Back
16 Dhjetor

Shqipëri-Kosovë, nis operimin blloku i përbashkët rregullues dhe linja 400 kV, Balluku: Një gur kilometrik në historinë elektro-energjitike shqiptare

Shqipëria dhe Kosova finalizojnë me sukses një hap të rëndësishëm në sektorin elektro-energjetik. Nga dita e sotme, nis operimi i pavarur i Kosovës, si zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë, si dhe nis nga funksionimi linja e transmetimit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë.

Bashkëpunimi mes Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe KOSTT në Kosovë kanë dakortësuar mes tyre krijimin e bllokut Shqipëri-Kosovë, i quajtur ndryshe si “AK”, i cili do të sjellë aplikimin e një koncepti të ri të operimit të sistemit elektro-energjetik shqiptarë, ku së bashku me Bursën e Energjisë “ALPEX”, do të nxisë zhvillimin e përbashkët të tregut të energjisë në të dyja vendet.

Kryeministri, Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, drejtori i OST, Skerdi Drenova, si dhe përfaqësues të Bordit Drejtues të KOSTT ishin të pranishëm në nisjen e operimit të bllokut të përbashkët rregullues dhe linjës 400 kV.

“Dita e sotme shënon përmbylljen e një rrugëtimi të gjatë dhe të një pune të palodhur të të dy vendeve tona, me qëllim rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së sistemeve elektro-energjetike drejt integrimit të tyre edhe në nivelin rajonal dhe europian”, u shpreh drejtori i OST duke shtuar se nga sot nis operimi edhe i linjës 400 kilovolt, Koman-Kosova B.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e cilësoi finalizimin e këtyre dy proceseve si një gur kilometrik në zhvillimin energjetik për të dyja vendet. “Krijimi i këtij blloku të ri, midis KOSTT dhe OST, nuk sjell vetëm këtë zhvillim të rëndësishëm, por krijon një panoramë të re energjetike për vendin, duke rritur sigurinë energjetike, duke krijuar një treg të përbashkët, i cili do na ndihmojë të dyja palëve që të jemi konkurrentë në rajon dhe ndoshta duke krijuar kështu edhe rezerva, të cilat do të jenë të rëndësishme për secilën palë, por do të menaxhohen dhe në mënyrë të përbashkët”, u shpreh Balluku.

Përmes një sërë investimesh të realizuara dhe disa të tjera që pritet të nisin shumë shpejt, siç është mes të tjerash, ndërtimi i dy parqeve fotovoltaike, sektori energjetik në Shqipëri ka hedhur hapa të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve prodhuese.

“Shqipëria tashmë ka linja interkoneksioni të rëndësishme në operim dhe po përgatitemi për të futur edhe një tjetër shumë shpejt. Ky investim i ri, i cili bëhet operativ, na jep mundësi që ne të jemi jo thjesht një vend i bazuar në burimet energjetike të rinovueshme, të cilat tashmë janë shumë të kërkuara nga i gjithë tregu europian për shkak të balancimit të kuotave të karbonit, por na bën gjithashtu një fuqi eksportuese. Kjo është diçka që ne prej kohësh kemi kërkuar që të arrijmë. Kjo është diçka që së bashku me ndërtimin e Skavicës, së bashku me ndërtimin e parqeve energjetike fotovoltaike do të na japë mundësinë për të tregtuar energjinë e prodhuar në vend dhe për të balancuar në të ardhmen të gjitha rezervat tona, të cilat do të menaxhohen për shkak të krijimit të këtij blloku në mënyrë të përbashkët me Kosovën”, nënvizoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Më në fund ja kemi dalë ta arrijmë këtë ditë, u shpreh kryeministri Rama, duke sjellë në vëmendje të gjithë pengesat të cilat vonuan operimin e këtij projekti.

“Fundi i kësaj historie përmes shtypjes së një butoni të vetëm, i jep jetë sot një hapësire të përbashkët të integruar energjetike mbarë shqiptare. Një hapësirë e pavarur, në një treg sigurisht më të gjerë rajonal, që njëherazi është dhe një hallkë themelore e një sistemi edhe më të madh e të gjerë, siç është sistemi mbarë europian i transmetimit të energjisë. Vënia në operim e linjës 400kV do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm pozitiv në sigurinë e operimit të sistemit elektro-energjitik shqiptar dhe njëkohësisht do të rrisë konsiderueshëm kapacitetin e rrjetit interkonektiv të OST”, u shpreh mes të tjerash kreu i qeverisë.

Përfaqësuesit e KOSTT, përmes një lidhje online, e cilësuan ditën e sotme si historike pasi shënon një arritje të madhe për të dyja vendet, teksa nënvizuan rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit duke krijuar mundësinë që të dyja vendet të jenë një bllok i fuqishëm në rajon.

27 Nëntor

Rrjet i ri elektrik në Fushë Krujë, 40 mijë banorë përfitojnë cilësi më të mirë furnizimi me energji.

Rreth 40 mijë banorë në zonën e Fushë Krujës dhe fshatrat përreth përfitojnë tashmë cilësi më të mirë të furnizimit me energji elektrike në sajë të investimit që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka realizuar për rrjetin e ri elektrik në këtë zonë. Për gati 40 vjet, edhe pse zona është zgjeruar ndjeshëm për shkak të lëvizjeve demografike, nuk është bërë asnjë investim duke bërë që banorët të furnizoheshin me energji elektrike përmes rrjetit 6 kilovolt.

