Situata energjetike, ulet numri i linjave me defekt, problem zonat rurale

8

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, po vijon edhe gjatë ditës së hënë punën intensive për riparimin e defekteve të shkaktuara në rrjetin elektrik si pasojë e motit të keq në fundjavë në mbarë vendin.

Në 10 drejtoritë rajonale janë angazhuar 1650 punonjës të ndarë në 26 grupe dhe të mbikqyrur nga 26 inxhinierë për kushtet e sigurisë teknike në punë.

Në orën 12 grupet e punës së OSHEE kanë eliminuar defektet në pjesën më të madhe të linjave të tensionit të lartë e të mesëm.

37 fidra në tensionin e lartë dhe të mesëm vijojnë të jenë me defekt, pjesa më e madhe mbulojnë me energji zonat rurale..

Eshtë riparuar defekti në linjën 35 kV Shijak – Ndroq, në n/stacionin Rrëshen dhe n/stacionin Rrëshen 4 ndërsa në linjat 35 kV defektet janë si më poshtë:

Zonat pa energji janë:

Tiranë: Zall Bastar, Sauk, Shëngjergj, Shupal, Ibë

Durrës: Shkozet, Xhafzotaj, Manzë, Rashbull, Gjiri i Lalëzit, Kanaparaj.

Berat: Potom, Tomorricë, Qytet Berat.

Fier: Levan, Xhuherinë, Dermenas, Mifol, Selenicë, Seman.

Burrel: Gurrëz, Macukull, Sllovë, Cerrunjë, Reps, Blicë, Bushkash

Shkodër: Koman, Kacinar, Kallmet.

Korcë: Voskopojë, Vithkuq, Miras

Elbasan: Bradashesh, Gracë, Funar.

Kukes: Mamëz , Geghysë , Rragam