Moti i keq, vijon puna për riparimin e defekteve në rrjet dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët

INFORAQMCION I ORES 15.30

Ministria e Energjisë dhe Industrisë informon opinionin publik sa vijon për situatën e furnizimit me energji elektrike në të gjithë territorin; nivelin e kuotave, menaxhimin e prurjeve në Kaskadën e Drinit dhe gjendjen e sistemit të transmetimit.

TË DHENAT NGA KASKADA E DRINIT (KESH)

Në orën 11:00 u zhvillua takimi i Sekretariatit Teknik dhe në orën 14:00 mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave në Kaskadën e Drinit ku u morën vendimet sa vijon: 1) Agregatët disponibël të HEC Fierzë të ngarkohen maksimalisht dhe njëkohësisht të kryhen shkarkime nga portat e këtij HEC-i përmes hapjes së tunelit T4, me synimin për të ulur nivelin në liqenin Fierzë; 2) Shfrytëzimi i HEC Koman të administrohet duke synuar mbajtjen e nivelit të liqenit të Komanit në kuota të lejuara; 3) Shkarkimet totale në HEC Vau Dejës të kryhen jo më shumë se sa janë prurjet natyrale në Kaskadën e lumit Drin.

Nga informacionet operative të marra nga personeli hidroteknik i KESH-it dhe të dhëna e informacione që vihen në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, rezulton se lumenjtë e Kirit dhe Gjadrit kanë reduktuar ndjeshëm volumin e prurjeve në krahasim me ato të një dite më parë. Si rrjedhojë e kësaj por dhe në kombinim me uljen e temperaturave konstatohet rënia e nivelit të ujit në shtratin e lumit Buna dhe rënia e prurjeve natyrale në Kaskadën e Drinit. Prurjet natyrale në Kaskadë për orën 14:00 rezulton të jenë rreth 2050 m3/sec nga 2900 m3/sec që ishin një ditë më parë. Shkarkimet totale nga HEC Vau Dejës vijojnë me të njëjtin ritëm të 72 orëve të fundit dhe janë në total jo më shumë se 1750 m3/sec, pra ndjeshëm nën volumin e prurjeve natyrale.

Aktualisht, prodhimi ditor i energjisë elektrike është rreth 19,500 MWh. Nga dita e nesërme e tutje, prodhimi do të rritet në rreth 24,000 MWh. Rezerva aktuale energjitike e vendit ka arritur në vlerën e 1180 GWh.

HIDROCENTRALI I FIERZES

Kuota 292.81 m
Prurjet 1100 m3/sec
Prodhimi 400 MW
Agr. në punë 4
Shkarkime 0 m3/sec
HIDROCENTRALI I KOMANIT

Kuota 169.66 m
Prurjet 800/412 m3/sec
Prodhimi 360 MW
Agr. në punë 3
Shkarkime 800 m3/sec HIDROCENTRALI VAU DEJES

Kuota 72.91 m
Prurjet 1200/50 m3/sec
Prodhimi 130 MW
Agr. në punë 5
Shkarkime 1200 m3/sec

TË DHENAT NGA OPERATORI I SHPËRNDARJES SË ENERGJISË (OSHEE)

Shtabi Qëndror vazhdon me planin e gadishmërisë, për të garantuar furnizim të pa ndërprerë me energji elektrike të konsumatorëve. Në gjithë territorin sipas Drejtorive Rajonale, funksionojnë grupet e gadishmërisë të OSHEE për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e difekteve dhe marrjen e masave për likujdimin e avarive në rrjetin shpërndarës TL/TM/TU që furnizojnë: Spitalet, Hidrovoret, objektet e rëndësisë së veçantë administrative dhe të gjithë konsumatorët, deri tek konsumatori më i fundit.

Në burimet e furnizimit me energji elektrike që janë nënstacionet 110/35/20/10/6kV dhe linjat TL 35kV nuk ka asnjë difekt. Numri i fiderave pa energji elektrike është 26. Grupet e OSHEE-së vazhdojnë riparimin e difekteve, kryesisht në zonën e fshatrave të Tiranës dhe Elbasanit ku ka një përkeqësim të motit me shi dhe ere të fortë.