Përmes një investimi prej afro 8 milionë dollarë është bërë e mundur  ndërtimi i rrjetit të ri elektrik 20 kilovolt duke transformuar rrënjësisht cilësinë e furnizimit, si dhe duke mbuluar nevojat e banorëve dhe bizneseve, të cilat ushtrojnë aktivitetin në këtë zonë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Administratorin e OSHEE, Adrian Çela, deputetin Rrahman Rraja dhe kryetarin e Bashkisë së Krujës, Artur Bushi kanë inspektuar nga afër investimin e kryer dhe janë njohur me impakti  që ka ai për zonën.

“Janë investuar rreth 8 milionë dollarë, ku përfshihen linja 110/20 kilovolt, ndërtimi i 120 kabinave, 40 kilometra kabull i rrjetit 20 kilovolt si dhe 130 kilometra linjë e tensionit të ulët. Faza e dytë e investimit, që ne kemi filluar do përfshijë ndërtimin e nënstacionit definitiv të Fushë-Krujës. Kemi bërë shpronësimin dhe jemi në procedurën e shpalljes së prokurimit, si dhe ndërtimi 5 fidera të tjerë”, sqaroi Administratori Çela duke theksuar se në fazën e dytë të investimit parashikohet edhe instalimi i matësave inteligjentë duke rritur në këtë mënyrë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, tha se vetëm një vit më parë në këtë zonë cilësia e furnizimit me energji elektrike ishte një ndër shqetësimet kryesore të banorëve, teksa theksoi se investimet të cilat po realizohen janë investime të mirëstudiuara dhe që garantojnë një mbulim të gjithë zonës.

Përmirësimi i rrjetit shpërndarës, por edhe ndërhyrjet e tjera që po bëhen, nënvizoi ministrja Balluku, janë rezultat i përformancës së kompanisë, ndërsa shtoi se investimet që po bëhen për diversifikimin e burimeve të energjisë elektrike duke ndërtuar dy parqe të mëdha fotovoltaikë siç është ai i Karavastasë dhe ai i Spitallës, do të rrisin ndjeshëm kapacitetet duke reduktuar importin e energjisë.

“Unë ndodhem këtu vetëm pak ditë pasi ne kemi hapur ankandin e dytë të fotovoltaikëve, i cili ndodhet këtu afër jush në zonën e Spitallës, një zonë industriale. Ndërtimi i këtij parku energjetik 100 megavat, dhe 140 mega që po ngremë në Karavasta, e bën edhe më të lehtë uljen e sasisë së importit, duke i dhënë kështu mundësi OSHEE-së për të investuar edhe më tej në përmirësimin e rrjetit shpërndarës”, u shpreh Balluku, duke theksuar se në sajë të këtyre investimeve janë reduktuar ndjeshëm edhe ankimimet nga ana e qytetarëve.

Qarku i Durrësit, për shkak edhe të situatës së vështirë që kaloi si pasojë e tërmetit është duke marrë një vëmendje të shtuar nga Qeveria Shqiptare ku aktualisht janë duke u zbatuar një sërë projektesh duke ju përgjigjur nevojave të qytetarëve.

“Kjo nuk është e vetmja punë që po bëhet në bashkinë e Krujës. Ujësjellësi gjithashtu po ecën dhe është drejt përfundimit. Qarku i Durrësit është një kantier i madh, ndoshta kantieri më i madh që ne kemi në Republikën e Shqipërisë, pasi janë të integruara të gjitha. Është duke u punuar me ritme shumë të forta për t’ju përgjigjur të gjithë zhvillimit që po ndodh në qarkun e Durrësit. Dhe kjo është diçka shumë e mirë dhe të gjithë së bashku besoj se do ja dalim”, theksoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Për kryebashkiakun Bushi e investimi në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike është një ndër premtimet e mbajtura dhe që është mirëpritur nga banorët, ndërsa shtoi se përfundimi  projekteve, të cilat janë në zbatim e sipër do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e banorëve të kësaj bashkie.

03 Nëntor

Shqipëria ngjitet me 30 vende në renditjen globale për qëndrueshmërinë energjetike, Balluku: Vlerësim i rëndësishëm për progresin e bërë

Shqipëria ngjitet me 30 vende në renditjen globale për qëndrueshmërinë energjetike, Balluku: Vlerësim i rëndësishëm për progresin e bërë Shqipëria shënon një progres të rëndësishëm në renditjen globale për qëndrueshmërinë energjetike. Në indeksin e publikuar për vitin 2020 nga ana e Këshillit Botëror të Energjisë, Shqipëria renditet në vendin e 43 mes 108 shteteve, duke fituar 30 pozicione në krahasim me vitin e kaluar.

“World Energy Trilemma Index” mat qëndrueshmërinë energjike të një shteti, duke u bazuar në tre shtylla kryesore: sigurinë energjetike, barazinë dhe qëndrueshmërinë ambientale. Në indeksin e këtij viti, Shqipëria renditet e para mes vendeve të rajonit, ndërkohë që pozicionohet në vend të 4-t në glob në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale, duke u renditur pas Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cilëson këtë vlerësim si një moment krenarie, e cila reflekton dukshëm progresin që ka bërë vendi ynë në këtë sektor.

