Back
29 Mars

Takim me biznesin, ministrja Balluku dhe administratori Karakaçi: Tarifat për furrat e bukës mbeten të pandryshuara, 7.6 lek/kWh

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku, së bashku me administratorin e OSHEE Group, z.Enea Karakaçi përcollën sërish mesazhin se tarifat e energjisë elektrike për prodhuesit e bukës do të mbeten të pandryshuara, pra 7.6 lekë për kilovat, duke mos cënuar çmimin e një produkti shumë të pranishëm në tryezat tona.

Drejtuesit e minisrtisë dhe të OSHEE zgjodhën qytetin e Lushnjës për të vizituar nga afër një subjekt privat “furrë buke” që operonte në treg me tarifë 7.6 lekë, të shoqëruar nga kryetarja e bashkisë dhe përfaqësues të Shoqatës së Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave.

“Vendosëm të merrnim disa masa, duke ju ruajtur çmimin 7.6 lek për kilovator, aq sa e keni patur, pra nuk ju është rritur, por i kemi kategorizuar sipas tipologjisë së shërbimit” tha Balluku gjatë bisedës me pronarin e furrës së bukës.

Sipas dakortësisë me shoqatën, tarifat për konsumin e energjisë elektrike janë propozuar të ndara në tre kategori:

·      Furrë buke 7.6 lek/kWh

·      Furrë buke – pastiçeri 9.5 lek/kWh

·      Furrë buke – pasticeri – bar kafe 12 lek/kWh

“Edhe furrat e bukës që janë kthyer në pastiçeri, kanë pësuar ulje të çmimit të energjisë elektrike, pasi faturoheshin me 14 lek, ndërsa ne propozojmë të faturohen me 9.5 lek”, tha ministrja Balluku.

Në vend operojnë rreth 2600 furra të cilat ndikohen nga kjo skemë e re, ndaj vendimi përcakton qartë përfituesit e subvencionit të çmimit 7.6 lek, duke vendosur konkurrencë të drejtë në treg, në raport me subjektet e tjera, të cilat kanë integruar brenda furrave të bukës dhe shërbimin pastiçeri apo dhe bar-kafe.

Administratori i OSHEE Group Enea Karakaçi, nënvizoi se menjëherë pas takimit me shoqatat e prodhuesve të bukës, OSHEE ka dorëzuar pranë ERE aplikimin për sistemin e ri të faturimit të energjisë elektrike dhe pritet së shpejti të merret vendimi.

Përfaqësuesi i shoqatës së prodhimit të bukës, pastiçerive dhe brumërave, z.Gëzim Peshkopia, u shpreh falenderues për mbështetjen e dhënë nga qeveria ndaj këtyre subjekteve dhe për marrjen në konsideratë pas shumë vitesh të shqetësimeve të ngritura nga ana e tyre.

28 Mars

Lidhet kontrata për ndërtimin e Nënstacionit të ri 110/20kV në Kamëz

OSHEE Group njofton rreth një zhvillimi pozitiv për banorët e Kamzës dhe zonave përreth pasi shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e nënstacionit të ri 110/20kV dhe rrjetit shpërndarës, duke zëvendësuar kështu nënstacionin e 40-vjeçar të Valiasit.

Pas firmosjes së kontratës me firmën fituese, administratori i OSHEE Group, Enea Karakaçi shprehu konsideratën për rëndësinë e projektit që rrit sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike për banorët dhe subjekteve private të shumta, që ushtrojnë aktivitet në aksin Kamëz – Vorë, të qarkut Tiranë.

Kontrata e firmosur sot në ambientet e zyrave qëndrore të OSHEE, në prezencë të palës gjermane, financuese e projektit, është e pjesë e Lot-it 2 të marrëveshjes me kfW dhe ka si objekt “ndërtimi i një nënstacioni të gjelbër 110/20 kV në Kamëz, në periferi të Tiranës, si dhe rehabilitimi, modernizimi dhe rritja e kapacitetit të transmetimit të kabinave të shpërndarjes qe rrjedhin prej këtij nënstacioni”.

