Bizneset e bregdetit, mbajnë në pronesi kabinat elektrike por nuk investojnë në to
Prej disa javësh OSHEE po kryen investime në rrjetin shpërndarës të energjisë në zonën bregdetare të Jugut për të garantuar një sezon turistik sa më të mirë përsa i takon furnizimit me energji elektrike.
Por pakkush e di se përqindjen më të madhe të aseteve në rrjetin energjetik (kabina elektrike), e zë konsumatori privat, me gati rreth 53 përqind.
Për këtë arsye, për të pasur një furnizim sa më të mirë me energji, nevojiten investime jo vetëm nga ana e kompanisë OSHEE por dhe nga bizneset turistike
Në bazë të rregullores së ERE, bizneset private janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e tyre dhe ky është një proces i detyrueshëm si ligjërisht por edhe teknikisht ne përputhje me kartat teknologjike si për OSHEE ashtu edhe për përdoruesin privat( nga Pika e lidhjes ne rrjetin e deri ne objektin e tyre ).
Sic shihet nga fotot e kabinave elektrike që i përkasin bizneseve turistike në zonën e Dhërmiut dhe Himarës, mundësia e dëmtimit të rrjetit të OSHEE nga këto kategori konsumatorësh është e madhe.
Megjithëse nga ana e OSHEE, këto operatorë turistikë janë njoftuar 3 muaj më parë për të marrë masa për mirëmbajtjen e një pjese dërrmuese të këtyre kabinave, fotot flasin vetë, pasi gjendja e tyre nuk ka ndryshuar aspak.
Nëse nuk do të ndërhyhet, OSHEE do të procedojë me ndërprerje për të mbrojtur jetën e personeli të OSHEE dhe të komunitetit përreth qofshin ata përdorues ose jo.




