Back
02 Dhjetor

<strong>Nuk do të rritet tarifa e energjisë për familjarët e biznesin e vogël</strong>

Viti 2023 pritet të mbyllet me bilanc pozitiv për kompaninë OSHEE Group, bazuar mbi ecurinë e rritjes së arkëtimeve dhe reduktimit të humbjeve, duke konsoliduar performancën financiare të shoqërisë.

Në intervistën e dhënë për ABC News, administrtaori i OSHEE Group, z.Enea Karakaçi bëri një ekspoze të situatës në sector, duke e konsideruar normale, krahasuar me vitet e mëpërparshme.

“Çështja e vitit të shkuar ishte mbrojtja e konsumatorit dhe mbajtja e të njëjtave çmime siç kanë qenë para krizës. Sigurisht që kjo ndodhi falë dhe ndihmës së qeverisë shqiptare që injektoi fonde direkte për të importuar energji pa prekur tarifat për abonentët.

Qëllimi kryesor na lejoi që të gjithë konsumatorët mos të prekeshin nga rritja e krizës. Ky vit ka pasur çmime më të larta se para krizës, por të stabilizuara. Fatmirësisht për shkak të mirëmenaxhimit të të tre kompanive publike KESH, OSHEE dhe OST, ne gjendemi në një situatë të mirë dhe të kënaqëshme në fund të vitit.” tha ndër të tjera Karakaçi.

Administratori i OSHEE Grup, deklaroi gjithashtu se nga ana e kompanisë nuk është aplikuar pranë ERE rritje tarife për konsumatorët në tensionin e ulët.

“Këto biznese janë mbrojtur në një periudhë shumë të vështirë. Ajo çfarë është e sigurtë, është që kompania OSHEE Grup nuk ka aplikuar për rritje tarife për tensionin e ulët.

Pra, klientët familjarë dhe bizneset që janë të lidhur me tension të ulët do të vazhdojnë të furnizohen me të njëjtin çmim.

Një vëmendje e madhe për investime gjatë vitit 2024 do të jenë zonat bregdetare nga veriu në jug por edhe zonat malore turistike, si Thethi dhe Valbona.

“Ka pasur investime të pakta në 2023 për të mbajtur nivelin ekonomik të sektorit të balancuar. Duke pasur një nivel të kënaqur arkëtimesh dhe të uljes së humbjeve, viti 2024 të na gjejë me një plan investimesh që të na sigurojë vitin që vjen me një nivele të lartë edhe humbjesh edhe…

Fokusi ynë është në të gjithë Shqipërinë, por do të ketë vëmendje të shtuar në zonat bregdetare, dhe shkojmë në Durrës dhe në jug. Ka disa investime të rëndësishme në Palasë, Himarë të një projekti me qeverinë italiane që ishte stopuar prej vitit 2017 por ashtu parashikojmë investime në Orikum. Fokus do të jenë edhe zonat turistike në veri. Ka nisur investimi në Theth, ndërtimi i linjës 129 km linjë ajrore. Unë e di se ato zona kanë ankesa për cilësinë e shërbimit, por ka investime si në Valbonë dhe Theth, që vitin pasardhës të gjenden me një cilësi të mirë shërbimi.”, u shpreh administratori i OSHEE Group.

Prej muajit dhjetor, të gjithë punonjësit e kompanisë OSHEE Group do të përfitojnë nga vendimi për rritjen e pagës, ku përfituesit kryesorë janë mbi 3 mijë punonjës terreni, elektriçistë, faturues, etj.

Sa i përket festave të fundvitit, OSHEE Group do ketë një plan masash për mirëmenaxhimin e situatës së furnizimit me energji elektrike përmes grupeve të punës të cilët do të jenë në dispozicionin e konsumatorit 24 orë.

24 Nëntor

Furnizuesi i Tregut të Lirë blen energji për muajin dhjetor 2023

Furnizuesi i Tregut të Lirë zhvilloi në datën 24 nëntor 2023, në platformën online të blerjes së energjisë elektrike, procedurën “Blerje energjie për periudhen 01-31 Dhjetor 2023”

Pjesëmarrësit në procedurë ishin 8 shoqëri:

PROINFINIT CONSULTING SH.P.K

ReNRGY TRADING GROUP SH.P.K

EZ-5 ENERGY SH.P.K

ENER TRADE SH.P.K

FUTURE ENERGY TRADING AND EXCHANGE DINAMICS SH.P.K

AlbEsp TRADING & CONSULTING SH.P.K

GEN-I TIRANA SH.P.K

GSA SH.P.K

NĂ« kĂ«tĂ« procedurĂ« u kontraktua  sasia prej 5,208 MĂ‹h, me cmim 117.15 Eu/MĂ‹h dhe vlerĂ« totale 610,094.88 Euro.