Kohëzgjatja e punimeve me vlerë rreth 13 milionë euro është dy vjet dhe parashikon transformimin e gjithë rrjetit elektrik të Kamzës, zonë e cila, vitet e fundit ka patur zhvillim urban dhe ekonomik.

Marrëveshja me KfW

Në kuadër të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të ofruara nga OSHEE Group, rritjes së efiçencës dhe konsolidimit të sektorit të energjisë, qeveria shqiptare, nëpërmjet bashkëpunimit financiar me qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë, arriti të sigurojë një kredi nga banka KfW për zhvillimin e projektit “Programi i Investimeve Shpërndarja e Energjisë Elektrike I”, i cili përfshin zgjerimin dhe përmirësimin e sistemit elektrik në qarqet Tiranë dhe Durrës në Shqipëri.

“Programi i Investimeve për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike I” është financuar nga Marrëveshja e Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë (përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë), OSHEE sh.a. dhe KfW-së, miratuar me ligjin Nr. 41/2019 datë 20.06.2019 në vlerën 30.000.000 Euro dhe Marrëveshja e Grantit “Masat Shoqëruese”, miratuar me VKM Nr. 311 datë 15.05.2019 në vlerën 2.000.000 Euro.

Ky Projekt mbështet Shqipërinë në përpjekjet e saj për të përmbushur Objektivin 7 të Zhvillimit të Qëndrueshëm “Energji e përballueshme dhe e pastër”. Për më tepër, projekti synon të forcojë rrjetin e shpërndarjes, i cili aktualisht vuan nga mbingarkesa në qendrat me kërkesë të lartë, si në Tiranë dhe Durrës dhe të krijojë një rrjet që lejon flukset e energjisë elektrike me dy drejtime për të akomoduar konsumatorët e energjisë së rinovueshme në mënyrë që energjia të mund të jetë në mënyrë efektive drejtuar qendrave kryesore të kërkesës.

Projekti do të zbatohet në qarqet Tiranë dhe Durrës në kuadër të korridorit Tiranë-Durrës, ku bashkohen dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë në një zonë metropolitan, zonë e banuar nga më shumë se dy të tretat e popullsisë.

25 Mars

OSHEE vijon investimet në teknologjinë inovative: 1622 matësa inteligjentë për një faturim korrekt  

Grupi OSHEE do të vijojë investimet në sistemet smart të matjes, përmes Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, shoqëri e cila ka lidhur së fundmi kontratën për instalimin e 1622 matësave inteligjentë në 4 rajone të vendit.

Prioritetet e matësave inteligjentë (sistemi smart i matjes së energjisë elektrike) janë të shumta për të dyja palët: OSHEE-Abonent.

Matësi inteligjent realizon faturim korrekt dhe cilësor të konsumit, si edhe ndjek në kohë reale fluksin e kilovatëve në rrjetin elektrik.

Konsumatorët mund të kontrollojnë në kohë reale ecurinë e konsumit dhe faturimin; po ashtu, problemet që mund të shfaqen nga ndonjë defekt identifikohen dhe marrin zgjidhje të shpejtë.

Matësat e rinj do të instalohen në kabinat elektrike dhe tek abonentët e rajoneve: Durrës, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

Matësat e parë u vendosën në zonën e Kasharit dhe Vorës, pjesë e rëndësishme e rajonit të Tiranës, ku janë përqendruar biznese të shumta.

Pas instalimit të 3500 matësave inteligjentë në këto dy zona, reduktim i nivelit të humbjeve rezultoi në 7.5%, duke i hapur rrugë zbatimit të planit strategjik për investime në sisteme të matjes përmes përdorimit të teknologjisë inovatore.

Paralelisht me nisjen e investimit të radhës, administratori i OSHEE Group, zoti Enea Karakaçi, i shoqëruar nga drejtuesit e OSSH-së dhe FSHU-së, zhvilloi së fundmi një vizitë pranë zyrave të EDF-së, në Francë, ku pikë e rëndësishme diskutimi ishte zhvillimi i projekteve në “smart grid”.

