Në kushtet e punimeve të nevojshme në një nga fiderat e NST Drenovë, në datën 15 shtator gjatë intervalit kohor 10:00-15:00 do të ketë stakim të energjisë elektrike.
Pa energji do të mbeten këto zona në Mallakastër:
Pjesërisht: Naftë, fshati Roms.
Në kushtet e punimeve të nevojshme në një nga fiderat e NST Drenovë, në datën 15 shtator gjatë intervalit kohor 10:00-15:00 do të ketë stakim të energjisë elektrike.
Pa energji do të mbeten këto zona në Mallakastër:
Pjesërisht: Naftë, fshati Roms.
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 15 shtator gjatë intervalit kohor 06:00-07:00 do të kryhen punime në linjën 35kV Korçë-Vranisht-Bilisht.
Pa energji do të mbeten këto zona në Korçë:
Pjesërisht: Komuna Qendër, Bitincke, Miras, Kapshticë, Dogana, Bashkia Bilisht, Spitali, Xhamia, Liqenas, Proger, Pojan, Hoçisht, Vranisht, Stropan, Baban, Vishocice, Zemblak si dhe disa subjekte private.
Me kërkesë të OST në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit do të kryhen punime në zbarrat 110kV të NST Metalurgji 2, në datë 14 shtator gjatë intervalit kohor 08:00-12:00 do të stakohet energjia elektrike.
Pa energji do të mbeten këto zona në Elbasan:
Pjesërisht: Disa subjekte private pranë zones Kombinat Metalurgjik.
Në vijim të investimeve për mirëmbajtjen e rrjetit, në javën 15-19 shtator do të kryhen remonte të planifikuara në rrjetin e tensionit të TM/TU që përfshijnë kabina në disa rajone të OSSH, në vend.
Më poshtë, oraret e kufizimit të energjisë dhe zonat e prekura nga plani i remonteve.
Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A., një shoqëri aksionare publike e licensuar nga Enti Rregullator i Energjisë për tregtimin dhe furnizimin me energji elektrike, njofton se planifikon të blejë energji elektrike për furnizimin e klientëve të saj në treg të lirë për periudhën 01-30 Shtator 2026
Energjia do të sigurohet kryesisht gjatë orëve të pikut solar përmes Tregut të Ditës së Avancë – ALPEX SH.A., sipas kalendarit të mëposhtëm:
Blerje Energji Elektrike – Java e 36
-Periudha e livrimit: 01/09/2026
-Kapaciteti: 720 MWh
-Periudha e livrimit: 02/09/2026
-Kapaciteti: 712 MWh
-Periudha e livrimit: 03/09/2026
-Kapaciteti: 864 MWh
-Periudha e livrimit: 04/09/2026
-Kapaciteti: 672 MWh
-Periudha e livrimit: 05/09/2026
-Kapaciteti: 576 MWh
-Periudha e livrimit: 06/09/2026
-Kapaciteti: 480 MWh
Blerje Energji Elektrike – Java e 37
-Periudha e livrimit: 07/09/2026
-Kapaciteti: 736 MWh
-Periudha e livrimit: 08/09/2026
-Kapaciteti: 728 MWh
-Periudha e livrimit: 09/09/2026
-Kapaciteti: 704 MWh
-Periudha e livrimit: 10/09/2026
-Kapaciteti: 872 MWh
-Periudha e livrimit: 11/09/2026
-Kapaciteti: 680 MWh
-Periudha e livrimit: 12/09/2026
-Kapaciteti: 586 MWh
-Periudha e livrimit: 13/09/2026
-Kapaciteti: 496 MWh
Blerje Energji Elektrike – Java e 38
-Periudha e livrimit: 14/09/2026
-Kapaciteti: 744 MWh
-Periudha e livrimit: 15/09/2026
-Kapaciteti: 760 MWh
-Periudha e livrimit: 16/09/2026
-Kapaciteti: 696 MWh
– Periudha e livrimit: 17/09/2026
-Kapaciteti: 816 MWh
-Periudha e livrimit: 18/09/2026
-Kapaciteti: 656 MWh
-Periudha e livrimit: 19/09/2026
-Kapaciteti: 560 MWh
-Periudha e livrimit: 20/09/2026
-Kapaciteti: 504 MWh
Blerje Energji Elektrike – Java e 39
-Periudha e livrimit: 21/09/2026
-Kapaciteti: 784 MWh
-Periudha e livrimit: 22/09/2026
-Kapaciteti: 680 MWh
-Periudha e livrimit: 23/09/2026
-Kapaciteti: 672 MWh
-Periudha e livrimit: 24/09/2026
-Kapaciteti: 848 MWh
-Periudha e livrimit: 25/09/2026
-Kapaciteti: 712 MWh
-Periudha e livrimit: 26/09/2026
-Kapaciteti: 680 MWh
-Periudha e livrimit: 27/09/2026
-Kapaciteti: 416 MWh
Blerje Energji Elektrike – Java e 40
-Periudha e livrimit: 28/09/2026
-Kapaciteti: 728 MWh
-Periudha e livrimit: 29/09/2026
-Kapaciteti: 792 MWh
-Periudha e livrimit: 30/09/2026
-Kapaciteti: 680 MWh
Energjia e rinovueshme dhe teknologjitë e mençura mblodhën në Tiranë studiues, inxhinierë dhe profesionistë të sektorit energjetik, në konferencën e 3-të me këtë temë e zhvilluar më 2–4 shtator.
