Back
05 Mars

Nis zbatimi i skemave të reja për pagesë me këste të debive, kategoritë përfituese nga reduktimi i kamatës deri në 100%

Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE Group, ka nisur zbatimin e skemave të reja lehtësuese për shlyerjen me këste të detyrimeve nga faturat e energjisë elektrike, të krijuara deri më 31 dhjetor 2024.

Skema e pagesës me këste prek të gjitha kategoritë e klientëve të FSHU, duke patur në fokus të veçantë kategoritë në nevojë, të cilëve u jepet mundësia të lidhin aktmarrëveshje edhe për detyrimet e krijuara në 2025-n.

Kush janë përfituesit?

Aktmarrëveshjet përfshijnë: klientët familjarë me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë, të cilët mund t’i shlyejnë detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2025, duke nisur nga 1,200 lekë çdo muaj, me kusht të mos kenë detyrime të reja të pashlyera për vitin 2026.

Klientët e tjerë familjarë do të paguajnë këste fikse mujore që nisin nga 2,800 lekë për faturat e prapambetura deri më 31 dhjetor 2024, me kusht që të mos kenë krijuar debi të reja për periudhën 2025–2026.

Për të ruajtur një standard të përballueshëm aq sa dhe të drejtë, numri maksimal i kësteve do të jetë jo më shumë se 240 këste.

Në çdo rast klienti ka të drejtë të zgjedhë një këst pagese, me vlerë më të lartë se vlera minimale, duke iu përmbajtur kushtit prej maksimumi 240 këstesh.

Për kategoritë buxhetore dhe jo-buxhetore, skema e akt-marrëveshjeve parashikon përfshirjen e të gjithë detyrimit në marrëveshje, me numrin e kësteve të përcaktuar sipas vlerës së debisë për faturat e prapambetura deri më 31 dhjetor 2024, me kusht që të mos kenë krijuar debi të reja për periudhën 2025–2026.

Numri i kësteve           Vlera e detyrimit

24 këste           100,000 – 500,000 lekë

48 këste           500,001 – 1,000,000 lekë

60 këste           1,000,001 – 5,000,000 lekë

84 këste           5,000,001 – 10,000,000 lekë

120 këste         mbi 10,000,000 lekë

Skema “speciale”

OSHEE GROUP ka miratuar dhe një skemë të veçantë për  faturat korrektive, faturat përmbledhëse dhe sistemuese, rastet e demontimit apo testimit të matësit, energji të akumuluar në mates.

Këto mund të likuidohen me deri në 24 këste. Nëse debia e akumuluar paguhet me një këst, përfitohet ulje e kamatvonesës.

Reduktimi i kamatëvonesave

OSHEE Group ka miratuar gjithashtu reduktime të kamatëvonesave për klientët që zgjedhin shlyerjen e të gjithë detyrimit me një këst të vetëm:

•           Klientët familjarë përfitojnë reduktim në masën 70% të kamatëvonesës.

•           Klientët jofamiljarë (buxhetorë dhe jobuxhetorë), përfitojnë reduktim në masën 50%.

•           Biznesi i vogël, përfiton falje të plotë (100%) të kamatëvonesës, nëse likuidon të gjithë detyrimin menjëherë.

Kushtet për Pjesëmarrje në Skemat Lehtësuese dhe Rregullat e Zbatimit

Për të përfituar nga skemat lehtësuese të miratuara nga OSHEE Group, klientët debitorë duhet t’i kenë shlyer detyrimet e vitit 2025 dhe në vijim, përpara nënshkrimit të marrëveshjes për detyrimet e prapambetura deri më 31 dhjetor 2024.

Me nënshkrimin e marrëveshjes, klienti duhet të kryejë pagesën e këstit të parë brenda 7 ditëve kalendarike dhe më pas të vijojë me pagesa mujore të rregullta deri në shlyerjen e plotë të detyrimit.