Arrihet dakordësia me furrat e bukës, OSHEE propozon 3 kategori tarifash sipas tipologjisë së aktivitetit
18 Mars

Arrihet dakordësia me furrat e bukës, OSHEE propozon 3 kategori tarifash sipas tipologjisë së aktivitetit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me OSHEE Group prezantuan sot zgjidhjen e arritur me Shoqatën e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave, në lidhje me tarifat e konsumit të energjisë elektrike, sipas tipologjisë së aktivitetit. 

Propozimi i OSHEE është përgatitur pas analizës së thelluar të tregut, ku operojnë rreth 2600 subjekte, në konsultim me përfaqësuesit e shoqatës, dhe parashikon:

  • 7.6 lekë për kilovat për subjekte që kanë vetëm furrë buke.
  • 9.5 lekë për kilovat për subjektet që kanë furrë buke, por që tregtojnë dhe produkte pastiçerie.
  • 12 lekë për kilovat për subjektet që kanë furrë buke, por funksionojnë edhe si bar/ kafe.

Subjektet e furrave të bukës, të cilat vitet e fundit kanë zgjeruar ndjeshëm aktivitetin e tyre, duke tregtuar edhe produkte të tjera, aktualisht tarifohen duke patur në ambientin e punës dy matësa: 7.6 lekë/kWh për furrat dhe 14 lekë lekë/kWh për pastiçeri dhe bar-kafe. 

Skema aktuale përmban artifica dhe terren për abuzim, ndërsa varianti i dakordësuar vendos barazi në treg dhe ndan qartë kategoritë e subjekteve “furra buke”, “furra buke – pastiçeri” dhe “furra buke – pastiçeri – bar kafe”. 

Prej 15 vitesh furrat e bukës tarifohen me çmim preferencial prej 7.6 lekë/kWh, por me kalimin e kohës tregu ka pësuar zhvillime dhe këto subjekte kanë integruar në aktivitetin e tyre edhe produkte të tjera. 

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku tha se në vend janë të paktën 2600 furra buke që kanë një konsum vjetor prej 66 milionë kilovatorë, me vlerë 500 milion lekë.

“Kjo e ka bërë qasjen, ndaj kësaj çështje të kujdesshme, për të trajtuar secilin prej tyre sipas kushteve ku ndodhet, për t’i vendosur këto subjekte në një raport të drejtë pagese”, tha ministrja Balluku. 

Administratori i OSHEE Group, z. Enea Karakaçi beson se propozimi i dakordësuar me shoqatën i jep zgjidhje përfundimtare problematikave të hasura në terren, jo vetëm për biznesin, por edhe për vet shoqërinë, ndërsa shtoi se, “zbatimi i paketës së re do të nisë pas miratimit nga Enti Rregullator i Energjisë”.

01 Mars

FTL ofron shërbimin e furnizimit për subjektet e lidhura në rrjetin shpërndarës 20kV

Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL) SH.A., pjesë e OSHEE Group SH.A. njofton se prej fillimit të këtij viti është duke furnizuar me energji elektrike klientët e lidhur në tensionin 20kV, sipas përcaktimeve ligjore në kuadër të liberalizimit të tregut.

Në zbatim të nenit 109 të Ligjit Nr.43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, i ndryshuar, dhe Urdhërit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Nr. 217, datë 29.12.2023, “Për miratimin e udhërrëfyesit për hapjen e tregut dhe derregullimin e çmimit të energjisë elektrike”, i ndryshuar, prej muajit janar 2024, subjektet e lidhura në tensionin 20kV nuk furnizohen më nga Furnizuesi i Shërbimit Universal Sh.A. (FSHU/FMF), por e sigurojnë vetë energjinë elektrike në tregun e lirë të liberalizuar.

Në këtë treg ofron shërbimin e furnizimit edhe FTL Sh.A., pjesë e grupit OSHEE, e cila prej tre vitesh ka lidhur kontratë dhe asiston subjektet e lidhura në tension 35kV. Tashmë kjo shoqëri me kapital 100% shtetëror po i jep mundësinë 2150 subjekteve të lidhura në tension 20kV të marin shërbim nga FTL-ja, me kontrata afatgjata (1-vjeçare) dhe me çmime konkuruese.