Shoqëritë fituese u shpallën:

 PROINFINIT CONSULTING  SH.P.K

ReNRGY TRADING GROUP  SH.P.K

09 Nëntor

Vidhnin energji elektrike, procedohen në polici 11 subjekte private

Pas inspektimeve të shumta që kanë kryer në muajin tetor, strukturat e kontrollit pranë OSSH-së, pjesë e OSHEE Group, kanë konstatuar raste të abuzimit me energjinë elektrike në disa zona të vendit.

Nga raporti i punĂ«s sĂ« Departamentit tĂ« Kontrollit dhe Rikuperimit tĂ« Humbjeve (DKRH), referuar 1584 kontrolleve tĂ« ushtruara nĂ« rang vendi, janĂ« zbuluar dhe porceduar nĂ« PolicinĂ« e Shtetit 11 subjekte private, pasi janĂ« kapur nĂ« flagrancĂ« duke vjedhur energji elektrike me linjĂ« tĂ« dyte ose duke ndĂ«rhyrĂ« nĂ« matĂ«s. 

Nga kontrollet u zbuluan edhe 24 subjekte private, që tarifoheshin si klientë familjarë, ndaj të cilëve u morën masat sipas akteve të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike.

PĂ«rmes strukturĂ«s sĂ« posaçme, OSSH-ja ka pĂ«r detyrĂ« kontrollin dhe verifikimin e vazhdueshĂ«m tĂ« sistemit tĂ« matjes dhe tĂ« faturimit dhe, pĂ«r rrjedhojĂ«, pĂ«r muajin tetor ka rikuperuar 2.2 milionĂ« kilovatĂ« energji elektrike. 

06 Nëntor

Rriten pagat për punonjësit e OSHEE Group, Karakaçi: Rritje me 30% për punonjësit e terrenit; do të paguhet edhe vjetërsia

Shoqëria OSHEE Group ka miratuar një sistem të ri pagash për të gjithë punonjësit e kompanisë OSHEE dhe kompanitë bija.

Gjatë një takimi me drejtuesit e kompanisë OSHEE Group dhe administratorët e kompanive bija OSSH, FSHU dhe FTL, zv/kryeministrja dhe njëkohësisht ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, znj. Belinda Balluku, falënderoi punonjësit e terrenit për përballimin e motit të keq në fundjavë, duke riparuar me shpejtësi defektet dhe duke rikthyer energjinë në të gjitha zonat e prekura nga avaritë.

Ministrja Balluku tha se të gjitha pagat e OSHEE Group do të rriten sipas sektorëve, por rritja më e madhe do të përfshijë punonjësit që mbajnë peshën më të madhe të punës, duke filluar nga elektricistët, faturistët etj.

“Një vlerësim më se i merituar për punën, sakrificën dhe kontributin e tyre, duke qenë në gatishmëri, ditë – natë, për të garantuar furnizimin me energji elektrike për të gjithë qytetarët. Të vendosur për të shpërblyer mundin e njerëzve të punës, pa lënë mënjanë edhe investimet që lehtësojnë e përmirësojnë kushtet”, tha ministrja Balluku.

Sipas ministres së Energjisë, Belinda Balluku, lajm i mirë është edhe rritja e nivelit të arkëtimeve në 113%, si pasojë edhe e mbledhjes së debive.

Administratori i kompanisë OSHEE Group, zoti Enea Karakaçi, theksoi në fjalën e tij se punonjësit e terrenit, elektricistë dhe faturistë, do të kenë një rritje mesatare të pagave në masën 30%.

 â€śFaktor domethĂ«nĂ«s Ă«shtĂ« jo vetĂ«m rritja 30% e pagĂ«s mesatare pĂ«r elektricistĂ« dhe punonjĂ«s tĂ« terrenit, por pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« ne pĂ«rfshijmĂ« edhe vjetĂ«rsinĂ« e punĂ«s, gjĂ« e pa aplikuar mĂ« parĂ« nĂ« kompani”, tha administratori i OSHEE Group, zoti Enea Karakaçi.

