Back

Ulet numri i fidrave me defekt, OSHEE vijon punën për eliminimin e avarive

oshee

 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, po vijon edhe gjatë ditës së hënë punën intensive për riparimin e defekteve të shkaktuara në rrjetin elektrik si pasojë e motit të keq në fundjavë në mbarë vendin.

Në 10 drejtoritë rajonale janë angazhuar 1650 punonjës të ndarë në 26 grupe dhe të mbikqyrur nga 26 inxhinierë për kushtet e sigurisë teknike në punë.

Sipas përditësimit të informacioneve nga terreni, mëgjesin e sotëm, e hënë 23 nëntor, rreth 34 fidra në tensionin e lartë dhe të mesëm vijojnë të jenë me defekt, pjesa më e madhe mbulojnë me energji zonat rurale.

Në linjat 35 kV defektet janë si më poshtë:

  1. Vijon të jetë me defekt linja 35 kV Shijak – Ndroq.
  2. Ka dëmtim të shkarkuesave 35 kV në n/stacionin Rrëshen dhe n/stacionin Koman.
  3. Vijon të jetë me defekt linja Radhimë – Orikum.
  4. Një fidër i dëmtuar në n.stacionin Elbasan 4.

Në linjat e tensionit të ulët 20 kV,10 kV, 6 kV n/stacionet pa energji janë:

Tiranë: Zall Bastar, Sauk, Shëngjergj, Shupal

Durrës: Shkozet, Xhafzotaj, Manzë

Berat: Potom, Tomorricë

Fier: Levan, Xhuherinë, Dermenas, Mifol, Selenicë , Seman.

Burrel: Gurrëz, Macukull, Zenisht, Cërrunjë, Klos.

Shkodër: Koman, Kacinar, Kallmet.

Korcë: Velcan, Voskopojë, Vithkuq, Miras, Pojan

OSHEE ka marrë të gjitha masat për të mos pasur ndërprerje energjie në hidrovore.

Aktualisht të gjithë hidrovorët dhe spitalet janë në punë

Vazhdon puna nga brigadat e mirëmbajtjes për kthimin në gadishmeri ë nenstacionit Shkozet dhe zëvendesimin e transformatorit të dalë jashtë pune.