Më shume se 95% e subjekteve që operojnë në tregun e parregulluar të energjisë elektrike po furnizohen me energji elektrike dhe po faturohen nga FTL, kompania, e cila garanton cilësi shërbimi dhe tarifa me kosto më të lira. Me këtë rast, shoqëria njofton klientët e saj se pagesat e faturave mund të bëhen në çdo sportel banke në llogaritë e FTL-së dhe në sportelet e Kujdesit ndaj Klientit (kudo, në të gjithë vendin).

Të dhënat mbi llogaritë bankare i gjeni në linkun më poshtë:

Pagesat e Klientëve 20kV dhe 35kV

https://oshee.al/wp2014/oshee/wp-content/uploads/2023/12/Lista-e-subjekteve-20kV.xlsx

09 Shkurt

FTL publikon tarifat për klientët sipas tensionit, 18.34 lekë për 20kV dhe 15.90 lekë për 35kV

Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL) SH.A, pjesë e OSHEE Group SH.A. ka bërë publike tarifat e shitjes të miratuara nga Asambleja, në lidhje me klientët që furnizohen në tensionin 20-35kV.

Tarifat janë fikse dhe të vlefshme për një vit, aq sa është kohëzgjatja e kontratës së furnizimit me kategorinë e subjekteve jo-familjare, dhe konkretisht:

  • Për tensionin 20kV, tarifa e furnizimit është 18.34 lekë/kWh
  • Për tensionin 35kV, tarifa e furnizimit është 15.90 lekë/kWh

*Pa TVSH

Në zbatim të nenit 109 të Ligjit Nr.43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, i ndryshuar, dhe Urdhërit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Nr. 217, datë 29.12.2023, “Për miratimin e udhërrëfyesit për hapjen e tregut dhe derregullimin e çmimit të energjisë elektrike”, i ndryshuar, nga muaji janar 2024, subjektet e lidhura në tensionin 20kV nuk furnizohen më nga Furnizuesi i Shërbimit Universal SH.A (FMF), por duhet ta sigurojnë vetë energjinë elektrike në tregun e lirë, të liberalizuar.

Ky vendim vjen në kuadër të legjislacionit në fuqi dhe direktivës europiane “Për liberalizimin e tregut”, proces i nisur vite më parë.

Me këtë rast, OSHEE Group SH.A. ka njoftuar me kohë 2100 subjektet e lidhura në tension 20kV se, nga 01 janari 2024 duhet të sigurojnë një furnizues të licencuar, që ofron këtë shërbim.

Furnizuesit e licencuar janë të publikuar në faqen zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë.

Një ndër këta furnizues, i cili prej muajit mars 2020 ka ofruar shërbimin e furnizimit me energji elektrike për klientët e lidhur në nivel tensioni të mesëm, është edhe “Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A.

Sipas të dhënave të fundit, rreth 99% e subjekteve në tension 20kV furnizohen nga FTL SH.A.

Linku me listën e subjekteve 20kV dhe kontrata e furnizimit me FTL-në

Lista e subjekteve në tension 20kV, OSHEE Group i fton të lidhin kontratë furnizimi me FTL nga 1 janari 2024
06 Shkurt

Karakaçi: Portal të ri shërbimesh online për klientët, lehtësojmë procedurat për “lidhjet e reja”

OSHEE Group do të lançojë këto ditë një portal të ri e të aksesueshëm për të gjithë klientët, me qëllim marrjen e shërbimeve online në formën më të shpejtë e më praktike të mundshme. Është zgjeruar gama e shërbimeve që do të ofrohen online, pa qenë nevoja të humbasësh kohë në sportelet e Kujdesit ndaj Klientit; vendim ky që e përafron OSHEE-në me standardet bashkëkohore.

Përmes intervistës në televizionin “Vizion Plus”, Administratori i Përgjithshëm i OSHEE Group Sh.A, zoti Enea Karakaçi, theksoi rëndësinë e procesit inovativ në fushën e teknologjisë dhe të shërbimeve, në drejtim të përmirësimit të marrëdhënies me klientin përmes portalit të ri, që pritet të lançohet këto ditë.

