Berat.
Fier: Levan, Dermenas, Selenicë, Amonicë, Babice, Lagja 11 Janari Fier
Burrel: Gurrë e Madhe , Gurrë e Vogël, Cërrunjë ,
Shkodër: Koman, Kacinar, Kallmë, Midë.
Drejtoria Rajonale Korce: Voskopoje , Vithkuq , Velcan, Trebinje.
Drejtoria Rajonale Elbasan:Polis, Gostime.
Drejtoria Rajonale Kukes: Kalimash