Back

Çela: OSHEE plan masash për përmbytjet, të gjitha hidrovoret furnizohen me energji

DSC_0762

Administratori i kompanisë OSHEE, z.Adrian Çela inspektoi paraditen e së hënës zonen e Frakullit të Fierit, e përmbytur nga reshjet e ditëve të fundit, ku për pasojë ka shkaktuar dëmtime dhe te shtyllat 35 kV.

Pas vëzhgimit nga afër të situatës, kreu i OSHEE, dha këtë prononcim për mediat:

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka marrë të gjitha masat me qëllim eliminimin sa më shpejt të defekteve të krijuara nga moti i keq i ditëve të fundit.

Pranë drejtorive rajonale dhe atyre të tensionit të lartë, janë ngritur 10 shtabet rajonale të cilat ndjekin hap pas hapi sipas një skeme të caktuar, planin e masave të hartuara për përballimin e kësaj situate.

E gjithë vëmendja jonë u fokusua tek furnizimi me energji elektrike i hidrovoreve, spitaleve duke mos lënë jashtë vëmendjes të gjithë abonentët, deri tek më i fundit.

Në terren po punojnë intensivisht grupe pune, prej më shumë se 1800 personash nga OSHEE, të ndarë në 26 grupe, për eliminimin e defekteve të cilët kanë qenë të shumta si në rrjetin e tensionit të mesëm dhe të ulët.

Rreth 180 fidera dolën jashtë pune, me fillimin e motit të keqq, por numri i tyre sot është reduktuar në më pak se 20 fidera, disa prej tyre të stakuara për efekt sigurie, siç është rasti i n.stacionit të Skelës

Që prej mëngjesit të së djelës, të gjithë hidrovorët janë furnizuar me energji elektrike dhe aktualisht janë në punë.

Po punohet për riparimin e defekteve në linjat 35kV të cilat kanë lënë pa energji elektrike 3 nënstacione:

  • N/stacioni i Skelës,-i stakuar për shkak sigurie
  • N/Stac Bater, vazhdon puna për riparimin e defekteve në dy linja 35kV
  • Linja 35kV 30-17 Kafaraj Fier 220kV e vetmja nyjë kritike (shtylla e rrëzuar nga prurjet e ujërave të përroit të zonës dhe përcjellesa të këputur)
  • Linja Ballsh –Pocem

Deri tani, është eliminuar pjesa më e madhe e defekteve në linjat e tensionit të mesëm, ndërkohë po punohet për riparimin e defekteve në kabinat dhe pjesët fundore të linjave në zonat ku ka vështirësi për shkak të terrenit.

 

Situata, me të dhënat e fundit

 

Fieri

 Shtabi i gadishmerisë organizoi punën për riparimin e defekteve të shkaktuara për shkak të motit të keq me erë të fortë dhe përmbytje në disa zona, e cila u shoqërua me përmbytje të kabinave, këputje të përcjellësave, dëmtim të shtyllave, përmbytje të nënstacionit Skelë Vlorë.

Të gjithë hidrovorët në këtë zonë janë në punë!

 

Vlora

Situata në Vlorë është duke u përmirësuar.

Nga shtabi i gadishmërisë janë marrë të gjitha masat që të mos kemi ndërprerje të energjisë jo vetëm në hidrovoret e qytetit, por dhe te abonenti më i largët i rajonit tonë.

 

Pasditen e djeshme kishte disa zona pa energji për shkak të përmbytjes duke detyruar OSHEE-në të stakojë fidrat si element sigurie:

1.Blloku i pallateve tek Aleksandria që marrin nga fidri 12 i nst Skelë. Mungonte energjia për shkak se nënstacioni ishte i përmbytur nga uji.

2.Blloku i pallateve tek Albano dhe Romina, ku 6 kabina ishin nën nivelin e ujit

 

Berati

Në të gjitha agjencitë e Rajonit të Beratit situata paraqitet problematike

Hidrovoret e Karavastasë, Biçukas, Divjakë dhe Pashalli janë të gjithë në pune dhe furnizohen me energji elektrike nga OSHEE.

Pavarësisht motit të keq me shira të dendur grupet e OSHEE-se po punojne per eleminimin e defekteve në TM dhe TU.

Të gjithë linjat e dëmtuara që furnizonin Hidrovoret jane riparuar duke bërë të mundur furnizimin me energji elektrike të të gjithë hidrovoreve.