Reforma e derregullimit në fushën e shërbimeve do t’u shërbejë 1.3 milionë klientëve që ka grupi OSHEE në rang vendi.

“Lidhja e re” ose ofrimi i shërbimit të lidhjes së kontratës me OSHEE-në do të ofrohet online në portalin www.oshee.al brenda muajit shkurt 2024. Ky është njëri nga shërbimet më të kontestuara nga klientët tanë, për shkak të praktikave që çonin në zvarritje dhe humbje kohe, për të mos thënë edhe kosto ekonomike, prandaj OSHEE e vendosi në fokus të reformës së derregullimit.

“Në portalin e ri qytetari mund të ndjekë hap pas hapi të gjithë procesin e aplikimit për shërbimin e kërkuar, në cilën fazë ndodhet, deri në marrjen e përgjigjes/shërbimit. Mjafton të futësh kodin dhe mund ta gjurmosh çështjen përmes platformës online, për të cilën kemi punuar deri në detaj, që klientët ta kenë sa më të thjeshtë përdorimin.

Përmes celularit mund të shkarkosh jo vetëm faturat, por mund të marrësh shërbime të ndryshme, siç është “Lidhja e re”, u shpreh Karakaçi në intervistën për gazetaren Monda Lajthia.

I pyetur për reformën e liberalizimit në tregun e furnizimit me energji elektrike, në kushtet kur emergjenca në sektorin energjetik përfundoi më 31 dhjetor 2023, kreu i OSHEE-së deklaroi se 2150 subjekte jo-familjare kanë dalë në treg të lirë, ndërsa pjesa tjetër do të vijojë gradualisht gjatë vitit 2025 e në vazhdim.

“Gjatë vitit 2022-2023 ky grup klientësh, pra 2150 subjekte biznesi, janë furnizuar me një çmim prej 18.3 lekë/kwh. Brenda grupit OSHEE kemi një kompani që ofron shërbimin e furnizimit në tregun e lirë: FTL (Furnizuesi i Tregut të Lirë Sh.A). Me anë të kësaj kompanie, secilit prej këtyre klientëve i kemi ofruar kontratë njëvjeçare me një çmim fiks, i cili është i njëjtë me çmimin e vitetve 2022-2023; pra, rreth 18 lekë/kwh. Këta klientë kanë të drejtë, nëse iu intereson, të shkëputen nga OSHEE dhe të furnizohen në treg të lire, nga subjekte të tjera të licencuara nga ERE”, tha Karakaçi.

Në lidhje me planin e ri të investimeve, OSHEE Group ka vendosur të zbatojë disa projekte me rëndësi, siç është tranformimi i rrjetit elektrik në Velipojë, ndërtimi i n/stacioneve të reja në Lezhë, Pogradec, Ksamil etj.

“Në zonën bregdetare të Spillesë, e cila ka rrjet të dobët, OSHEE-ja po ndërhyn për ta fuqizuar, siç po bëjmë edhe në Orikum për ndërtimin e dy fiderave, pra po investojmë në zona strategjeike dhe me potencial të madh zhvillimin e turizimit”, u shpreh administratori Karakaçi.

08 Janar

Enea Karakaçi: Treguesit janë në rritje, po ulim kostot e shërbimit ndaj abonentëve

Zv.Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj.Belinda Balluku, së bashku me drejtuesit e institucioneve zhvilluan në praninë e medias analizën vjetore, punët e realizuara në 2023 dhe objektivat për 2024.

 “Çdo ditë e nga pak po hedhim bazat e Shqipërisë 2030, vendit që kemi ëndërruar e projektuar vit pas viti.

Me shumë besim, ky vit, që sapo ka nisur, do të jetë akoma edhe më i mbarë për çdo shqiptar”, theksoi ministrja Balluku.

Në fjalën e saj, duke u ndalur te sektori i Energjisë, znj.Balluku vlerësoi punën e bërë në pak muaj të administratorit të ri të OSHEE Grup Enea Karakaçi, ku përmendi treguesit pozitivë të performancës së kompanisë në fund të 2023 dhe gjithashtu vendimin e marrë për rritjen e pagave të punonjësve të OSHEE grup si një tregues i vëmendjes dhe vlerësimit të kompanisë ndaj punonjësve të saj.