Këto masa përfaqësojnë një shprehje konkrete të angazhimit social të OSHEE Group për të mbështetur qytetarët në përballimin e vështirësive financiare dhe për të krijuar një marrëdhënie më të drejtë dhe të qëndrueshme me klientët.

Njëkohësisht, përmes zbatimit të këtyre skemave, synohet të forcohet edhe qëndrueshmëria financiare e kompanisë, si një parakusht për ofrimin e shërbimeve të sigurta dhe cilësore në të ardhmen.

19 Shkurt

OSHEE Group më pranë qytetarit – shërbim i ri online për raportimin e rreziqeve nga rrjeti elektrik

Për të forcuar komunikimin me qytetarët dhe për të përmirësuar shërbimet e saj, OSHEE Group ofron një shërbim të ri digjital për raportimin dhe zgjidhjen sa më të shpejtë të problematikave që lidhen me rreziqet nga rrjeti elektrik.

Prej disa ditësh, platforma e re online është aktive dhe e përdorshme për qytetarët. Përmes saj, ata mund të raportojnë raste që rrezikojnë sigurinë e komunitetit pranë zonave të tyre të banimit, si: kabina elektrike të dëmtuara ose të hapura, shtylla të amortizuara, tela të ekspozuar apo çdo element tjetër që mund të përbëjë rrezik për sigurinë publike.

Projekti pilot po zbatohet fillimisht në Tiranë. Duke skanuar kodin QR të vendosur në boksin elektrik të çdo pallati, qytetarët mund të raportojnë problematikën drejtpërdrejt në platformën e re, duke plotësuar formularin në seksionin “Raporto rrezik energjie”, në adresën:
https://oshee.al/raporto-rrezik-energjie/

Raportimet mund të bëhen gjithashtu edhe përmes faqes zyrtare të OSHEE Group:
www.oshee.al

Risia e këtij shërbimi qëndron te transparenca dhe komunikimi i vazhdueshëm me qytetarin. Për çdo raportim, qytetarët informohen mbi statusin e ankesës, që nga momenti i pranimit, faza e shqyrtimit dhe deri në përfundimin e ndërhyrjes nga ekipet e OSSH-së në terren.

Pas marrjes së njoftimit, ekipet e OSSH-së, pjesë e OSHEE Group, ndërhyjnë për verifikimin dhe zgjidhjen përfundimtare të problematikës.

Ky shërbim është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të shërbimit të OSHEE Group ndaj qytetarëve

04 Shkurt

Përditësimi i kontratave të biznesit, FSHU fton subjektet private të bashkëpunojnë për një tarifim të drejtë

Furnizuesi i Shërbimit Universal, FSHU pjesë e OSHEE Group, vijon procesin për përditësimin e kontratave të energjisë elektrike për të gjithë kategoritë e klientëve me qëllim ndryshimin e tarifimit sipas sistemit të ri të pagesës së energjisë. 

FSHU ka ngritur grupe kontrolli në terren të cilët kanë konstatuar subjekte private që ushtronin aktivitetin e biznesit, kryesisht shërbime dhe që tarifoheshin me 8.5-9.5 lek/kWh si klientë familjarë, jo 14 lek/kWh, tarifa e miratuar për klientët biznes.

FSHU, pjesë e OSHEE Group, fton të gjithë bizneset, organizatat jofitimprurëse (OJF-të), si dhe personat fizikë që veprojnë si biznese, të verifikojnë dhe përditësojnë kontratën e tyre të energjisë, nëse rezultojnë ende të regjistruar si klientë familjarë.

Pse është i nevojshëm ky proces?

Procesi i verifikimit të kontratave të energjisë për subjektet private është i nevojshëm për një tarifim të drejtë bazuar në sistemin e ri të pagesave sipas aktivitetit të biznesit.

Klasifikimi i pasaktë në sistem, ka ardhur si pasojë e regjistrimeve të vjetra, mungesës së përditësimeve apo ndryshimeve në përdorimin real të objektit.