“Një vlerësim që na bën krenarë. Shqipëria renditet e para, mes vendeve të rajonit, në indeksin i cili pasqyron renditjen globale të qëndrueshmërisë energjetike, publikuar nga Këshilli Botëror i Energjisë. Kemi rikuperuar 30 pozicione krahasuar me një vit më parë, duke shënuar një progres të dukshëm. Shqipëria renditet në vendin e 43 në botë ndër 108 ekonomi, teksa pozicionohemi në vendin e 4 në glob në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale. “World Energy Trilemma Index” mat qëndrueshmërinë energjetike të një shteti duke u bazuar në tri shtylla kryesore: sigurinë energjetike, barazinë dhe qëndrueshmërinë ambientale”, shkruan ministrja Balluku në rrjetin social.

Sipas raportit, Shqipëria merr më shumë pikë në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale dhe në atë të barazisë. Në indeksin e Këshillit Botëror të Energjisë për vitin 2020, Zvicra renditet e para e ndjekur nga Suedia dhe Danimarka.

Shqipëria është ndër të pakta vende në botë e cila prodhon 100% energji të rinovueshme. Në muajin korrik të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nënshkroi marrëveshjen me kompaninë Voltalia, e cila u përzgjodh fituese përmes një ankandi tejet transparent, për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Karavastasë. Një park i cili do të ketë një kapacitet të instaluar prej 140 megavat energji dhe që do të prodhojë po ashtu energji të rinovueshme. Realizimi i këtij projekti do të jetë një tjetër hap i rëndësishëm në drejtim të rritjes së sigurisë energjetike dhe diversifikimit të burimeve energjetike, çka është dhe një ndër prioritetet e programit qeverisës.

Shumë shpejt do të hapet gara edhe për ndërtimin e një parku tjetër fotovoltaik në zonën e Spitallës duke hedhur kështu hapa të rëndësishëm drejt objektivit për diversifikimin e burimeve të energjisë.

Shqipëria shënon një progres të rëndësishëm në renditjen globale për qëndrueshmërinë energjetike. Në
indeksin e publikuar për vitin 2020 nga ana e Këshillit Botëror të Energjisë, Shqipëria renditet në vendin
e 43 mes 108 shteteve, duke fituar 30 pozicione në krahasim me vitin e kaluar.
“World Energy Trilemma Index” mat qëndrueshmërinë energjike të një shteti, duke u bazuar në tre
shtylla kryesore: sigurinë energjetike, barazinë dhe qëndrueshmërinë ambientale. Në indeksin e këtij
viti, Shqipëria renditet e para mes vendeve të rajonit, ndërkohë që pozicionohet në vend të 4-t në glob
në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale, duke u renditur pas Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cilëson
këtë vlerësim si një moment krenarie, e cila reflekton dukshëm progresin që ka bërë vendi ynë në këtë
sektor.
“Një vlerësim që na bën krenarë. Shqipëria renditet e para, mes vendeve të rajonit, në indeksin i cili
pasqyron renditjen globale të qëndrueshmërisë energjetike, publikuar nga Këshilli Botëror i Energjisë.
Kemi rikuperuar 30 pozicione krahasuar me një vit më parë, duke shënuar një progres të dukshëm.
Shqipëria renditet në vendin e 43 në botë ndër 108 ekonomi, teksa pozicionohemi në vendin e 4 në glob
në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale. “World Energy Trilemma Index” mat qëndrueshmërinë
energjetike të një shteti duke u bazuar në tri shtylla kryesore: sigurinë energjetike, barazinë dhe
qëndrueshmërinë ambientale”, shkruan ministrja Balluku në rrjetin social.
Sipas raportit, Shqipëria merr më shumë pikë në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale dhe në atë të
barazisë. Në indeksin e Këshillit Botëror të Energjisë për vitin 2020, Zvicra renditet e para e ndjekur nga
Suedia dhe Danimarka.
Shqipëria është ndër të pakta vende në botë e cila prodhon 100% energji të rinovueshme. Në muajin
korrik të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nënshkroi marrëveshjen me kompaninë
Voltalia, e cila u përzgjodh fituese përmes një ankandi tejet transparent, për ndërtimin e parkut
fotovoltaik të Karavastasë. Një park i cili do të ketë një kapacitet të instaluar prej 140 megavat energji
dhe që do të prodhojë po ashtu energji të rinovueshme. Realizimi i këtij projekti do të jetë një tjetër hap
i rëndësishëm në drejtim të rritjes së sigurisë energjetike dhe diversifikimit të burimeve energjetike, çka
është dhe një ndër prioritetet e programit qeverisës.
Shumë shpejt do të hapet gara edhe për ndërtimin e një parku tjetër fotovoltaik në zonën e Spitallës
duke hedhur kështu hapa të rëndësishëm drejt objektivit për diversifikimin e burimeve të energjisë.

23 Tetor

Investim 2.2 mln euro në nënstacionin e Kasharit, Balluku: Rrisim kapacitetet e furnizimit me energji, mbështetje për bizneset në zonën industriale

Zhvillimi i vrullshëm ekonomik i zonës industriale në të dy krahët e autostradës Tiranë – Durrës është shoqëruar në mënyrë të pashmangshme edhe me rritjen e vazhdueshme të kërkesës për furnizim me energji elektrike. OSHEE i është përgjigjur kësaj situate të re, me një investim të rëndësishëm në vlerën e 2.2 milionë eurove, për fuqizimin e Nënstacionit elektrik të Kasharit.

