Back

Dëmtohet linja 110 kV e OST, pa energji disa n.stacione në Kukës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike, OSHEE njofton se si pasojë e një asimetrie në linjën 110kv e OST-së,sot rreth orës 08:00 të mëngjesit kanë mbetur pa tension n.stacionet Kalimash, Kalimash Tunel, Krumë dhe Kukës-Rexhepaj.

Gjithashtu pa energji kanë mbetur dhe HEC-et, Bele, Lapaj, Pobreg dhe Cernaleve.

Brigada e OST po punon për riparimin e shpejtë të këtij defekti.