Përmes këtij procesi, FSHU u bën thirrje subjekteve të ndërgjegjësohen dhe të bashkëpunojnë me grupet e kontrollit në terren, me qëllim ndryshimin e tarifimit nga familjar në jo-familjar, duke shmangur penalitetet.

Kush përfshihen në këtë proces përditësimi?

Në procesin e përditësimit përfshihen të gjithë subjektet që kryejnë veprimtari ekonomike në emër të një personi fizik apo juridik, të cilët e përdorin energjinë për qëllime biznesi (zyra, dyqane, punishte, qendra shërbimi etj.), apo që janë të regjistruar si OJF, por në praktikë konsumojnë energji për funksione të ngjashme me ato të subjekteve ekonomike.

Ky proces nuk prek klientët që janë realisht konsumatorë familjarë dhe e përdorin energjinë vetëm për qëllime banimi.

Procesi është i thjeshtë dhe përfshin verifikimin e kontratës aktuale të energjisë elektrike (nëse është familjare apo biznes), plotësimin e një kërkese për ndryshim të kategorisë, bashkëngjitjen e dokumentacionit përkatës, që vërteton natyrën ekonomike të aktivitetit (NIPT, ekstrakt QKB etj.).

Përditësimi i kontratave mund të bëhet lehtësisht në sportelet e Qendrave të Kujdesit të Klientit të FSHU-së, pjesë e OSHEE Group, ose online, përmes platformës online, web-it zyrtar të kompanisë dhe aplikacionit të OSHEE-së.

FSHU dhe OSHEE Group u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve të mos e shtyjnë këtë proces dhe të përfitojnë nga mundësia për përditësim  te dhenash  dhe ndryshim tarifimi, duke garantuar një sistem më të rregullt dhe funksional për të gjithë.

04 Shkurt

OSHEE Group më pranë qytetarit – shërbim i ri online për raportimin e rreziqeve nga rrjeti elektrik

Për të forcuar komunikimin me qytetarët dhe për të përmirësuar shërbimet e saj, OSHEE Group ofron një shërbim të ri digjital për raportimin dhe zgjidhjen sa më të shpejtë të problematikave që lidhen me rreziqet nga rrjeti elektrik.

Prej disa ditësh, platforma e re online është aktive dhe e përdorshme për qytetarët. Përmes saj, ata mund të raportojnë raste që rrezikojnë sigurinë e komunitetit pranë zonave të tyre të banimit, si: kabina elektrike të dëmtuara ose të hapura, shtylla të amortizuara, tela të ekspozuar apo çdo element tjetër që mund të përbëjë rrezik për sigurinë publike.

Projekti pilot po zbatohet fillimisht në Tiranë. Duke skanuar kodin QR të vendosur në boksin elektrik të çdo pallati, qytetarët mund të raportojnë problematikën drejtpërdrejt në platformën e re, duke plotësuar formularin në seksionin “Raporto rrezik energjie”

Raportimet mund të bëhen gjithashtu edhe përmes faqes zyrtare të OSHEE Group, www.oshee.al.

Risia e këtij shërbimi qëndron te transparenca dhe komunikimi i vazhdueshëm me qytetarin. Për çdo raportim, qytetarët informohen mbi statusin e ankesës, që nga momenti i pranimit, faza e shqyrtimit dhe deri në përfundimin e ndërhyrjes nga ekipet e OSSH-së në terren.

Pas marrjes së njoftimit, ekipet e OSSH-së, pjesë e OSHEE Group, ndërhyjnë për verifikimin dhe zgjidhjen përfundimtare të problematikës.