Nënstacioni i Kasharit, ndërtuar në vitin 2004 konsiderohet një vepër strategjike e rëndësisë së veçantë pasi furnizon me energji 23 fidera 20kV të shtrira në zonën industriale përgjatë autostradës, Yzberishtit, Kashar dhe deri në zonën e Kamzës, dhe prek rreth 140 mijë banorë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga Administratori i OSHEE, Adrian Çela dhe Drejtori Rajonal i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), Klevis Jahja inspektuan punimet që po kryhen në këtë nënstacion.

“Ky nënstacion së bashku me Selitën dhe Autotraktorët janë tre nënstacionet më të rëndësishëm për nga kapaciteti, fuqia apo numrit të klientëve që furnizojnë, që ka aktualisht OSHEE. Faza e parë që kemi përfunduar na lehtëson shumë në periudhën e dimrit, sidomos gjatë festave të fundvitit, e cila është një nga periudhat më të ngarkuara. Faza e dytë pritet të mbarojë në muajin mars”, informoi administratori Çela.

Drejtori Rajonal i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Klevis Jahja bëri të ditur se përmes këtij investimi krijohet mundësia që të rikonfigurohet edhe i gjithë rrjeti ekzistues. “Shumë shpejt brenda këtij viti do të fillojmë dhe ndërtimin e dy linjave të reja, që heqin një pjesë të zonës 6 kilovoltsh nga ana e Kasharit. Gjithashtu na jep një mundësi që për të dy linjat për zonën industriale të kemi një pikë shpërndarje, në mënyrë që të bëjmë unazimin e këtyre, që edhe në rast defektesh përgjigja ndaj mungesës së energjisë të jetë sa më e shpejtë dhe të mos ndikojë në zhvillimin normal të aktivitetit”, u shpreh Jahja.

Duke vlerësuar rëndësinë që ka ky nënstacion, ministrja Belinda Balluku tha se është shumë e rëndësishme që ky investim jo vetëm t’ju përgjigjet kërkesave që kanë abonentët aktualisht, por të mbulojë nevojat duke ju përgjigjur zhvillimit të zonës në të ardhmen.

“Po punohet prej kohësh për të rehabilituar këtë nënstacion, i cili mban ngarkesën kryesore të gjithë pjesës industrial, në të dyja anët e autostradës Tiranë-Durrës, por sigurisht edhe pjesën e banorëve të zonës. Në këtë nënstacion ne akomodojmë rreth 140 mijë banorë. Investimi është mjaft i rëndësishëm, jo vetëm për të rritur cilësinë e shërbimit, që ne u ofrojmë abonentëve tanë, por edhe për t’u dhënë mbështetje të gjithë bizneseve, që janë të lidhur në këtë nënstacion. Për më tepër investim i ri do të sigurojë edhe kapacitete të reja për të ardhmen”, deklaroi Balluku.

Edhe ky nënstacion është i lidhur me sistemin SCADA, i cili krijon mundësinë e komandimit në distancë si dhe bën të mundur ndërhyrjen në kohë për të riparuar çdo avari të mundshme.

Ministrja Balluku theksoi rëndësinë që ka ky sistem, i cili po aplikohet gjerësisht tashmë në investimet e agjencive në varësi të MIE: “Sistemin SCADA ne kemi filluar ta aplikojmë edhe në sistemin e ujësjellësave dhe kjo është shumë e rëndësishme pasi jep të njëjtin efekt, na tregon momentin e avarisë ku ndodhet, na jep mundësi që të ndërhyjmë menjëherë pa marrë kohë të gjatë dhe pa i lënë abonentët tanë jashtë shërbimit. Kështu që automatizimi i të gjitha rrjeteve, qofshin atyre elektrikë, qoftë ato të furnizimit me ujë është shumë i rëndësishëm për ne”, u shpreh Balluku.

Investimi në Nënstacionin e Kasharit është i ndarë në tre faza, ku faza e parë ka përfunduar me vendosjen e transformatorit të ri 50 MVA, traktit 110kV dhe kanaleve për kabllot përkatëse duke bërë të mundur rritjen me 50% të kapaciteteve të këtij nënstacioni.

Aktualisht është faza e dytë e punimeve, në bashkëpunim me Bankën Botërore, ku përfshihet zëvendësimi të gjitha pajisjeve të brendshme të nënstacionit, me çela të reja, krijimin e infrastrukturës së sigurtë për shtrimin e fiderave deri në dalje të nënstacionit.

Faza e tretë e investimit në këtë nënstacion parashikon nga ana e OSSH Tiranë ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të mesëm 20kV që del nga nënstacioni, duke i lidhur me fiderat e nënstacioneve të tjera, me qëllim rritjen e sigurisë, krijimin e skemave unazë dhe minimizimin e kohës së defekteve.

06 Tetor

Ministrja Balluku nënshkruan me kompaninë amerikane Bechtel, Memorandumin e Bashkëpunimit për HEC Skavica

Projekti i Qeverisë Shqiptare për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës ka gjetur mbështetjen e Qeverisë Amerikane, e cila ka shprehur angazhimin e drejtpërdrejtë, për të mbështetur Shqipërinë në këtë iniciativë kaq të rëndësishme.