Më poshtë fjala e plotë e administratorit të OSHEE Group, Enea Karakaçi

Është një ditë e veçantë për gjithë shoqërinë OSHEE GROUP dhe të gjitha kompanitë e saj bija, sepse vij këtu të njoftoj rritjen e pagës për të gjithë punonjësit e kompanisë OSHEE Group.

Kjo rritje do të jetë më substanciale për punonjësit e terrenit dhe prek me rritje page 30% rreth 3 mijë punonjës të terrenit, elektriçistë, pa lënë mënjanë edhe faturuesit.

Si kemi ardhur deri këtu?

Kjo rritje e pagave vjen si sukses i gjithë sektorit të energjisë, por dhe reformave të ndërmarra në vite. Kjo dëshmon një shëndoshmëri të kompanisë, jo vetëm OSHEE Group dhe kompanive bija, por të gjithë sektorit të energjisë dhe të kompanive që e përbëjnë atë.

Është e rëndësishme të themi disa elementë bazë nga kemi ardhur dhe ku jemi sot.

Duhet të theksojmë se më parë arkëtoheshin rreth 350 milionë euro në vit, ndërkohë sot OSHEE Group arkëton mbi 800 milionë euro në vit. Ne presim që vitin 2023 ta mbyllim me një nivel arkëtimi mbi 800 milionë euro. Po ashtu, norma e arkëtimit ishte 75%, ndërsa sot norma mesatare e arkëtimit është 98%. Ne shikojmë se çdo muaj ka përmirësim. Muaji tetor u mbyll me mbi 113%, që është ndër normat rekord të arkëtimeve.

Sa u takon humbjeve, dikur ishte në nivelin 45%, kurse këtë vit kemi një shifër rekord në 19% të nivelit të humbjeve. Theksojmë se në verë niveli i humbjeve arriti 14%.

Nisur nga këto rezultate, në vijim të politikave që ka ndërmarrë qeveria shqiptare, ne vijmë këtu me vendimin për rritjen e pagave, sidomos për ata punonjës, që tregojnë gatishmëri në çdo ditë të javës, 24 orë.

Ditët e fundit, nisur nga kushtet e motit, punonjësit tanë kanë qenë në terren, ndaj sot kemi energji të pandërprerë. Të gjitha këto rezultate nuk do të ishin të mundura pa punën e gjithë elektricistëve dhe punonjësve të terrenit, që unë dua t’i përshëndes dhe këtu sot, ku gjendet një pjesë e tyre.

Siç e referova, kjo rritje pagash vjen në vijim të politikave të qeverisë. Faktor domethënës është rritja 30% jo vetëm e pagës mesatare për elektricistë dhe punonjës të terrenit, por për herë të parë ne përfshijmë edhe vjetërsinë e punës, gjë e cila nuk ka qenë aplikuar më parë në kompani.

Arsyeja e këtij vendimi është jo vetëm për t’i dhënë vazhdimësi sektorit, por edhe për të krijuar në shoqërinë OSHEE Group një sistem karriere, ku vlerësohen ata që kanë mbi 10, 15, 20 vite në sektor.

Kjo tregon që ne duhet të rritim gatishmërinë tonë, duhet të përmirësojmë nivelin e shërbimit ndaj klientëve, pasi e dimë se ka nevojë për përmirësime. Ne e dimë që sfidat e radhës do të jenë inovacioni dhe digjitalizimi, në mënyrë që të jemi sa më afër qytetarëve.

24 Tetor

Furnizuesi i Tregut të Lirë blen energji për muajin nëntor 2023

Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL Sh.A), pjesë e OSHEE Group Sh.A, zhvilloi në datën 24.10.2023, në platformën online të blerjes së energjisë elektrike, procedurën “Blerje energjie për periudhën 01-30 nëntor 2023”.

