THIRRJE PËR REGJISTRIM NË PROCEDURAT E SHITJES SË TEPRICAVE TË ENERGJISË ELEKTRIKE NË TREG TË PARREGULLUAR NGA FURNIZUESI I TREGUT TË LIRË SH.A.

Shoqëria Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A./OSHEE Group (në vijim FTL SH.A), regjistruar në 30.03.2018 në Rregjistrin Tregtar të mbajtur pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me NUIS L81530029T, është krijuar nga Asamblea e Përgjithshme “OSHEE” SH.A. në zbatim të Urdhërit Nr. 157, datë 12.02.2018 të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë “Mbi krijimin e tri shoqërive të kontrolluara nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike SH.A”.

“FTL” SH.A. është licencuar nga Enti Rregullator i Energjisë në aktivitetin e tregtimit dhe furnizimit të energjisë elektrike, respektivisht me Vendimin Nr. 198, date 03.09.2018 “Mbi licencimin e shoqërisë Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A. në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike” dhe Vendimin Nr. 199, datë 03.09.2018 “Mbi licencimin e shoqërisë Furnizuesi i Tregut të Lirë  SH.A. në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike”.

Në zbatim të ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 883, datë 27.12.2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 244, datë 30.03.2016 “Kushtet për vendosjen e detyrimit të shërbimit publik, që do të zbatohen ndaj të licencuarve në sektorin e energjisë elektrike, të cilët ushtrojnë aktivitetin e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike”, i ndryshuar, Vendimit të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Nr. 24, datë 10.02.2020 “Mbi procedurën e shitjes së tepricave të energjisë elektrike në treg të parregulluar nga Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A.”, shoqëria “FTL” SH.A. ju fton të merrni pjesë në procedurat e shitjes së tepricave të energjisë elektrike në treg të parregulluar.

Për regjistrimin si pjesëmarrës në procedurat e shitjes së tepricave të energjisë elektrike në treg të parregulluar nga “FTL” SH.A. duhet të plotësoni “Formularin e Regjistrimit”, si dhe të depozitoni në “FTL” SH.A dokumentacionin e nevojshëm ligjor-administrativ si më poshtë:

  1. dokumentacionin që vërteton regjistrimin e shoqërisë në regjistrat përkatës tregtar gjyqësor të shtetit përkatës në të cilin shoqëria është regjistruar;
  2. licencën për tregtimin/ furnizimin e energjisë elektrike të lëshuar nga autoritetet përgjegjëse;
  3. dokumentacionin e lëshuar nga institucionet kompetente të shtetit përkatës të cilët vërtetojnë se:
  4. subjekti i licencuar nuk është në proces likujdimi/falimentimi dhe kapitalet/asetet e tij nuk janë objekt i procedurave përmbarimore;
  5. subjekti i licencuar dhe administratori nuk janë dënuar nga gjykata dhe as nuk ndiqen penalisht për shkelje penale për çështje që lidhen me aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike apo vepra të tjera penale (pjesëmarrje në organizata kriminale, korrupsion, mashtrim, pastrim parash, falsifikim, shpërdorim detyre, vjedhje, pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës dhe veprat penale në fushën e falimentit);
  6. subjekti i licencuar ka përmbushur detyrimet për pagimin e tatimeve, taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqerore/ shëndetsore në perputhje me legjislacionin e shtetit përkatës;
  7. pasqyrat financiare të subjektit të licencuar të vitit të fundit janë të certifikuara sipas rregullave të shtetit përkatës ku shoqëria ushtron aktivitetin.

Pas regjistrimit në regjistrin e pjesëmarrësve “FTL” SH.A. do ju dërgojë ftesë/ofertë për pjesëmarrje në procedurat e shitjes së tepricave të energjisë elektrike në treg të parregulluar.

Vendimi-i-Bordit-të-ERE-Nr.-24-dt.-10.02.2020-dhe-Rregullat-e-Pergjithshme-te-organizimit-te-aktivitetit-tregtar