Konferenca synoi të nxisë shkëmbimin e njohurive dhe eksperiencave mes aktorëve të ndryshëm të sektorit, duke promovuar zgjidhje energjetike të qëndrueshme dhe një tranzicion të drejtë, të barabartë dhe në dobi të gjithë shoqërisë.
Në qendër të diskutimeve ishin burimet e energjisë së rinovueshme, përfshirë energjinë diellore, të erës, hidrike, gjeotermale dhe biomasën, si dhe teknologjitë e mençura, ruajtja e energjisë, rrjetet inteligjente dhe eficienca energjetike.

OSHEE Group ishte pjesë e këtij aktiviteti përmes disa paneleve të diskutimit, ku u shkëmbyen ide dhe u diskutua mbi të ardhmen e sistemit energjetik, me fokus të veçantë tek modernizimi i infrastrukturës, digjitalizimi i rrjetit, matësit smart, automatizimi, përdorimi i të dhënave dhe teknologjive të reja, si dhe përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve ndaj klientëve.

Në këtë aktivitet mbajti fjalën dhe administratori i OSHEE Group, Mentor Hima, i cili prezantoi vizionin e kompanisë për modernizimin e rrjetit elektrik dhe zhvillimin e një sistemi energjetik më inteligjent, të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt së ardhmes.
Në fjalën e tij, Hima theksoi rëndësinë e transformimit të rrjetit përmes integrimit të teknologjive të reja.
“Rrjeti i së ardhmes nuk mund të jetë vetëm më i madh dhe i qëndrueshëm; ai duhet të jetë më inteligjent.
Në këtë drejtim, modernizimi i infrastrukturës duhet të ecë paralelisht me digjitalizimin, matësat inteligjentë, automatizimin dhe inteligjencën artificiale, duke kaluar nga një rrjet që reagon ndaj problemeve, drejt një rrjeti që i parashikon ato”, tha administratori i OSHEE Group.
Zhvillimi teknologjik po ndryshon edhe rolin e klientit në sistemin energjetik. Nga një konsumator tradicional, klienti po shndërrohet gradualisht në një pjesëmarrës aktiv, në një treg gjithnjë e më të hapur, fleksibël dhe të integruar me tregun europian të energjisë.
Për kompaninë OSHEE, klienti nuk është më vetëm konsumator, por po bëhet pjesëmarrës aktiv në sistemin energjetik, në një treg gjithnjë e më të hapur, fleksibël dhe të integruar me tregun europian.
Ligji i ri ‘Për energjinë’ e çon një hap përpara rolin e klientit në raport me shërbimet dhe sjelljen e tij në tregun e liberalizuar të energjisë.
Një vëmendje e veçantë gjatë konferencës iu kushtua bashkëpunimit mes universiteteve, industrisë dhe operatorëve të energjisë, si një element i rëndësishëm për shndërrimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit në zgjidhje konkrete për sektorin energjetik.
“Për OSHEE, është e rëndësishme marrëdhënia dhe ndërveprimi midis universiteteve, industrisë dhe operatorëve të energjisë, publikë apo privatë. Kërkimi dhe inovacioni marrin vlerë të plotë kur shndërrohen në projekte dhe zgjidhje konkrete”, tha më tej Hima.
Në vijim, administratori i OSHEE Group nënvizoi edhe rëndësinë e burimeve njerëzore në procesin e transformimit teknologjik të sektorit energjetik.
Sipas tij, teknologjia do të formësojë rrjetin e së ardhmes, por janë njerëzit që do ta jetësojnë dhe operojnë atë.
OSHEE Group vijon të investojë në infrastrukturë, teknologji, burime njerëzore dhe partneritete, me synimin për të ndërtuar një sistem energjetik më modern, më të besueshëm dhe të orientuar drejt nevojave të klientëve dhe integrimit europian.

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit dhe përmirësimit të furnizimit me energji elektrike, do të kryhen punime për ndërrimin e pajisjeve komutuese në një nga fiderat e NST Rajonal, në datë 09 shtator gjatë intervalit kohor 10:30-14:00 do të stakohet energjia elektrike.
Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:
Pjesërisht: Paskuqan si dhe rruga: “Lidhja e Prizrenit”.
Në vijim të investimeve në rrjetin e shpërndarjes, për javën 09-11 shtator, do të kryhen remonte të planifikuara në disa nënstacione në rajonet e Tensionit të Lartë Juglindje dhe Veri.