Pjesëmarrësit në procedurë ishin 8 shoqëri si më poshtë :

 EZ-5 ENERGY SH.P.K

ENER TRADE SH.P.K

NOA ENERGY TRADE SH.P.K

AYEN ENERGY TRADING SH.A

AlbEsp TRADING & CONSULTING SH.P.K

PROINFINIT CONSULTING SH.P.K

ReNRGY TRADING GROUP SH.P.K

GEN-I TIRANA SH.P.K

NĂ« kĂ«tĂ« procedurĂ« u kontraktua  sasia prej 4,320 MĂ‹h, me çmim 131.45 Eu/MĂ‹h dhe vlerĂ« totale 567,864.00 Euro.

ShoqĂ«ria fituese u shpall  “EZ-5 ENERGY”  SH.P.K.

19 Tetor

OSHEE Group shpall vende të lira për 309 elektriçistë të rinj në 12 rajonet e OSSH-së

Si pjesë e angazhimit për të siguruar dhe rritur efikasitetin e rrjetit të sistemit të shpërndarjes të energjisë elektrike, OSHEE GROUP Sh.A. shpall vendet për rekrutimin e 309 elektriçistëve të rinj në 12 rajonet e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, me qëllim forcimin e ekipit të elektriçistëve me talente të reja, të aftë për teknologjitë dhe praktikat moderne elektrike.

Vendet vakante në Operatorin eSistemit të Shpërndarjes Sh.A. janë krijuar me qëllimin që Shoqëria të sigurojë vazhdimësinë me cilësinë më të lartë në shërbimet respektive për të gjithë konsumatorët e saj.
Për të sensibilizuar sa më shumë fushatën e re, u zhvillua sot në ambientet e shoqërisë OSHEE GROUP Sh.A. një takim midis zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku, administratorit të përgjithshëm të OSHEE Group, z. Enea Karakaçi, me drejtues të arsimit profesional dhe me studentë të vitit të fundit.

Zonja Balluku u bëri apel të gjithë të rinjve të aplikojnë te https://oshee.al/portali-i-punesimit/ dhe kërkoi bashkëpunim nga shkollat profesionale, për realizimin e praktikave mësimore pranë kompanive publike energjetike.

“Ne kemi marrë sot një vendim të lançojmë thirrjen përsa i përket punësimit të 309 elektriçistëve, të cilët do të kontribuojnë në të 12 rajonet e vendit dhe kemi vendosur që mosha për aplikim të jetë deri në 25 vjeç.

Duam të krijojmë tashmë një fuzion, do ta quaja, të të gjithë eksperiencës që mbartin elektriçistët tanë, të cilët kontribuojnë dhe sakrifikojnë në të gjithë vendin, me një armatë të rinjsh, të cilët do t’u bashkohen, duke marrë kështu nga eksperienca e elektriçistëve më të vjetër, por duke sjellë edhe një ritëm të ri në kompani.”
Duke hapur që sot aplikimin për 30 ditë, për 309 vende pune- elektriçist pranë OSHEE-së, një aplikim, i cili, duke qenë se i drejtohet të gjithë Shqipërisë, të 12 rajoneve ku operon OSHEE-ja, shpresoj të ketë një pjesëmarrje sa më të madhe. Në çdo rast, nëse nuk arrijmë të kemi 309 elektriçistë deri në moshën 25 vjeç, pa dyshim do të bëjmë një thirrje të dytë për të plotësuar vendet, duke nisur kështu një praktikë, të cilën kërkojmë ta kthejmë në traditë, në bashkëpunim me të gjitha shkollat profesionale”, deklaroi zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë.

Më pas zonja Balluku shtoi: “Kjo kërkesë vjen si rrjedhojë e moshës së elektriçistëve që janë pjesë e Sistemit Elektrik, ku mosha mesatare e grave në këtë pozicion është 51.5 vjeç dhe e burrave 48.2 vjeç.
Vendet vakante të hapura për aplikim janë:

  • ElektriçistĂ« tĂ« linjave tĂ« tensionit tĂ« mesĂ«m dhe tĂ« ulĂ«t;
  • ElektriçistĂ« tĂ« linjave tĂ« tensionit tĂ« lartĂ«;
  • OperatorĂ« NĂ«nstacioni.

OSHEE GROUP SH.A.. u bën thirrje të gjithë të rinjve, të cilët zotërojnë arsim të mesëm ose të lartë Elektrik, që kanë njohuri të Rregullores së Sigurimit Teknik, si dhe dëshirën për të qenë pjesë e ekipit të elektriçistëve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes Sh.A., të aplikojnë te https://oshee.al/portali-i-punesimit/ ose të referojnë kandidatë të kualifikuar, duke dorëzuar aplikimet e tyre në adresën e e-mailit dbnj@oshee.al. Procedura e rekrutimit do jetë e hapur 30 ditë, nga data 19.10.2023.