Ky shërbim është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të shërbimit të OSHEE Group ndaj qytetarëve

30 Dhjetor

OSHEE Group rrit gatishmërinë për festat, shërbim 24 orë për klientët

Prej datës 20 dhjetor, gatishmëria e kompanisë OSHEE Group është rritur ndjeshëm për të siguruar mbarëvajtjen e furnizimit me energji elektrike gjatë festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Në terren janë angazhuar rreth 1 600 punonjës, të organizuar në grupe dhe në gatishmëri 24 orë në ditë, të pajisur me të gjithë bazën materiale të nevojshme.

Po ashtu, call center-i funksionon pa ndërprerje për të trajtuar në kohë reale çdo shqetësim të konsumatorëve.

Administratori i OSHEE Group Enea Karakaçi, gjatë prezantimit të planit të masave të hartuara për garantimin e furnizimit cilësor me energji elektrike në të gjtihë vendin, theksoi se, konsumi i energjisë elektrike ka shënuar nivele rekord.

“Vetëm një ditë më parë, është regjistruar një konsum prej 22.9 milionë kilovat-orë, dita më e ngarkuar e vitit deri më tani.

Sipas parashikimeve, piku i konsumit pritet të arrihet më 31 dhjetor.

Pavarësisht rritjes së ndjeshme të konsumit dhe uljes së temperaturave, nuk janë konstatuar problematika serioze në rrjet apo mungesa të furnizimit.

Qëllimi kryesor, sipas drejtuesve, është që mungesa e energjisë elektrike të mos jetë shqetësim për qytetarët gjatë ditëve festive”, u shpreh administratori i OSHEE, Enea Karakaçi.

Administratori i OSSH, Blendian Dalipi, bëri me dije se falë investimeve të kryera, OSSH ka garantuar një rrjet më të sigurt në të gjithë Shqipërinë.

“Janë ndërhyrë 12 nënstacione për rritje kapacitetesh, ku gjashtë prej tyre kanë përfunduar, përfshirë Pogradecin, Zogun e Zi, Lezhën, Çorovodën dhe Kafarajn.

Po ashtu, po vijojnë punimet në Velipojë, Fier, Akërni, Piqeras, Xarrë, si dhe në zonat turistike të Bogës dhe Thethit.

Në kuadër të investimeve janë ndërtuar 667 kilometra linja të reja ajrore dhe kabllore, 661 kabina të reja dhe mbi 1 300 kilometra linja të tensionit të ulët, të cilat përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e furnizimit dhe ulin numrin e avarive”, tha administratori i OSSH, Blendian Dalipi.

OSHEE Group parashikon ta mbyllë vitin 2025 me një performancë shumë të mirë si në aspektin financiar ashtu edhe teknik.

Humbjet në rrjet janë ulur me 1% krahasuar me një vit më parë, ndërsa parashikimet tregojnë se viti do të mbyllet brenda objektivit të vendosur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në nivelin 16.9%.

Një tjetër tregues pozitiv janë arkëtimet, të cilat gjatë vitit 2025 kanë arritur pothuajse në 100%. Administratori i OSHEE falënderoi punonjësit për angazhimin dhe punën e palodhur, duke theksuar se këto rezultate janë fryt i kontributit të gjithë stafit.

Nga ana financiare, kompania parashikon që viti 2025 të mbyllet me rreth 70 milionë euro fitim, një rezultat i konsideruar shumë i mirë, i cili do të shërbejë si bazë për investime dhe përmbushjen e angazhimeve gjatë vitit 2026.

Ndër to përfshihet indeksimi i pagave me 6.1% për punonjësit e OSHEE-së, si dhe rritje pagash për elektricistët e terrenit dhe inxhinierët elektrikë, të cilat do të fillojnë të zbatohen nga janari 2026.

30 Dhjetor

Lista e subjekteve private të lidhura në tension 6kV dhe kriteret që duhet të përmbushin ndaj FSHU

Furnizuesi i Shërbimit Universal, FSHU Sh.A, pjesë e OSHEE Group SH.A, përmes këtj njoftimi, bën të ditur listën dhe kushtet e subjekteve jo-familjarë (privat), të lidhur në tension 6kV, të cilat dalin në treg të lirë nga data 1 janar 2026.