Më poshtë, oraret e kufizimit dhe zonat e prekura nga remontet e planifikuara
Në vijim të investimeve për mirëmbajtjen e rrjetit, në javën 8-12 shtator do të kryhen remonte të planifikuara në rrjetin e tensionit të TM/TU që përfshijnë kabina në disa rajone të OSSH, në vend.
Më poshtë, oraret e kufizimit të energjisë dhe zonat e prekura nga plani i remonteve.
OSHEE Group vijon të mbështesë klientët përmes skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike.
Deri më tani janë lidhur 4,095 aktmarrëveshje me Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU), nga këto 2,818 klientë familjarë dhe jofamiljarë, ose 68.8% përfshirë bizneset dhe institucionet buxhetore dhe jobuxhetore, kanë shlyer të gjithë detyrimin me një këst të vetëm, duke përfituar reduktim të kamatëvonesës sipas kategorisë përkatëse.
Sa i takon kategorive përfituese të AKM-ve, deri më tani, janë lidhur rreth 2,893 aktmarrëveshje me FSHU për kategorinë familjar, nga të cilët 965 kanë zgjedhur ta shlyejnë detyrimin përmes pagesave me këste, ndërsa 1928 klientë i kanë shlyer faturat e prapambetura ndaj OSHEE-së me një këst të vetëm, duke përfituar reduktim të kamatëvonesës në masën 70%.
Ndërsa 1,202 kontrata të aktmarrëveshjeve janë firmosur nga kategoritë jofamiljarë-privatë ku përfshihen klientët buxhetorë dhe jobuxhetorë, bizneset e vogla dhe të mëdha.
Skema e pagesës me këste të detyrimeve ndaj OSHEE-së të krijuara deri më 31 dhjetor 2024, përfshin të gjitha kategoritë e klientëve të FSHU-së, duke pasur në vëmendje të veçantë kategoritë në nevojë.
Këtyre kategorive u jepet mundësia të lidhin aktmarrëveshje edhe për detyrimet e krijuara gjatë vitit 2025.
Kush janë përfituesit e aktmarrëveshjeve?
Në kuadër të skemës përfshihen klientët familjarë me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë. Këta klientë mund t’i shlyejnë detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2025, duke nisur nga një këst minimal prej 1200 lekësh në muaj, me kusht që të mos kenë detyrime të reja të pashlyera për vitin 2026.
Për të ruajtur një standard të përballueshëm për klientët, por edhe të drejtë në raport me detyrimin, numri maksimal i kësteve nuk do të jetë më shumë se 240 këste.
Në çdo rast, klienti ka të drejtë të zgjedhë një këst me vlerë më të lartë se vlera minimale e përcaktuar, duke respektuar kushtin që shlyerja të kryhet brenda një periudhe prej jo më shumë se 240 këstesh.
Skema për klientët buxhetorë dhe jobuxhetorë
Për kategoritë buxhetore dhe jobuxhetore, skema e aktmarrëveshjeve parashikon përfshirjen e të gjithë detyrimit në marrëveshje, ndërsa numri i kësteve përcaktohet në varësi të vlerës së debisë për faturat e prapambetura deri më 31 dhjetor 2024.
Edhe për këto kategori, kusht është që klientët të mos kenë krijuar debi të reja për periudhën 2025–2026.
Numri i kësteve përcaktohet sipas vlerës së detyrimit:
24 këste për detyrime nga 100,000 deri në 500,000 lekë;
48 këste për detyrime nga 500,001 deri në 1,000,000 lekë;
60 këste për detyrime nga 1,000,001 deri në 5,000,000 lekë;
84 këste për detyrime nga 5,000,001 deri në 10,000,000 lekë;
120 këste për detyrime mbi 10,000,000 lekë.
Skema “speciale
OSHEE Group ka miratuar gjithashtu një skemë të veçantë për faturat korrektive, faturat përmbledhëse dhe sistemuese, si dhe për rastet që lidhen me demontimin apo testimin e matësit dhe energjinë e akumuluar në matës.
Këto detyrime mund të likuidohen me deri në 24 këste.
Në rast se debia e akumuluar paguhet me një këst të vetëm, klienti përfiton edhe ulje të kamatëvonesës, sipas kushteve të përcaktuara në skemën lehtësuese.
Reduktimi i kamatëvonesave
Klientët familjarë përfitojnë reduktim në masën 70% të kamatëvonesës;
Klientët jofamiljarë, buxhetorë dhe jobuxhetorë, përfitojnë reduktim në masën 50%;
Biznesi i vogël përfiton falje të plotë, 100%, të kamatëvonesës, nëse likuidon të gjithë detyrimin menjëherë.
Këto reduktime synojnë t’u japin klientëve një mundësi më të lehtë për të mbyllur detyrimet e prapambetura, duke ulur ndjeshëm shumën që duhet të paguajnë në rastin e shlyerjes së menjëhershme.
Për më shumë informacion drejtohuni në pikat e Kujdesit të Klientit ose telefononi në shërbimin Call Center 042274141