Vendosja e transformatorit në Ersekë, remonte në disa zona
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datën 10 dhjetor nga ora 09:00-17:00 do të kryhen punime për vendosjen e transformatorit në n/stacionin e Ersekës, i cili u dogj disa ditë më parë.
Gjatë këtij intervali kohe, do të ketë kufizim të energjisë në këto zona: Qendër, Mollas, Novoselë, Barmash, Clirim, Vithkuq, Hec Trecka, n/prefektura, Bashkia Ersekë, Gjimnazi,Policia, Ujësjellësi, Spitali, Poliklinika, Bashkia Leskovik, Antenat Telecom Ersekë.