Masat e OSHEE për vendosjen në punë të N/stacionit Qendër

featured-qendra
Në qytetin e Tiranës është duke u zhvilluar nga bashkia ndërtimi i “Unazës se Vogël”, pjesë e së cilës është edhe projekti i OSHEE-së, për “Zhvendosjen e N/stacionit të Qendrës (i ndërtuar në vitin 1998) për lirimin e rrugës së kësaj unaze.

Me anën këtij projekti, OSHEE ka pasur dy objektiva:
1. Zhvendosjen e këtij n/stacioni në një shesh të ri zhvillimor, të vënë në dispozicion nga Bashkia në muajin Tetor 2016
2. Rinovimi i këtij N/stacioni sipas standardeve të disa prej nyejve më të domosdoshme sikurse ishin nyejt kumtuese të këtij sistemi në anën 110kV dhe në anën 20kV

Me këtë rast, Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes, ing.Petraq Lika, shpjegoi për mediet ecurinë e punimeve, si dhe situatën e furnizimit me energji elektrike, ndikuar nga procesi i mësipërm.

“Para afro 3 javësh punimet ishin në një stad të caktuar zhvillimor dhe tani ato janë gati drejt përfundimit, pasi janë zhvilluar rreth 96% e tyre.

Aktualisht OSHEE është në fazën e proceseve të:
• Kolaudimeve të anëve primare 110/20kV, transformuese edhe të qarqeve sekondare të mbrojtje, komandim dhe sinjalizim
• Energjizimit të nyejve të ndryshme, duke nisur nga nivelet e larta të tensionit 110, 20 kV dhe ato të qarqeve sekondare

Theksojmë se Tirana kaloi emergjenca civile në periudhën 7-11 Nëntor, më tej, pësuam ndryshimet klimaterike të motit, të cilat u shoqëruan me ulje të temperaturave, duke rritur me 25%, mbi parashikimet, ngarkesën e konsumit në rrjet.

Pavarësisht këtyre, OSHEE është përpjekur në maksimum për furnizimin e popullatës, duke:
– Rikonfiguruar skemat e linjave të qytetit që vijnë në nga tre n/stacionet e tjera “Rajonali”, “Selita” dhe “Traktora”, për të përballuar ngarkesat në rritje, të cilat vijnë edhe si pasojë e dëmtimeve nga të tretë, për të cilat na duhet të rikonfigurojmë skema të reja për furnizimin me energji elektrike

Këto “manovra”, reduktojnë në maksimumin e mundshëm numrin e stakimeve dhe minimizimin e kohëzgjatjes së defekteve.

Duke qenë në proceset përfundimtare këto ditë:
– Të kolaudimeve në anën 110 – 20 dhe ato qarqeve sekondare
– Të energjizimit
– Të integrimit të N/stacionit të Ri në tërësi për lidhjen e saj në anët 110, 20kV me sistemin
kjo do të shoqërohet edhe me stakime të pashmangshme (këtu duhet kuptuar thjesht teknikisht edhe një frigorifer që vendoset i ri, lihet 24 orë pa u vënë në pune deri në stabilizimin e gjendjes së gazit)

Në këtë kuadër, me zhvillimin e këtyre proceseve, që kërkojnë kohën e tyre, minimalisht prej 8 ditësh, duke respektuar të gjitha standardet e nevojshme për të vënë në punë stacionin, kërkojmë mirëkuptimin e konsumatoreve për çdo stakim të programuar nga OSHEE, për të cilën do të njoftohen përmes medias!”