Sikurse janë njoftuar më herët përmes informimit publik dhe me shkresa drejtues bizneseve, FSHU rendit bazën ligjore dhe rregullatore, mbi të cilat realizohet transferimi I shërbimit të furnizimit, nga vet FSHU tek tregtarët e licencuar nga ERE, ku mes tyre është edhe FTL SH.A, pjesë e OSHEE Group.

Në zbatim të ligjit Nr. 43/2015 “Për sektorin e Energjisë Elektrike”, i ndryshuar, VKM Nr. 519, datë 13.7.2016 “Për Miratimin e Modelit të Tregut të Energjisë Elektrike”, i ndryshuar, Urdhrit Nr. 322, date 30.12.2024 të Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë “Per disa ndryshime në Urdhërin Nr. 28, datë 18.01.2021 Për miratimin e udhërrëfyesit për hapjen e tregut dhe derregullimin e çmimit të energjisë elektrike”, i ndryshuar, njofton se: 

Duke filluar nga data 1 Janar 2026 të gjithë subjektet/klientët e lidhur në nivel tensioni 6 kV do të fillojnë të furnizohen në treg të lirë me çmime të de-rregulluara.

Para se të dalin në treg të lirë, kjo kategori klientësh duhet tëpërmbushin disa detyrime që rrjedhin nga disa akte ligjore dhe vendime të ERE, sipas të cilave:

  • Klientët në tension 6kV duhet të shlyejnë të gjitha detyrimet financiare ndaj shoqërisë “Furnizuesi i Shërbimit Universal” SH.A. (FSHU sh.a.)
  • Të siguronjnë që të gjitha të dhënat teknike të pikës së lidhjes të jenë të përditësuara dhe të sakta
  • Të kenë të sakta dhe të përditësuara të dhënat e kontratës të furnizimit (emër, NUIS, adresë, nr. kontakti, adresë elektronike, etj.).

Sa më sipër, Ju bëjmë thirrje të gjithë klientëve të lidhur në nivel tensioni 6kV që menjëherë të verifikojnë detyrimet financiare ndaj FSHU SH.A. dhe të marrin masa për shlyerjen e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Mospërmbushja e detyrimeve të mësipërme, do të sjellë si pasojë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike nga FSHU sh.a. dhe pamundësinë për t’u furnizuar nga një furnizues tjetër i tregut të lirë.

Kliko për të parë

Lista me numrin e kontratave të furnizimit për subjektet private në tension 6kV, të ndara sipas rajoneve dhe agjencive/zonave.

11 Nëntor

Prezantohet “OSHEE Charge”, Shqipëria drejt transportit të gjelbër dhe energjisë së pastër

“OSHEE Charge” është projekti më i ri që kompania OSHEE Group do të zbatojë brenda vitit 2026, i cili ka për qëllim krijimin e një rrjeti të gjerë karikimi për mjetet elektrike në të gjithë vendin.

Në prezantimin e kësaj nisme, administratori i OSHEE Group, Enea Karakaçi, theksoi se sektori i karikimit të mjeteve elektrike është zhvilluar me shpejtësi, por pa një kuadër të plotë rregullator.

 Më datë 1 nëntor, në bazë të propozimit të OSHEE Group, ERE ka miratuar cmimin 22 lek për kilovat për pikat e karikimit të mjeteve elektrike.

 “Në këto pika të karikimit të mjeteve elektrike, ccmimi i energjisë elektrike varion nga 40-60 lek për kilovat ndërkohë që kostoja e blerjes së tyre është 14 lek për kilovat në pikat e karikimit të mjeteve, pra 3 fish shitja më e lartë.

Sot kemi mbi 254 pika karikimi në vend dhe rreth 16 mijë mjete elektrike të regjistruara, nga të cilat 4,600 vetëm në 10-mujorin e parë të këtij viti.