Aktualisht në rajonin e Tiranës defektet kanë të bëjnë me rrëzime të shtyllave dhe këputje të kabllove. Ndërsa në rajonin e Elbasanit, përveç defekteve, janë stakuar rreth 10 fidera si masë sigurie. Në kushtet e terrenit të vështirë po ngrihen tre shtylla dhe linja ajrore për furnizimin e këtyre abonentëve

Zonat problematike me furnizimin me energji:

Rajoni Tiranë: Pjesërisht Zall Bastar, Preze Shkallë, Shupal, Rr. “Siri Kodra” si dhe një pjesë e fiderit Prezë, Rr. “Bardhok Biba” përballë Ministrisë së Drejtësisë deri te N/St Qendër, Sauk, Mullet, Shëngjergj , Shupal, Kamëz pjesërisht.
Fidri 7/ Kashar, por riparohet kabina e fundit.
Fidri 8/Kashar ka mbetur një subjekt privat pa energji.
Fidri 242/Dinamo po punohet për riparimin e defektit.
Fidri 2/Ibë -Po punohet për ndrimin e transformatorit tëë djegur
Fidri E5 / Farkë Po punohet nga grupet e OSHEE-se per ngritjen e shtyllave të rrëzuara. Theksojme se rrëzimi i urës e ka vështirësuar punën

Rajoni Elbasan:
Me date 09/11/2016 ora 09:40 ka ndodhur nje defekt ne linjen e fiderit Nr.4 me tension 10 kV te Nenstacionit Perparim ku lumi I rrembyeshem ka permbytur nje shtylle te tensionit te mesem 10 kV dhe e gjithe zona e Shezes e cila vazhdon pas kesaj linje me rreth 1500 Abonente Rural ka mbetur pa energji.Njekohesisht lumi kishte marre me vete dhe nje percjelles te linjes prandaj ishte e pamundur venia ne pune perseri e fiderit dhe e pamundur kapja e percjellesit.Vetem 4 kabina te ketij Fideri furnizohen aktualisht nga Fideri Nr.Po punohet per lidhjen e ketyre dy fiderave dhe aktualisht jane vendosur 7 shtyllat si dhe po punohet me shtrirjen e telit per linjen e Tensionit te mesem.

Rajoni Berat: Pjeserisht Tomorrice /Skrapar si dhe zona e Otllakut/Berat

Rajoni Korce: Velcan/Korce si dhe pjesrisht zonat Vithkuq Miras ,

Rajoni Gjirokaster: Vasjar/Tepelene, Dropull/Gjirokaster.

Rajoni Shkoder: Pjeserisht Hajmel/Shkoder, Arres-Miliska

Rajoni Burrel: Cerruje pjeserisht

Rajoni Vlore: Pjeserisht Dhermi, Pjeserisht Lepenice.

Grupet e gadishmerise po punojnë për riparimin sa më shpejt të difekteve. Në disa rajone fidrat janë stakuar për masë sigurie që kryesisht janë fidra rurale dhe rurale të thellë.

TË DHENAT NGA OPERATORI I SISTEMIT TË TRANSMETIMIT (OST)

Nuk kemi pasur probleme shqetësuese në rrjetin e transmetimit. Sa i përket nivelit të ujërave në objektet, nënstacionet e OST nuk ka pasur probleme. I gjithë personeli i OST është në gatishmëri duke monitoruar situatën nga afër, për të ndërhyrë në çdo rast të nevojshëm për riparimet e defekteve që mund të shfaqen.

Informacioni i ores 12:00

Ministria e Energjisë dhe Industrisë informon opinionin publik sa vijon për situatën e furnizimit me energji elektrike në të gjithë territorin; nivelin e kuotave, menaxhimin e prurjeve në Kaskadën e Drinit dhe gjendjen e sistemit të transmetimit.

