Aktet ligjore dhe nënligjore për vitin 2015

Aktet ligjore dhe nënligjore kryesore për vitin 2015, që kanë lidhje me sektorin e energjise:

 

–     Ligji Nr.43/2015, datë 30.04.2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”;

–     Ligji Nr. 170/2014, që ka ratifikuar Marrëveshjen e Huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për Rimëkëmbjen e Sektorit të Energjisë Elektrike;

–     Vendimi Nr.171, datë 25.02.2015, “Për miratimin e Planit të Rimëkëmbjes Financiare të Sektorit të Energjisë Elektrike”;

–     Vendim nr. 125, datë 11.2.2015 “Për miratimin e metodologjisë së përcaktimit të tarifave fikse të energjisë, për vitin 2015, që do t’u paguhen prodhuesve të energjisë elektrike nga hidrocentralet”.

–     Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.718, datë 30.10.2014, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 1086, datë 14.12.2013, “Për krijimin e Task- Forcës për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe uljes të humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike”, i ndryshuar;

–     Vendimi Nr. 198, datë 03.04.2014, “Për përcaktimin e shumave të shuarjes me kompensim të detyrimeve ndërmjet institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore që financohen nga buxheti, KESH Sh.A, ÇEZ Shpërndarje Sh.A dhe Ministrisë së Financave”;

–     Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 482, datë 05.06.2015, “Për fillimin e procedurave për kalimin dhe shuarjen me kompensim të detyrimeve, ndërmjet KESH, sha-së, OSHEE, sha-së dhe disa banorëve të përmbytur në zonën e Shkodrës, të përcaktuar në Vendimin nr.842, datë 6.12.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerës së kompensimit të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore e në biznese nga reshjet e shiut dhe përmbytjet në qarkun Shkodër”;

–     Ligj Nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”;

–     VKM Nr. 434, datë 20.05.2015, “Për përcaktimin e normativave për firot, humbjet, dëmtimet dhe skarcot gjatë prodhimit, magazinimit, transportimit, etj, të njohura për qëllime fiskale”;

–     VKM Nr. 81, datë 28.1.2015 “Për një ndryshim në vendimin Nr. 241, datë 31.3.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për kryerjen, nga “Posta Shqiptare” sha, të shërbimeve postare, financiare dhe shërbimeve të tjera, që janë në përputhje me veprimtarinë e kësaj poste, për institucionet e qeverisjes qendrore e vendore, institucionet e tjera publike si dhe shoqëritë tregtare me kapital shtetëror”;

–     VKM  Nr. 387, date 06.05.2015 “Për rregullat për kontrollin e asgjësimit të PCB-ve/, çndotjen apo asgjësimin e pajisjeve që përmbajnë PCB-ve dhe/ose asgjësimin e mbetjeve të PCB-ve”.