OSHEE shkarkon 78 punonjës në Tiranë, 5 kallëzohen në Prokurori

knk

 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, në vazhdën e kontrolleve dhe verifikimeve të vazhdueshme në terren, vijon të ketë në fokus jo vetëm statusin e abonentit, por edhe punën e strukturave të saj, simetri kjo e nevojshme për të luftuar pa kompromis shkeljen e ligjit.

Në këtë kuadër, Drejtoria Rajonale e Tiranës, pas një analize dhe verifikimi të plotë për mënyren si është punuar në terren, ka konstatuar shkelje dhe parregullsi në procedura të ndryshme te 78 punonjës, të cilët kanë abuzuar me detyrën. Ndaj tyre është marrë masa administrative e largimit nga puna!

Katër prej tyre, me iniciale Z.C, G.Sh, B.K dhe E.S me funksion lexues nga grupi operativ, janë kallëzuar në prokurori për “Shpërdorim Detyre e kryer në bashkëpunim”, veper penale e parashikuar nga neni 248 dhe neni 25 i Kodit Penal.

Katër ishin pjesë e strukturës në Degën e Shitjes, Sektori Lexim – Arkëtimeve , Njësia Tirana 1, OSHEE, kurse i pesti me iniciale D.S, punonte në Agjencinë e Shkodrës.

OSHEE do të kërkojë zbatimin e ligjit për të gjithë, duke e nisur nga vetja, si moral e nevojshëm përballë sfidës për rimëkëmbjen e sektorit përmes rritjes së arkëtimeve dhe uljes së humbjeve.