Nënshkrimi i Memorandumit

Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit Ekonomik për Projektet dhe Blerjet, mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së SHBA-vë, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe përfaqësuesi i kompanisë Bechtel, Justin Siberell, President i Rajonit të Europës dhe Lindjes së Mesme, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe Nënsekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për Bashkëpunimin në lidhje me Projektin e HEC Skavicë.

Në dokumentin e nënshkruar theksohet rëndësia e Projektit të HEC Skavica, si një projekt me interes kombëtar, i cili do të mundësojë që Shqipëria të krijojë pavarësi të plotë nga importimi i energjisë dhe do ta pozicionojë vendin tonë si qendër energjie për rajonin.

Memorandumi vlerëson përvojën unike dhe të zgjeruar të Bechtel në projektimin dhe zbatimin e zgjidhjeve inxhinierike novatore si dhe të financimit të nevojshëm për realizimin e këtij projekti kompleks, zgjidhje të cilat nuk janë zbatuar ende në Shqipëri.

Përmes nënshkrimit të këtij Memorandumi Bashkëpunimi, palët angazhohen të punojnë së bashku në të gjitha fazat e këtij procesi për të gjetur zgjidhje të përshtatshme për realizmin e këtij projekti me rëndësi kombëtare. Palët kanë shprehur interes gjithashtu, që krahas bashkëpunimit të tyre në fushat e projektimit dhe zbatimit të punimeve, të trajtojnë edhe financimin e duhur të Projektit, që të jetë i pranueshëm për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompania Bechtel do të përgatisin dhe miratojnë bashkarisht Planin e  Veprimit për zbatimin e Projektit, i cili do të përfshijë edhe statusin aktual të dokumentacionit teknik të projektit, planin e veprimtarive të projektit, modelet e propozuara të financimit, drejtuesit e veprimtarive të projektit dhe afatet për zbatimin e suksesshëm të Projektit.

Ndërtimi i HEC Skavicës është një projekt madhor me impakt jo vetëm në sistemin elektro-energjetik, por edhe në ekonominë kombëtare të vendit. Ky projekt do të sigurojë optimizimin e Kaskadës së Drinit, eliminimin e përmbytjeve në zonën e fushë Shkodrës dhe fushë Lezhës, si dhe rritjen e sigurisë dhe efiçencës në veprat hidrike në HEC-et ekzistuese të kaskadës.

01 Tetor

Nënstacioni i Kombinatit, tjetër shembull i transformimit të sistemit elektroenergjetik.

Nënstacioni i ri i Kombinatit, 110/20 kV, në Tiranë, është një tjetër investim madhor prej 11 milionë dollarë, shembull domethënës i transformimit, në sistemin elektroenergjetik shqiptar. I ndërtuar që në vitin 1953, por i lënë në harresë pa asnjë investim, nënstacioni i Kombinatit kishte degraduar plotësisht, duke cenuar cilësinë e furnizimit me energji elektrike të një zone kryesore të kryeqytetit.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në terren për të parë nga afër investimin e ri dhe fillimisht u ndal në ngrehinën e vjetër, e cila përveç pajisjeve të amortizuara nga koha, është shembur pjesërisht nga kushtet e rënduara atmosferike.

“Ne kemi vendosur që ta ruajmë këtë objekt që është në pronësi të OSHE-së dhe të bëjmë një rikonstruksion, por pa prishur fasadën dhe dukjen, pasi mendojmë të ndërtojmë muzeun me të gjitha nënstacionet e vjetra. Kjo ndërtesë është prodhim i vitit ’53-të, nuk ka ndryshuar e nuk ka pësuar asnjë investim që nga ai vit. Po mendojmë ta përfshijmë edhe në planin e zhvillimit të zonës, megjithatë është diçka që duhet ta diskutojmë me arkitektët,” – u shpreh Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Nënstacioni i ri do të garantojë cilësi e lartë furnizimi me energji elektrike për afro 120 mijë banorë, ndërsa në sajë të pajisjeve të teknologjisë së fundit është i mundur monitorimi dhe operimi i nënstacionit në distancë, online, përmes sistemit SCADA. Ministrja Balluku shpjegoi se nënstacioni i ri shërben si rregullator për të gjitha zonat e tjera. “Ky është investim 11milionë dollarë, që është bërë nga OSSHE-ja. Nënstacioni i ri është me të gjitha parametrat teknike për të mbuluar jo vetëm nevojat e zonës, ku kemi 120 mijë banorë, që shërbehen nga ky nënstacion, por ky është edhe një stacion rregullator për të gjitha zonat e tjera.”

Inxhinieri i nënstacionit u shpreh se kapaciteti i tij i fuqishëm do të plotësojë të gjitha nevojat për furnizim me energji të një zone në zhvillim të vazhdueshëm. “Ka një kapacitet 100Mega, duke iu përgjigjur të gjitha kërkesave aktuale, por dhe në vazhdimësi të të gjithë projekteve të zhvillimit që do të ketë kjo zonë. Rrjeti ka qenë i amortizuar për më shumë se 30 vjet, duke mos iu përgjigjur të gjitha kërkesave për energji që ka pasur zhvillimi i zonës. Kapaciteti i tij do të japi një mundësi edhe sistemit elektrik të Tiranës, për nënstacionin e Selitës dhe të Kasharit dhe do të zëvendësoje të gjithë rrjetin e tensionit të mesëm, rreth 85 km linjë tension të mesëm për zonën e Kombinatit, zonën industriale të Vaqarit, duke vazhduar në Sharrë dhe Yzberisht.”