 Ajo përmendi ndër të tjera dhe sfidat gjatë vitit 2024 në infrastrukturë, energji, por edhe investime në porte, aeroporte e linja hekurudhore.

“Vepra e projekte konkrete që zhvillojnë vendin, rrisin ekonominë kombëtare dhe nxisin punimin. Çdo ditë e nga pak po hedhim bazat e Shqipërisë 2030, vendit që kemi ëndërruar e projektuar vit pas viti.

Me shumë besim, ky vit, që sapo ka nisur, do të jetë akoma edhe më i mbarë për çdo shqiptar”, theksoi ministrja Balluku.

Administratori i OSHEE Grup Enea Karakaçi theksoi se viti 2023 ishte një vit pozitiv sa i takon treguesve të performancës së kompanisë.

“Unë jam i lumtur që ne si OSHEE e kemi mbyllur me shifra optimiste vitin 2023, duke filluar nga niveli i humbjeve në rrjet, ku edhe këtë vit gjendemi me shifra rekord të nivelit të humbjeve në rrjet, nën 19 përqind që është detyrimi ligjor.

Ne e mbyllim 2023 në nivelin 18.93, por nuk krahasohemi me vitin 2013 që humbjet ishin 45 përqind. Ne matemi me veten tonë, në raport me vitin 2019 ku niveli i humbjeve në rrjet ishte 21.79 %’, tha administratori Karakaçi.

Sipas tij, edhe arkëtimet për vitin 2023 ishin në rritje, afro 99.3% në raport me 2019 ku kemi një rritje 1 deri në 2 % më shumë.

Për vitin 2024, kompania OSHEE grup ka në fokus përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarit.

Një nga projektet më të rëndësishme të OSHEE Grup është  nisja e implementimit në një kuadër disavjecar të një projekti pilot për instalimin e   smart meters në kabinat transformuese të tensionit të mesëm dhe tensionit të ulët, dhe pastaj më tutje për të vijuar në konsumatorët fundorë.

Adminstratori i OSHEE grup Enea Karakaçi theksoi se rritja e pagave sidomos ndaj punonjësve të terrenit ishte një tregues i vëmendjes për punën e përkushtimin e stafit në terren. Po ashtu gjatë vitit 2024, ai theksoi se do të vijojë punësimi në sektorë të ndryshëm të kompanisë me elektricistë e inxhinierë.

Vetëm gjatë një periudhe shumë të shkurtër janë punësuar rreth 154 elektricistë të rinj dhe 21 inxhinierë elektrikë dhe kjo do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2024.

Për vitin 2024, OSHEE Grup do të fokusohet dhe në reformën e derregullimit e cila ka për qëllimi lehtësimin e procedurave për abonentët.

Kështu, po punohet për 59 procedura shërbime nga të cilat do të hiqen  240 dokumenta aplikuese, të cilat sjellin jo vetëm kosto për qytetarin por dhe shpenzim të kohës.

Sa i takon procedurës së lidhjeve të reja, OSHEE grup ka nisur reformën për heqjen e disa dokumenta të rëndësishme që e conin abonentin drejt palëve të treta. Kjo reform do të synojë ruajtjen e standardit dhe sigurisë por nga ana tjetër do të ofrojë për qytetarët shërbim në kohë sa më të shkurtër.

02 Dhjetor

<strong>Nuk do të rritet tarifa e energjisë për familjarët e biznesin e vogël</strong>

Viti 2023 pritet të mbyllet me bilanc pozitiv për kompaninë OSHEE Group, bazuar mbi ecurinë e rritjes së arkëtimeve dhe reduktimit të humbjeve, duke konsoliduar performancën financiare të shoqërisë.

Në intervistën e dhënë për ABC News, administrtaori i OSHEE Group, z.Enea Karakaçi bëri një ekspoze të situatës në sector, duke e konsideruar normale, krahasuar me vitet e mëpërparshme.