05 Tetor

Panairi, Sevrani: Reforma do të vijojë në mbështetje të vetprodhuesve; shërbim korrekt për klientët e FSHU-së

I ftuar në panelin e Panairit “Ndërtimi, Energjia dhe Ekonomia e Gjelbër”, Administrtaori i FSHU Sh.A, zoti Elton Sevrani, vuri theksin te rëndësia e vijimit të reformës, nisur nga rezultatet sidomos në energjinë e burimeve alternative.

Energjia nga panelet diellore ishte kryefjala e panairit, në kushtet kur tregu po merr zhvillim të lartë. Ndaj edhe kreu i Furnizuesit të Shërbimit Universal foli në emër të OSHEE Group Sh.A., duke dëshmuar me fakte interesin në rritje të përdoruesve familjarë dhe privatë.

“Sot që flasim u bënë 5 vjet nga diskutimi për reformën në sektorin e vetprodhuesve, për procesin e së cilës, duhet ta pranoj se, si përfaqësues i OSHEE-së, isha disi skeptik. Ndërsa sot shikoj një zhvillim të jashtëzakonshëm. Duke përgatitur metedologjinë, si grup pune, mendonim se vetprodhuesit do të na dëmtonin dhe procesi nuk do të ishte aq përfitues, por tregu ështe më i zgjuar sesa burokratët, ndaj me mekanizmat që përdori në mënyrë krejtësisht të natyrshme mundësoi që sot të kemi rreth 1235 subjekte autogjeneruese, të lidhur në rrjetin e shpërndarjes së OSSH-së, që gjenerojnë 129 megavat/orë në pik.”, deklaroi më tej administratori i FSHU-së.

Sipas tij, kjo është ana pozitive e këtij procesi që duhet ta stimulojmë të gjithë, duke shtuar se: “OSHEE Group Sh.A., përmes kompanive OSSH e FSHU, bën detyrën e saj funksionale, duke ndihmuar procesin si në aspektin e instalimit teknik të sistemit të matjes dhe të futjes në eficencë të këtyre paneleve, ashtu edhe me anë të faturimit, ku mbështetur në ndryshimet ligjore nga korriku 2023, energjia e tepërt që prodhohet nga autogjeneruesit nuk kalon pa kosto dhe pa përfitim në rrjet, por transferohet nga muaji në muaj, duke i dhënë mbështetje edhe më të madhe këtyre autogjeneruesve”. Kjo sjell uljen e kostove të furnizimit me energji elektrike, pra një ndihmesë e ndërsjellë jo vetëm me konsumin mujor, por edhe për muajt në vijim.

NdĂ«rkohĂ«, vetĂ« OSHEE Group, pĂ«rmes kompanisĂ« sĂ« tretĂ« FTL Sh.A. (Furnizuesi i Tregut tĂ« LirĂ«), ka kontratĂ« pĂ«r blerje nĂ« treg tĂ« rregulluar tĂ« energjisĂ« elektrike  tĂ« subjekteve qĂ« e prodhojnĂ« nĂ« panele fotovoltaikĂ« mbi 2 mega. Aktualisht ekzistojnĂ« 40 subjekte, pra 40 mega/orĂ« prodhim i instaluar. Zoti Sevrani e konsideron kĂ«tĂ« vlerĂ« tĂ« shtuar pĂ«r gjenerimin nĂ« total tĂ« tregut shqiptar dhe qĂ« merr rĂ«ndĂ«si, sidomos nĂ« vitet e thata hidrike apo dhe nĂ« situatat e krizĂ«s botĂ«rore pĂ«rsa u pĂ«rket çmimeve.

Kreu i FSHU-së veçoi rëndësinë e krijimit të një mekanizmi ligjor financiar, për t’i dhënë fund njëherë e mirë procesit të tepricave të energjisë që hidhet në rrjet dhe gjenerohet nga këta autogjenerues. Sipas tij, reforma në këtë sektor do të vijojë dhe se po zhqyrtohen disa variante, duke besuar se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të nxjerrë një metodologji për “tepricat”, në interes të përbashkët.