Rritja e shpejtë e këtij tregu kërkon rregullim të qartë, që të garantohet qëndrueshmëria e rrjetit dhe ndarja e drejtë e kostove”, tha Karakaçi.

Në prezantimin e “OSHEE Charge” morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Energjisë Belinda Balluku.

Ministrja Balluku tha se sektori i energjisë është renditur për të dytin vit radhazi ndër sektorët me performancën më të mirë, sipas raportit më të fundit të progresit të Komisionit Evropian.

 “Suksesi është fryt i investimeve të vazhdueshme dhe reformave që kanë përmirësuar ndjeshëm eficiencën dhe besueshmërinë e sistemit energjetik”, u shpreh ministrja e Energjisë, Belinda Balluku.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “OSHEE Charge” si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sektorit energjetik dhe transportit në vend.

“Lajm shumë i mirë, i cili vjen në një moment pozitiv për sektorin e energjisë. Sot kemi këtë inovacion, ndërkohë që brenda vitit të ardhshëm do të kemi edhe fillimin e punës transformuese për matësat e energjisë, duke filluar në sistemin e matësave inteligjentë.

Brenda këtij mandati besoj që do të përmbyllim edhe këtë proces që patjetër do ta ulë edhe më shumë nivelin e humbjeve teknike në rrjet, duke çuar në mesataren e poshtme të BE-së, por edhe do të rrisë cilësisht faturimin e çdeo konsumatori duke riparuar edhe ato të meta të fundit që ka procesi i faturimit”, tha Rama.

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar më 1 nëntor çmimin e ri prej 22 lekësh për kilovat për pikat e karikimit komerciale, ndërsa për konsumatorët familjarë tarifa mbetet 9.5 lekë, më e ulëta në rajon.

07 Nëntor

OSHEE Group në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, Enea Karakaçi prezanton projektet  për energji të qëndrueshme dhe inovacion digjital

Në edicionin e 31-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga “Klik Ekspo Group”, mori pjesë edhe OSHEE Group me kompanitë e saj bija OSSHdhe FTL.

Në një nga panelet e panairit, u prezantua vizioni dhe strategjia e grupit për periudhën afatmesme dhe afatgjatë, në përputhje me objektivat e strategjisë kombëtare të energjisë dhe direktivat EU Green Deal, që synojnë një tranzicion të qëndrueshëm energjetik deri në vitin 2030.

Nënstacioni i parë nëntokësor në qendër të Tiranës

“Një nga projektet më të rëndësishme që po zbatojmë është ndërtimi i nënstacionit të parë elektrik nëntokësor në qendër të Tiranës një investim me vlerë rreth 22 milionë euro,” deklaroi administratori i OSHEE Group, Enea Karakaçi.            `

Sipas tij, projekti, i cili pritet të nisë nga viti 2026, do të jetë i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe ndër të paktët në Europë. “Ky investim është thelbësor për furnizimin me energji të kryeqytetit, që ka njohur një rritje të madhe në konsum dhe ndërtime,” shtoi Karakaçi.

Objektivat e “Shqipërisë 2030”

Gjatë fjalës së tij, kreu i OSHEE-s vuri në dukje objektivat kryesore të sektorit të energjisë për dekadën në vijim:

“Një nga synimet kryesore të qeverisë shqiptare është ulja e humbjeve të energjisë në nivelin 10% deri në vitin 2030 – një objektiv plotësisht i arritshëm, duke parë se nga 24% në vitin 2017, jemi sot në rreth 17% dhe pritet që 2025 të mbyllet me 16.9%.”

Sipas Karakaçit, qëndrueshmëria e arkëtimeve është një tjetër pikë e forte.

“Sot jemi mbi 100% të arkëtimeve, dhe deri në 2030 synojmë ta mbajmë mbi nivelin 98%.”

