
Në 10 muaj u nënshkruan 5762 aktmarrëveshje me OSHEE, 67% e bizneseve përfituan 100% reduktim kamate

Skemat lehtësuese të aktmarrëveshjeve me OSHEE vijojnë të jenë në zbatim këtë vit, duke i ardhur në ndihmë klientëve tanë të shlyejnë me këste faturat e papaguara deri në 31 dhjetor 2024.
Gjatë 10-mujorit të këtij viti, 5762 kontrata AKM u firmosën me Furnizuesin e Shërbimit Universal, FSHU, prej të cilave, rreth 4450 AKM u nënshkruan nga klientët familjarë.
Në skemat e AKM u përfshinë dhe klientët privatë, ku deri në fund të muajit tetor, rreth 789 biznese nënshkruan kontrata me FSHU-në.
Në total, rreth 67% e bizneseve që kanë lidhur aktmarrëveshje me OSHEE Group për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, kanë zgjedhur t’i likuidojnë ato me një pagesë të vetme, duke përfituar faljen e plotë të kamatëvonesave.
Të dhënat tregojnë gjithashtu një rritje me 20% të klientëve privatë që kanë zgjedhur pagesën me këste, në raport me numrin e aktmarrëveshjeve të lidhura mes bizneseve dhe Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) deri në gusht të këtij viti.
Një nga faktorët që ka ndikuar në këtë ecuri është lehtësimi i aksesit të abonentëve në platformat tona digjitale aplikacioni OSHEE Mobile dhe faqes zyrtare www.oshee.al.
Përmes shërbimeve digjitale, klientët mund të njihen me gjendjen e llogarisë dhe detyrimet e papaguara pa qenë e nevojshme të paraqiten fizikisht pranë sporteleve të kompanisë



