Situata e furnizimit me energji elektrike, dëmtohen disa linja të shpërndarjes
Moti i keq në të gjithë vendin, me reshje shiu, dëbore, si dhe me rrëshkitje dheu, ka dëmtuar linjat sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike.
OSHEE ka marrë masa organizative dhe teknike, duke vendosur në gatishmëri 1800 punonjës. Problem janë zonat e thella rurale malore, si dhe kushtet e vështira të punës gjatë natës, për shkak të motit të keq.
Si pasojë e reshjeve intensive të shiut, rreth orës 12.00 të mesditës pati problem në n.stacionin e Farkës I cili u përmbyt por falë punës intensive të grupeve të OSHEE, u bë emundur rikthimi në punë i këtij n.stacioni.
Reshjet e dendura të shiut kanë vënë në rrezik zonën e Bregut të Lumit e për pasojë për efekt sigurie janë stakuar fiderat 104/108/247/244/248.
Kjo ka sjellë mungesë energjie në zonën e Zall-Bastarit pjesërisht, një pjesë e Kamzës, Shën Mëria e gjitha pa drita, një pjesë e Ibës dhe e Farkës, Shupal dhe zona e Bregut të lumit e gjitha.
Brigadat e avarisë së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë sa më shpejt tek abonentët.
Me rëndësi është fakti, se nga informacionet e deritanishme, raportohet se fidrat që furnizojne spitalet dhe konsumatorë të rëndësisë të veçantë janë të gjithë në punë, perveç zonës së Rreshenit ku ka rreshtje te dheut ne shtyllen e L-30-41/1, F-5 në N/St Librazhd që furnizon Bashkinë dhe Prefekturën.
Linja 30-41/1 Rrubik –Rrëshen është stakuar për masë sigurie pasi shtylla ku është kjo linjë ka rrëshqitur, duke lënë pa tension N/St (Rrëshen, Kaçinar)
Zonat pa energji: Bashkia Rreshen, Komunat: Kthelle, Kaçinar, Kashnjet, Ungreje.
Gjithashtu, të gjithë hidrovorët janë në punë!
Në lidhje me situatën në tërësi, zonat më poshtë nuk kanë energji elektrike për shkak të defekteve nga mot i keq
Tirana
Ibë (pjesërisht), Kombinat, Mullet, Kodra Priftit (pjesërisht), Shupal (pjeserisht), Valias, Farkë, Gjikaj, Shënmeri
Kukës
Geghysen (pjesërisht) /Kukës; Pac /B.Curri, Nikoliq/Has, Mamëz,Suroi, Fajzë
Elbasan
Lunik (pjesërisht) dhe pjesërisht zonë e qytetit/Librazhd, Polis, Gracen
Shkodra
Iballë, Arrës Miliskaj, Velipojë, Hajmel, Shengjin, Qytet Lezhë, Zejmen.
Vlora
Amonic, Gorisht/ Vlorë, Rradhimë, Orikum
Berat
Divjakë/Lushnje
Durrës
Zona ish-Keneta, Durrës /Spitalla, Bisht Pallë, Rrogozhine/Gos
Burreli
Thuman, Fushë Gjorm, Shtufe, Simon, Qafë Zorres, Cerenet, Zejnisht.
Gjirokastra
Lazarat, Lunxheri
Grupet e punes janë në terren për eliminimin sa më të shpejtë të defekteve!