Mbi të gjitha, ky investim përgjysmon humbjet e energjisë elektrike duke e zbritur nga 17%, në vetëm 5% e duke hedhur kështu një hap tjetër të rëndësishëm drejt objektivit të vendosur, uljen e mëtejshme të humbjeve të energjisë në rrjetin e shpërndarjes. “Në dhjetor, – tha Drejtori i OSHEE-së, Adrian Çela, – ne arrijmë në 4%. Ky nënstacion na heq një problematikë që kemi pasur për shumë kohë, sepse na lehtëson punën më 31 dhjetor, që është dita me ngarkesën më të madhe. Me këtë nënstacion, ne balancojmë ngarkesat, sepse me nënstacionin e vjetër nuk kishim më kapacitet, ishim në limite. Ky dhe nënstacionet e tjera që po ndërtohen në Tiranë na ndihmojnë në balancimin e energjisë.”

Situata aktuale në sistemin elektroenergjetik të vendit, nënvizoi Kryeministri Rama, nuk ka të krahasuar me atë që ishte para 7 vitesh, ndonëse mbetet ende shumë për të bërë. “Çështja është që, mesa vë re unë, njerëzit kanë harruar që rrinin në radhë me orë nëpër bodrume, ose në mes të shiut, për të paguar dritat. Paguanin edhe për ata që nuk paguanin. Sot ende nuk është aty ku duhet të jetë sepse ka akoma shumë për të bërë, por s’ka asnjë krahasim të mundshëm me çfarë ishte para 7 vitesh. Jemi në një fazë komplet tjetër të historisë të zhvillimit të vendit, ku ndarja ime me ata që janë në të drejtën e tyre që të kritikojnë dhe bëjnë zgjedhjen e tyre dhe shajnë, është që le të flasim për deficencat qe kemi në raport me të ardhmen, por në raport me te shkuarën, këtu nuk bëhet fjalë. Habitem sesi mund të flasin njerëzit, “në këto 7 vjet e rrënuat këtë popull”, “në këto 7 vjet e varfëruat këtë popull”, kur në fakt në çdo fushë, por energjia është simbol, para 7 vitesh nuk ishim fare në Europë. Tani jemi në Europë. Jemi një vend me probleme, por jemi në Europë. Dhe jemi jo për faktin për çfarë kemi bërë, por për rrugën që kemi hapur dhe sigurisht është rrugë e gjatë. Por e kemi hapur këtu, me tekstet e shkollave, me sistemin shëndetësor, me kontributet direkte, jo vetëm shtetërore, por edhe të fondeve europiane që më në fund kemi arritur t’i thithim me sukses, për bujqësinë, me gjithë sektorin e infrastrukturës dhe energjisë e me radhë. Një vend me probleme, një vend me halle, me sfida, por jemi në Europë. Para 7 vitesh kemi qenë në një pikë të planetit që zor ta gjesh.”

12 Shtator

Asistenca amerikane ndihmon OSHEE të reduktojë humbjet në tre rajone problematike

Shkodër – 11 Shtator 2020 – Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike z.Adrian Çela, bashkë me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Zj. Yuri Kim, ishin në Shkodër ku panë nga afër rezultatet e arritura në kuadër të projektit pilot që Operatori i Shpërndarjes po zbaton me asistencën e USAID për përmirësimin e performancës në zonat më problematike.

Në kuadër të këtij projekti, OSHEE Group Sh.A me konsulencën e vazhdueshme të Tetra Tech ka ndërmarrë një planveprimi për realizimin e treguesve të humbjeve/arkëtimeve duke aplikuar investime/ndërhyrje me kosto të ulët dhe përmirësim të eficencës operacionale. Në fazën e parë, projekti është përqëndruar në rajonin e Shkodrës për tu zgjeruar më pas edhe në atë të Vlorës dhe të Durrësit. Administratori Çela dhe ambasadorja Kim ndoqën konkretisht një dite të zakonshme pune, ku grupet e OSHEE po zhvendosnin sistemet e matjes së energjisë sipas kushteve optimale teknike.

Kliko këtu për materialin e plotë.

09 Shtator

OST investim 1 milionë USD në Nënstacionin e Ibës, Balluku: Përfitojnë 5 mijë abonentë, i përgjigjet zhvillimit të zonës për 10 vitet e ardhshme

Në nënstacionin elektrik të Ibës ka përfunduar investimi me vlerë afro 1 milion dollarë, i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, duke rritur në këtë mënyrë sigurinë energjetike, si dhe duke modernizuar sistemin e menaxhimit të këtij nënstacioni, përmes instalimit të pajisjeve që garantojnë komandimin në distancë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga administratori i OST, Skerdi Drenova inspektuan investimin e bërë, nga i cili përfitojnë cilësi më të mirë të furnizimit me energji elektrike afro 5 mijë abonentë.