Zoti Sevrani deklaroi, po ashtu, se nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin operojnĂ« 100 pika tĂ« Kujdesit ndaj Klientit –  zyra me sportele tĂ« dedikuara ndaj klientĂ«ve tĂ« FSHU-sĂ« –  pĂ«r çdo shĂ«rbim apo nevojĂ« qĂ« kanĂ« rreth 1.3 milionĂ« abonentĂ«.

30 Shtator

Intervista, Karakaçi: OSHEE rinis investimet, në 2023 humbjet 19% 

Intervista e administratorit të OSHEE Group, zotit Enea Karakaçi, me revistën MONITOR

Bazuar mbi të dhënat, si paraqiten treguesit kryesorë të OSHEE Group Sh.A?

Të dhënat e deritanishme flasin për një performancë pozitive, të paktën në treguesit bazë, siç janë niveli i arkëtimeve dhe reduktimi i humbjeve. Janë këto zëra që matin punën tonë, pa anashkaluar indikatorët e tjerë si ata të cilësisë e furnizimit me energji elektrike apo të faturimit të energjisë.

Humbjet kanë vijuar trendin rënës, duke zbritur në 19%, kjo falë mirëorganizimit të grupeve në terren, luftës pa kompromis kundër abuzuesve të energjisë elektrike, duke sjellë, nga ana tjetër, rritje të faturimit. Vlen të theksohet se humbjet në muajin qershor ishin 16%, ndërsa pritshmëria e mbylljes së vitit është për një nivel humbjesh 19%.

Më pak humbje për shoqërinë përkthehen në më tepër të ardhura, të cilat janë rritur me 15.3%.

Paralelisht me arritjen e këtyre objektivave, është punuar 24 orë për një furnizim të pandërprerë me energji elektrike, bazuar në planin e masave të remonteve, në mirëmbajtjen e rrjetit etj.

Ndërkohë, vazhdon përmbushja me përpikmëri e detyrimeve që kemi ndaj klientëve të lidhur në nivel tensioni 35kV, që furnizohen në tregun e lirë.

Prej kohësh, sikurse është deklaruar më parë, shoqëria po vuan nga mungesa e investimeve konkrete. A keni një plan se kur mund të rinisin ato?

Është e vertëtë që ka patur një rënie të investimeve, duke patur në fokus ruajtjen e stabilitetit financiar të shoqërisë, në kushtet e krizës me çmimet e larta të importit të energjisë elektrike.

Megjithatë, në pjesët kyçe të rrjetit elektrik, sidomos në n/stacione, fidera dhe kabina, vëmendja ka qenë e shtuar, duke kryer më së shumti remonte, por edhe investime në pika nevralgjike. Masat kanë dhënë rezultat në përmirësimin me rreth 25% të cilësisë së furnizimit me energji elektrike, ndërsa në zonat bregdetare, ku turistët janë përqëndruar më së shumti, kemi përmirësim të cilësisë me afro 44% (qershor-gusht 2023).

Aktualisht që flasim OSHEE po investon në fuqizim e n/stacioneve Velipojë (projekt totalisht i ri), Golem, Pogradec, Vorë, shtrimin e linjave 35kV në juglindje, pa harruar këtu projektet me investim të huaj, që prekin NSt. Valias, NSt. Qendër Tiranë, të cilët do të ndërtohet në nëntokë. Për vitin 2024, OSHEE Group Sh.A. ka planifikuar të investojë rreth 4.2 miliardë lekë në disa zona me peshë për zhvillimin ekonomik të vendit, pa harruar investimet me fonde nga të huajt, siç është projekti i ndërtimit dhe rikonstruksionit të linjave elektrike në veri të vendit (nga Lezha deri në Tamarë/Malësi e Madhe, Shkodër), rreth 3.5 miliardë lekë; apo transformimi i rrjetit në jug Orikum – Himarë, tjetër projekt ky i shumëpritur dhe me mjaft rëndësi.

Rëndësi po i kushtojmë edhe investmeve në teknologji, p.sh. në sistemin e matjes smart në Durrës dhe Shkodër, apo implementimin e sistemit SCADA në disa n/stacione kryesore të vendit.

Shkurtimisht, ndonjë koment mbi “fatin” e 7400 subjekteve që dalin në treg të lirë, a do të vijojë mbështetja me çmime favorizuese?