“Çështja e vitit të shkuar ishte mbrojtja e konsumatorit dhe mbajtja e të njëjtave çmime siç kanë qenë para krizës. Sigurisht që kjo ndodhi falë dhe ndihmës së qeverisë shqiptare që injektoi fonde direkte për të importuar energji pa prekur tarifat për abonentët.

Qëllimi kryesor na lejoi që të gjithë konsumatorët mos të prekeshin nga rritja e krizës. Ky vit ka pasur çmime më të larta se para krizës, por të stabilizuara. Fatmirësisht për shkak të mirëmenaxhimit të të tre kompanive publike KESH, OSHEE dhe OST, ne gjendemi në një situatë të mirë dhe të kënaqëshme në fund të vitit.” tha ndër të tjera Karakaçi.

Administratori i OSHEE Grup, deklaroi gjithashtu se nga ana e kompanisë nuk është aplikuar pranë ERE rritje tarife për konsumatorët në tensionin e ulët.

“Këto biznese janë mbrojtur në një periudhë shumë të vështirë. Ajo çfarë është e sigurtë, është që kompania OSHEE Grup nuk ka aplikuar për rritje tarife për tensionin e ulët.

Pra, klientët familjarë dhe bizneset që janë të lidhur me tension të ulët do të vazhdojnë të furnizohen me të njëjtin çmim.

Një vëmendje e madhe për investime gjatë vitit 2024 do të jenë zonat bregdetare nga veriu në jug por edhe zonat malore turistike, si Thethi dhe Valbona.

“Ka pasur investime të pakta në 2023 për të mbajtur nivelin ekonomik të sektorit të balancuar. Duke pasur një nivel të kënaqur arkëtimesh dhe të uljes së humbjeve, viti 2024 të na gjejë me një plan investimesh që të na sigurojë vitin që vjen me një nivele të lartë edhe humbjesh edhe…

Fokusi ynë është në të gjithë Shqipërinë, por do të ketë vëmendje të shtuar në zonat bregdetare, dhe shkojmë në Durrës dhe në jug. Ka disa investime të rëndësishme në Palasë, Himarë të një projekti me qeverinë italiane që ishte stopuar prej vitit 2017 por ashtu parashikojmë investime në Orikum. Fokus do të jenë edhe zonat turistike në veri. Ka nisur investimi në Theth, ndërtimi i linjës 129 km linjë ajrore. Unë e di se ato zona kanë ankesa për cilësinë e shërbimit, por ka investime si në Valbonë dhe Theth, që vitin pasardhës të gjenden me një cilësi të mirë shërbimi.”, u shpreh administratori i OSHEE Group.

Prej muajit dhjetor, të gjithë punonjësit e kompanisë OSHEE Group do të përfitojnë nga vendimi për rritjen e pagës, ku përfituesit kryesorë janë mbi 3 mijë punonjës terreni, elektriçistë, faturues, etj.

Sa i përket festave të fundvitit, OSHEE Group do ketë një plan masash për mirëmenaxhimin e situatës së furnizimit me energji elektrike përmes grupeve të punës të cilët do të jenë në dispozicionin e konsumatorit 24 orë.

24 Nëntor

Furnizuesi i Tregut të Lirë blen energji për muajin dhjetor 2023

Furnizuesi i Tregut të Lirë zhvilloi në datën 24 nëntor 2023, në platformën online të blerjes së energjisë elektrike, procedurën “Blerje energjie për periudhen 01-31 Dhjetor 2023”

Pjesëmarrësit në procedurë ishin 8 shoqëri:

PROINFINIT CONSULTING SH.P.K

ReNRGY TRADING GROUP SH.P.K

EZ-5 ENERGY SH.P.K

ENER TRADE SH.P.K

FUTURE ENERGY TRADING AND EXCHANGE DINAMICS SH.P.K

AlbEsp TRADING & CONSULTING SH.P.K

GEN-I TIRANA SH.P.K

GSA SH.P.K

Në këtë procedurë u kontraktua  sasia prej 5,208 MËh, me cmim 117.15 Eu/MËh dhe vlerë totale 610,094.88 Euro.

Shoqëritë fituese u shpallën:

 PROINFINIT CONSULTING  SH.P.K

ReNRGY TRADING GROUP  SH.P.K