Administratori i OST bëri të ditur se nënstacioni i ndërtuar në vitet ’70-të, i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë, i cili i jep tashmë këtij nënstacioni një rol kyç.  “Nga një nënstacion fundor tashmë bëhet një nënstacion, që është një nyje transformuese, e cila do furnizojë zonat përreth, por njëkohësisht do të lehtësojë çdo akomodim të mundshëm, që mund të ndodhë gjatë punëve operative. Është ndryshuar totalisht gjithçka nga ana 110-she. I gjithë investimi është bërë që këtu të kemi sigurinë e transmetimit dhe kjo siguri transmetimi do ndihet shumë në të gjithë konsumatorët”, u shpreh administratori Drenova.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se ndërhyrja e bërë në nënstacionin e Ibës, jo vetëm mbulon nevojat aktuale të zonës, por është parashikuar që t’i përgjigjet edhe zhvillimeve të pritshme në zonën lindore të Tiranës në 10 vitet e ardhshme.

“Mos harrojmë dy elementë kryesorë, që këto investime kanë. E para dhe më e rëndësishmja është se kemi rritur sigurinë energjetike, çka është edhe synimi, duke nisur nga prodhuesi, tek transmetuesi dhe deri tek shpërndarja. Nga ana tjetër duhet të themi, që kemi automatizuar sistemet. Automatizimi sistemeve na sjell sot para një pozite shumë të fortë nga ajo e së shkuarës, pasi ju sot arrini dhe manovroni gjithçka në distancë. Edhe tek ky nënstacion kemi instaluar sistemin SCADA”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se investimet në sektorin energjetik do të vijojë me qëllim jo vetëm modernizimin e sistemit, por duke pasur në fokus uljen e nivelit të humbjeve të energjisë në rrjet. “Kemi pasur një fokus tek energjia. Po bëhen çdo ditë dhe më shumë investime të rëndësishme, të cilat do të ndikojnë minimalisht edhe për një dekade, pasi janë të mirë studiuara dhe është shumë e rëndësishme për ne, që të ofrojnë edhe më shumë mundësi për akomodimin e kapaciteteve, të cilat do jenë të nevojshme në të ardhmen. Mos harrojmë faktin, që synimi jonë kryesor, i cili padyshim i takon shpërndarjes, por mbështetet edhe nga ju fuqishëm, është ulja e humbjeve në sisteme”,  u shpreh ministrja Belinda Balluku.

Rritja e cilësisë së furnizimit dhe skemës së linjave të transmetimit në nënstacionin e Ibës sigurohet si  rezultat i zëvendësimit të pajisjeve të amortizuara dhe të dala jashtë funksioni, me pajisje të reja dhe të kohës. Gjithashtu rikonstruksion i plotë i rrugëve hyrëse dhe të brendshme të nënstacionit, krijon kushte optimale për hyrjen e mjeteve në raste ndërrimi ose riparimi të pajisjeve.

04 Shtator

Investimi 8 milionë euro, OST dhe OSHEE me projekt të integruar përmirësojnë ndjeshëm furnizimin me energji elektrike në zonën e Gjirit të Lalzit

Ministrja Belinda Balluku inspektoi investimet e bëra në ndërtimin e linjës 110 kV dhe nënstacionin elektrik në zonën e Gjirit të Lalzit. Një investim i  përbashkët i OST dhe OSHEE i cili përmirëson cilësinë e furnizimit me energji elektrike për gjithë zonën e bregdetit.

Kliko ketu per materialin e plote

02 Shtator

Vijon rritja e kapacitetit dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike për Tiranën

Tirana shtohet çdo vit me banorë të rinj dhe po ashtu po shtohen investimet në sektorin energjitik, të cilat kanë siguruar rritjen e kapacitetit dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike të kryeqytetit. Nënstacioni energjitik i Uzinës së Autotraktorëve, i cili furnizon me energji një numër të madh banorësh, por edhe fabrikash që ndodhen në zonë, është shndërruar falë investimeve nga një ngrehinë e amortizuar, në një infrastrukturë moderne me teknologji bashkëkohore komandimi dhe monitorimi SCADA.

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Nënstacionin ku është investuar përgjatë viteve të fundit në ndërtimin e fiderave të rinj dhe të kabinave të reja.

“Nënstacioni i Uzinës së Autotraktorëve mbulon një zonë mjaft e rëndësishme, e cila ka një numër të madh banorësh, por nga ana tjetër edhe disa fabrika, të cilat furnizohen nga ne. Këtu jemi në një proces prej thuaje një viti përsa i përket shtimit dhe ndryshimit të pjesës më të rëndësishme, fiderave që kemi patur. Mos harrojmë që këtu kemi trashëguar një rrjet të amortizuar, dhe me punën që kemi nisur, si dhe duke shtuar edhe 4 fiderat e reja supozohet që këtu do të kemi një investim të ri prej 20 kilovolt, ku të gjithë linjat ajrore do të jenë zëvendësuar me fiderat e rinj. Gjithashtu kemi sallën nga e cila kontrollohet i gjithë nënstacioni. Shifrat e investimit synojmë që në fund të këtij viti të arrijnë deri në 13 milionë dollarë. Dua të përmend këtu edhe Bankën Botërore, e cila ka mbështetur këtë investim, ashtu siç ka mbështetur të gjitha investimet në energji në kuadrin të paketës së rimëkëmbjes,”– u shpreh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

