Stuhia rrëzon 2 shtylla, avari në linjën e Ksamilit
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike informon se si pasojë e stuhisë së mbrëmshme të erës, ka ndodhur një avari në linjën 20/10 kV Sarandë –Ksamil.
Avaria ka ndodhur për shkak të dëmtimit të 2 shtyllave (një 20 kV dhe një 10kV) ,si rezultat i erërave të forta gjatë natës.
Kjo ka sjellë mungesë të energjisë elektrike në komunën Ksamil.