Investimi 8 milionë euro, OST dhe OSHEE me projekt të integruar përmirësojnë ndjeshëm furnizimin me energji elektrike në zonën e Gjirit të Lalzit
Ministrja Belinda Balluku inspektoi investimet e bëra në ndërtimin e linjës 110 kV dhe nënstacionin elektrik në zonën e Gjirit të Lalzit. Një investim i përbashkët i OST dhe OSHEE i cili përmirëson cilësinë e furnizimit me energji elektrike për gjithë zonën e bregdetit.