I ndërtuar që në vitet ‘60-të, ky nënstacion, ndër më të fuqishmit që administron OSHEE-ja, nuk ka patur asnjë investim përgjatë 30 viteve. Ndërsa së fundmi ka përftuar një investim të rëndësishëm, i konceptuar në tre faza, çka do të rrisë cilësinë dhe sigurinë e furnzimit me energji elektrike të banorëve. Drejtori i Përgjithshëm i OSHEE-së, Ardian Çela shpjegoi se “ky është nënstacioni më i fuqishëm në 174 nënstacione që administron kompania. Është më i madhi dhe me këtë nënstacion furnizohen rreth 211 mijë banorë. Është një nënstacion i ndërtuar në vitet ‘60-të, ku për 30 vite nuk ka patur asnjë investim. Investimi i fundit është ai që e kemi nisur ne para dy vitesh. E kemi ndarë në tre faza, sepse janë investime që shkojnë në mbi 13 milionë dollarë. Deri tani kemi investuar rreth 9 milionë dollarë, ku nga 35 fidra që ka ky nënstacion, ne po eleminojmë të gjithë ato fidera që janë investime të viteve ‘70-të dhe kemi ndërtuar dhe rikonstruktuar rreth 130 kabina, ku më shumë se gjysmën e tyre e kemi kthyer në të automatizuara që komandohen në distance. Ky nënstacion është pjesë e komandimit SCADA dhe monitorohet nga salla e komandimit SCADA që kemi tek drejtoria qendrore. E kemi nisur me 6 nënstacione dhe brenda këtij viti fillojmë dhe përfundon vitin që vjen të gjitha nënstacionet e Durrësit dhe të Tiranës që komandohen me sistemin online. Kjo rrit cilësinë e furnizimit, por edhe sigurinë e furnizimit për banorët. Investimi që ne kemi nisur dhe që mbaron në tremujorin e parë të vitit 2021 përfshin rreth 40 mijë banorë të tjerë, ku do të kemi rreth 6 fidera të rinj dhe 7 të tjerë që do t’i zëvendësojmë dhe do të rikonstruktojmë dhe ndërtojmë rreth 20 kabina të reja. Me këtë, ne do të shkojmë në 54 fidera që do të ndërtohen të gjithë në nivelin 20 kilovolt.”

Ministrja Balluku tha se krahasuar me vitin 2013 është reduktuar ndjeshëm humbja e energjisë. “Duke ju referuar sigurisë enegjitike dhe shpërndarjes duhet të theksojmë që në vitin 2013 humbjet në rrjet i kemi patur 45%,, ndërkohë që sot nga të gjitha llogaritjet jemi ne 21.8%. Ndërkohë që, Drejtori i OSHEE-së Çela tha se synohet që ky vit të mbyllet nën 21 %.

Kryeministri vizitoi sallën ku ndodhej sistemi i kontrollit dhe i monitorimit për të gjithë nënstacionin. Inxhinieri shpjegoi se nga kjo sallë kontrollohen në kohë reale të gjithë parametrat e nënstacionit, ngarkesat aktuale, si dhe bëhen komandimet, në mënyrë që personeli operativ të mos e ketë të nevojshme të dalë jashtë në terren, por të bëhet monitorim online.

Kryeministri Rama theksoi se në vetëm 7 vite janë bërë më shumë investime se në dekada të tëra në sistemin e furnizimit me energji elektrike, si dhe në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm gjithashtu.

“Kjo është zona më e ngarkuar dhe me një popullatë që vazhdon rritet dhe me gjithë sistemin SCADA është absolutisht revolucion, krahasuar me çfarë ishin. Në këto 7 vjet janë bërë më shumë se në dekada të tëra, pasi të gjithë këto janë infrastruktura të trashëguara nga vitet ‘70-të, siç janë dhe ato të ujit. Të gjitha kantieret e ujit tani janë në punë për 55 zona të mëdha urbane të Shqipërisë, janë kantiere për të transformuar rrjete të furnizimit me ujë të viteve ‘60-të, 70-të dhe të fillim viteve ‘80-të. Në të gjitha ato rrjete është bërë mirëmbajtje, por nuk është bërë asnjë investim. Ne nuk kemi patur mundësi të investojmë më parë, sepse kishim gjithë këtë barrë borxhesh dhe barrë gjërash që duhej lehtësuar pak nga pak. Por të imagjinosh që ndërkohë që demografia ka ndryshuar rrënjësisht, që janë rritur konsumatorët në mënyrë eksponenciale në zonat urbane dhe qoftë furnizmi me ujë, qoftë furnizimi me energji i është lënë atyre rrjeteve të ndërtuara në atë kohë për atë lloj numri banorësh dhe për atë lloj konsumi që ishte komplet konsum tjetër është një gjë e paimagjinueshme. Nuk ka patur asnjë strategji, të paktën për t’i bërë hap pas hapi. E kur mendoj se ku do ishim sot, sikur këto që po bëjmë ne të ishin bërë hap pas hapi qysh në krye të herës, është vërtetë për të vënë duart në kokë, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Na mjaftojnë kusuret tona. Kusuret e të tjerëve që nuk i bënë gjërat përpara le t’i mbajnë ata. Ne nuk i mbajmë dot,”- u shpreh Kryeministri