Skema lehtësuese, OSHEE: Në një muaj, 2097 biznese firmosën aktmarrëveshje

knkOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) konstaton një numër në rritje të abonentëve jo familjar/biznes që po bëhen pjesë e skemave lehtësuese të shlyerjes së borxheve të prapambetura. Që prej Tetorit kur filloi zbatimi i skemës së re, janë 2097subjekte biznesi që kanë firmosur aktmarrëveshjet me kompaninë. Prej tyre, 1459 biznese kanë përfituar reduktimin e vlerës së kamatë vonesës në masën 50% duke paguar plotësisht detyrimin e mbetur.

Ndërkaq, abonentët familjarë vazhdojnë të shfrytëzojnë mundësinë e futjes në skema të shlyrjes me këste të borxheve të prapambetura. Në një muaj janë firmosur 8025 aktmarrëveshje prej abonentëve familjarë. 4849 prej tyre kanë mundur të përfitojnë uljen me 70% të vlerës së kamatë vonesës duke e shlyer plotësisht detyrimin ndaj OSHEE-së.

Me këtë rast, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i bën thirrje debitorëve familjarë dhe biznes, të shfrytëzojnë mundësinë e pagesës me këste dhe të uljes së kamatës nga 50 deri në 70%.