Një tjetër drejtim strategjik, sipas tij, është rritja e burimeve të rinovueshme, ku qeveria ka synuar që më shumë se gjysma e energjisë që konsumon vendi të vijë nga burime të pastra. “Ky objektiv është i arritshëm, pasi sot jemi pranë këtij niveli falë projekteve të reja fotovoltaike dhe eolike që po zhvillohen në vend,” theksoi ai.

Investimet në digjitalizim dhe matësat inteligjentë

Një ndër prioritetet e OSHEE Group mbetet modernizimi i rrjetit përmes investimeve në inovacion dhe digjitalizim.

“Jemi në fazë të avancuar me projektin e ri të sistemit SCADA, që do të mundësojë komandimin në distancë të rrjetit elektrik dhe monitorimin e ngarkesave në kohë reale,” u shpreh Karakaçi, duke shtuar se projekti po realizohet në bashkëpunim me KfW, ndërsa një tjetër investim madhor është vendosja e 350 mijë matësave inteligjentë në gjithë Shqipërinë, në partneritet me Agjencinë Franceze të Zhvillimit.

“Kjo do t’u mundësojë konsumatorëve të shohin konsumin e tyre në kohë reale dhe të menaxhojnë më mirë energjinë që përdorin,” shtoi ai.

Diversifikimi i burimeve të energjisë

Sipas administratorit të OSHEE Group, politika energjetike shqiptare po ecën me hapa të sigurt drejt diversifikimit të burimeve.

“Deri para pesë vitesh ishte e paimagjinueshme të kishim kapacitete të mëdha fotovoltaike, por sot projekti 140 MW i Karavastasë është funksional, ndërsa ai i Spitallës është në ndërtim,” sqaroi Karakaçi.

Ai theksoi se kombinimi i energjisë diellore me atë hidrike siguron një balancë të mirë gjatë periudhave të thatësirës, ndërkohë që projektet e gazifikimit dhe ankandet për energjinë e erës do të rrisin më tej sigurinë energjetike të vendit.

Rrjeti, i gatshëm për energjinë e gjelbër

Karakaçi pranoi se kërkesa për lidhje të reja në rrjet nga prodhuesit fotovoltaikë është më e madhe se kapacitetet aktuale, por theksoi se kompania po gjen zgjidhje të shpejta teknike për të akomoduar çdo investitor.

“Sot kemi rreth 4 mijë subjekte vetëprodhuese, familjare dhe private, të lidhura në rrjetin e shpërndarjes, me kapacitete që kanë arritur 400 megavat. Kjo tregon vullnetin e OSHEE Group për të mbështetur çdo klient që investon në energjinë e gjelbër,” u shpreh ai.

Në përfundim, Karakaçi theksoi se OSHEE Group është plotësisht e angazhuar të përmbushë objektivat e qeverisë shqiptare për “Shqipërinë 2030”, duke avancuar në drejtim të një sistemi energjetik më të pastër, më të qëndrueshëm dhe plotësisht të digjitalizuar.

30 Tetor

Nga 1 janari 2026 subjektet e lidhura në tension 6kV do të dalin në treg të lirë, Albi Gjenerali: FTL ofron shërbime me kosto konkurruese

Administratori i Furnizuesit të Tregut të Lirë, z.Albi Gjenerali, mori pjesë në Panairin “Energy, Construction & Green Economy Fair 2025”, organizuar nga Iceberg Exhibitions.

Në fjalën e mbajtur gjatë panelit “Smart Buildings & Free Market: Driving Energy Efficiency and Modern Design”, Gjenerali foli për transformimin e tregut të energjisë në Shqipëri dhe rolin që po merr FTL në garantimin e furnizimit të qëndrueshëm për bizneset.

Sipas tij, FTL, pjesw e oshee group ka sot një portofol të gjerë prodhuesish, ku përfshihen si burimet hidrike, ashtu edhe ato diellore.