Referuar afateve në ligj, subjektet që furnizohen në rrjetin e tensionit të mesëm 6/10/20kV duhet të kishin dalë në treg të lirë, pra të mos furnizohen vetëm nga OSHEE, por edhe nga shoqëri të tjera të licencuara, me çmimet e tregut. Në kushtet e krizës të çmimeve të larta të importit, qeveria u ka ofruar suport, duke i furnizuar me çmim të subvencionuar.

Kam besimin se këta klientë kanë për t’u trajtuar me prioritet përsëri gjatë vitit pasardhës. Po shqyrtohen të gjithë skenarët me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për mënyrën e trajtimit të tyre, duke filluar data 1 janar 2024.

Nisur nga ecuria e deritanishme, si pritet ta mbyllë OSHEE Group SH.A. vitin 2023 në aspektin financiar?

Në fillim dua të ndalem tek ecuria e humbjeve dhe arkëtimeve, të cilat me ritmin aktual besojmë se do të jenë brenda planit. Konkretisht, humbjet për vitin 2023 pritet të jenë 19% nga 19.7% të 2022, kurse të ardhurat deri në dhjetor parashikohen të kapin vlerën e mbi 80 miliardë lekëve.

Sa i takon rezultatit financiar të konsoliduar, OSHEE Grup parashikon të mbyllë vitin financiar 2023 me një fitim mbi 2.5 miliardë lekë. Ndikim kanë dhënë disa faktorë, veç uljes së humbjeve apo arkëtimeve në rritje, por edhe zëra si: ulja e “shpenzimeve operative” me 20%, reduktimi i shpenzimeve për blerje energjie, etj. Megjithatë, duhet theksuar që OSHEE Group vazhdon të ketë sfidë shlyerjen e detyrimeve të mëdha, të ardhura nga blerja e energjisë elektrike në kushtet e rritjes së çmimeve gjatë krizës energjetike.

25 Shtator

Furnizuesi i Tregut të Lirë, FTL, blen energji për muajin tetor 2023

Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL Sh.A), pjesë e OSHEE Group Sh.A, zhvilloi në datën 25.09.2023, në platformën online të blerjes së energjisë elektrike, procedurën “Blerje energjie për periudhën 01-31 tetor 2023”.

Pjesëmarrësit në procedurë ishin 8 shoqëri si më poshtë :

 ENER TRADE SH.P.K

NOA ENERGY TRADE SH.P.K

EZ-5 ENERGY SH.P.K

AYEN ENERGY TRADING SH.A

ReNRGY TRADING GROUP SH.P.K

GSA SH.P.K

PROINFINIT CONSULTING SH.P.K

FUTURE ENERGY TRADING AND EXCHANGE DINAMICS SH.P.K

NĂ« kĂ«tĂ« procedurĂ« u kontraktua  sasia prej 4,464 MWh, me çmim 116.50 Eu/MWh dhe vlerĂ« totale 520,056.00 Euro.

ShoqĂ«ria fituese u shpall  â€śENER TRADE”  SH.P.K.

13 Shtator

Theth, ndërhynë në rrjetin e energjisë, procedohen penalisht 6 subjekte private

OSSH Shkodër ka kryer një aksion blic në zonën e Thethit, me fokus bizneset e zonës, duke u bazuar mbi të dhënat e humbjeve në zonë.
Nga kontrollet e ushtruara, në bashkëpunim me forcat e rendit u kapën në flagrancë 5 subjekte private, me aktivitet “bujtina”. Nga verifikimi rezultoi se vidhnin energji elektrike me linjë të dytë.
Një subjekt privat “pulari” në Shkodër u zbulua se vidhte energji elektrike, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë tek një tjetër abonent që kundërshtonte punonjësit e OSSH të hynin në ambjent për të kryer faturimin.
OSSH ka intensifikuar kontrollet në sistemin e matjes së energjisë elektrike, me qëllim zbulimin e keqbërësëve me rrjetin, duke mos toleruar askënd, pavarësisht llojit të aktivitetit.
Të gjitha rastet e proceduara në prezencë të policisë i kaluan për gjykim të mëtejshëm institucioneve kompetente.
OSHEE Group i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë dhe të denoncojnë çdo rast në numrin e cel: 069 414 1001 whatsapp/viber