Roli social i OSHEE-së, prezantohet studimi “Gjakmarrja”

Gjatë dy viteve të fundit, në fokusin e përgjegjësive sociale të kompanisë OSHEE, ka qenë kategoria e familjeve që janë prekur nga fenomeni i gjakmarrjes, kryesisht fëmijët dhe gratë e këtyre familjeve. Kryesisht kontributi ka qenë disa aspekte:

Ndihma me pako ushqimore për disa familje të cilat qëndrojnë të ngujuara në pamundësi për të siguruar të ardhurat ekonomike.

Ndihma për fëmijët të moshës 5-12 vjec me veshje, mjete mësimore, dhurata të ndryshme.

Administratori i kompanisë OSHEE tha se punësimi i 5 grave kryefamiljare në Shkodër, është një nga projektet sociale që janë zbatuar në ndihmë të familjeve uke mundësuar disi rritjen e të ardhurave ekonomike.

“Mundësia për furnizmin pa ndërprerje me energji elektrike familjeve, të cilat e kanë të pamundur për pagesën e faturave të energjisë, duke shpresuar që në të ardhmen të zgjidhet me një klauzolë ligjore”, u shpreh Cela gjatë prezantimit të studimit për Gjakmarrjen.

Mbështetja financiare për realizimin e studimit mbi fëmijët dhe familjet që janë të prekura nga fenomeni i gjakmarrjes në 6 qarqe të Shqipërisë, Tiranë, Durrës, Kukës, Dibër, Shkodër, Lezhë.

Në përfundim të studimit do kemi një numër ekzakt të fëmijëve të cilët nuk frekuentojnë dot shkollën, të numrit të fëmijëve që nuk frekuentojnë rregullisht shkollën, numrin e familjeve totalisht të ngujuara dhe numrin e familjeve që janë në rrezik permanent nga ky fenomen.
gjakmarrja

Mbështetja e ardhshme e OSHEE

Duke parë rezultatet e studimit dhe nevojat që kanë këto familje, OSHEE do të vazhdojë mbështetjen sociale ndaj kësaj kategorie për periudhën 2018-2019.

Duke bashkëpunuar instancat shtetërore dhe disa biznese private mbështetja në projektin e ardhshëm do të konsistojë në disa pika:

Ngritja e një qendre funksionale dhe kompletimi i saj në qytetin e Shkodrës e cila do të shërbejë për fëmijët në nevojë, duke u ofruar ndihmë në mësime, kurse të ndryshme dhe psikologë.

Pagesa e rrogave për një vit për mësuesit, koordinatorët dhe psikologët që do të përfshihen në këtë projekt.

Sigurimi i 2000 mijë pakove ushqimore në bashkëpunim me bizneset private dhe Ministrine e Shendetsise.

Trajtimi mjekësor dhe psikologjik pranë banesave për ata persona për të cilët është e pamundur dalja nga shtëpia.

Duke parë rezultatet e studimit ka qenë shumë e nevojshme që disa prej grave dhe fëmijëve tu ofrohej një trajtim dhe mbështetje psikologjike më e specializuar.

Celja e kurseve profesonale për të rinjtë dhe gratë dhe mundësia e punësimit të këtyre personava e cila do sillte disi zbutjen e varfërisë.

Kurset do të zhvillohen në Shkodër, Kukës e Lezhë.
Realizimi i një kampi veror në 2018 në qytetin e Vlorës për 40 persona (fëmijë dhe mësuese)

Rrugëzgjidhjet, lufta ndaj fenomenit, emgrimi i familjeve

Emigrimi
Një pjesë e familjeve si rrugëzgjidhje për të shpëtuar nga ky fenomen kanë zgjedhur rrugën e emigrimit ku janë vendosur për të jetuar në vendet e Bashkimit Europian.

Por jo në pak raste kjo zgjidhje ka rezultuar jo e suksesshme pasi këto vitet e fundit disa vrasje për të zakoneve kanunore kanë ndodhur në Gjermani, Itali, Angli , Suedi duke sjellë një rrezik eksportimi të disa krimeve.

Forcimi i shtetit ligjor do sillte zbutjen e fenomenit.

Disa prej motiveve që kanë dalë nga studimi ka qenë mungesa e theksuar e zbatimit të ligjeve të shtetit në këto 27 vite.

Ndëshkimi ligjor me shumë pak vite burg dhe lirimi i i shpejtë i personave nga ana e gjykatave në lidhje me vrasjet e kryera si pasojë e këtj fenomeni, rrjedhimisht ka sjellë që konfliktet të acarohen më tepër dhe rritjen e ndjenjës për hakmarrje.

Konfliktet e pronësisë gjithashtu kanë qenë gjithashtu një burim i madh konfliktesh dhe vrasjesh zinxhir mes familjeve.

Zbatimi me rigorizitet i ligjeve për krimet e kryera nga ana e gjykatave dhe zgjidhja korrekte e cështjeve të pronave besoj se do ulte ndjeshëm dhe do conte në pajtimin e këtyre familjeve

Pajtimtarët

Roli i pajtimtarëve të gjaqeve vitet e fundit është zbehur shumë.

Me aq informacion që kam është se roli humanitar i tyre është zhvendosur drejt një biznesi të mirëfilltë ku në shumicën e rasteve pretedojnë shuma të medha erosh nga familjet për të ndihmuar në zgjidhjet përfundimtare të konflikteve.

Politikat arsimore sociale dhe mbështetja psikologjike

Arsimimi i duhur dhe një mbështetje psikologjike për fëmijët që jetojnë në këto familje automatikisht do kishim rritjen e një brezi i cili do ishte larg mentalitetit të dhunës së hakmarrjes.


Mjedisi

Koncerte muzikore, arti, muzik, teatro