 “Ne kemi rreth 700 megavat nga prodhuesit hidro dhe 70 megavat nga prodhimi solar.

Ky kombinim na jep mundësinë të kemi kontrata afatgjata dhe të sigurojmë energji me çmim stabël për klientët tanë në tension të mesëm,” – tha Gjenerali.

Ai theksoi se energjia diellore është një sektor që ka njohur rritje të ndjeshme gjatë dekadës së fundit edhe në Shqipëri, ku FTL mbështet rreth 70 megavat impiante solare dhe 180 megavat vetëprodhues, biznese që kanë instaluar panele diellore për konsum të brendshëm.

“Ky diversifikim është i domosdoshëm.

 Ka vite të mira hidrike dhe vite të dobëta, prandaj kombinimi i burimeve të ndryshme prodhuese na siguron stabilitet më të madh në furnizimin me energji,”  shtoi ai.

Aktualisht, FTL furnizon rreth 4000 klientë në rrjetet 35, 20 dhe 10 kV, ndërsa nga 1 janari 2026 pritet që rreth 2300 klientë të rinj të kalojnë në tregun e lirë të energjisë.

Administratori i FTL tha se kalimi i klientëve në tregun e lirë ka ndikuar pozitivisht në uljen e barrës publike, pasi kompanitë e mëdha nuk janë më pjesë e Furnizuesit të Shërbimit universal, FSHU, një shërbim që synon të mbrojë konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla.

Në fjalën e tij, administratori i FTL foli edhe për marrëdhënien me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), duke e cilësuar marrëveshjen e depozitimit të energjisë si një mekanizëm eficience dhe optimizimi të sistemit energjetik.

“Kur FTL ka prodhim të tepërt nga HEC-et dhe impiantet diellore, kjo energji depozitohet në KESH, që ka kapacitete më të mëdha.

Në periudha të thata, ne marrim sasinë që kemi depozituar më parë.”, shpjegoi ai.

Sipas të dhënave të vitit të fundit, sasia e depozitimit është ulur ndjeshëm, duke arritur vetëm 250 mijë megavat orë deri në këtë periudhë të vitit, çka tregon një përdorim më efikas të energjisë nga FTL.

“Ky optimizim i shërben qytetarëve, ul barrën financiare për kompanitë dhe ndikon drejtpërdrejt në fatura më të lira të energjisë elektrike,” tha në fjalën e tij, administratori i FTL, Albi Gjenerali.

27 Tetor

“Dritë në Shtëpi”, firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes FSHU dhe fondacionit të Katarit për mbështetjen financiare të 1610 familjeve në nevojë

FSHU Sh.a, pjesë e OSHEE Group dhe Fondacioni “Qatar Charity” në kuadër të projektit social “Dritë në Shtëpi” finalizuan marrëveshjen e bashkëpunimit për mbështetjen financiare të 1,600 fëmijëve dhe familjeve në nevojë, përmes mbulimit të pagesave të faturave të energjisë elektrike.

Ky bashkëpunim synon të lehtësojë barrën ekonomike të familjeve më në nevojë në të gjithë vendin.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë z. Enea Karakaçi, Administratori i OSHEE Group, z. Jabor Bin Ali Al Dosari, Ambasadori i Shtetit të Katarit në Shqipëri, si edhe z. Ahmad Yousef Fakhroo, përfaqësues i lartë i “Qatar Charity”, të cilët vlerësuan vizionin social të OSHEE Group dhe partneritetin e frytshëm me Shtetin e Katarit, që pritet të zgjerohet edhe në nisma të tjera solidariteti në të ardhmen.

Marrëveshja u firmos nga Administratori i FSHU Sh.a, z. Algert Luzi dhe Drejtori Ekzekutiv i Zyrës së “Qatar Charity” në Shqipëri, z. Mahmoud Abbas Shaker duke zyrtarizuar angazhimin e përbashkët për të qenë më pranë komuniteteve në nevojë dhe për të kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.