TË DHENAT NGA OPERATORI I SHPËRNDARJES SË ENERGJISË (OSHEE)

Shtabi Qëndror vazhdon me planin e gadishmërisë, për të garantuar furnizim të pa ndërprerë me energji elektrike të konsumatorëve. Në gjithë territorin sipas Drejtorive Rajonale, funksionojnë grupet e gadishmërisë të OSHEE për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e difekteve dhe marrjen e masave për likujdimin e avarive në rrjetin shpërndarës TL/TM/TU që furnizojnë: Spitalet, Hidrovoret, objektet e rëndësisë së veçantë administrative dhe të gjithë konsumatorët, deri tek konsumatori më i fundit.

Në burimet e furnizimit me energji elektrike që janë nënstacionet 110/35/20/10/6kV dhe linjat TL 35kV nuk ka asnjë difekt. Numri i fiderave pa energji elektrike është 18. Grupet e OSHEE-së vazhdojnë riparimin e difekteve në 18 fidra, kryesisht në zonën e Durrësit dhe Vlorës ku ka përkeqësim të motit me shi dhe erëra të forta si dhe linjat ajrore në zonat rurale ku vështiresohet puna për shkak të terrenit.

Zonat e prekura nga mungesa e energjisë janë:
Rajoni Tiranë: Pjesërisht Zall Bastar, Vore, Paskuqan, Valias, Shëngjergj, Rr Siri Kodra, një pjesë e fidrit Prezë, Rr. Don Bosko (pallatet pranë shkollës Qazim Turdiu), Rr. Barrikadave, Rr. Bardhok Biba.
Rajoni Durrës: Katund Sukth, Rr. Azis Shkupi, Fllakë /Shijak, Posta e Policisë, Hotel malvina/Kavajë.
Rajoni Elbasan: Pjesërisht Lunik si dhe ne zonen e Shezes/Peqin. Pjesërisht Cerrujë/Gramsh.
Rajoni Berat: Mbrakull, pjesërisht Potom, Tomorricë, Bargullas Krutje si dhe Pularia, Mobileri Kushi Cener SHPK/Berat.
Rajoni Korçë: Pjesërisht Vithkuqi, pjesërisht Miras.
Rajoni Vlorë: Himarë, Novoselë.
Rajoni Gjirokastër: Zona Buz për shkak se fiderat që furnizojnë këtë zonë janë të stakuar për masë sigurie si dhe Lazarati.
Rajoni Shkodër: Torrovicë; pjesërisht Hajmel.
Rajoni Burrel: Cerrujë, Bater e Vogël.
Grupet e gadishmerise po punojnë për riparimin sa më shpejt të difekteve. Në disa rajone fidrat janë stakuar për masë sigurie që kryesisht janë fidra rurale dhe rurale të thellë.

TË DHENAT NGA KASKADA E DRINIT (KESH)

Sipas të dhënave të orës 11:00 vazhdon mbajtja nën kontroll e nivelit të kuotave në HEC Vau Dejës dhe HEC Koman. Vazhdojnë prurjet me intensitet të lartë në HEC Firzë ku po punohet me 4 turbinat e disponueshme. Aktualisht po zhvillohet mbledhja e Sekretariatit Teknik për të analizuar treguesit dhe situatën në orët e ardhshme.

HIDROCENTRALI I FIERZES

Kuota 292.65 m
Prurjet 1500 m3/sec
Prodhimi 440 MW
Agr. në punë 4
Shkarkime 0 m3/sec
HIDROCENTRALI I KOMANIT

Kuota 170.04 m
Prurjet 883/450 m3/sec
Prodhimi 290 MW
Agr. në punë 2
Shkarkime 800 m3/sec HIDROCENTRALI VAU DEJES

Kuota 73.28 m
Prurjet 1200/50 m3/sec
Prodhimi 220 MW
Agr. në punë 5
Shkarkime 1200 m3/sec

TË DHENAT NGA OPERATORI I SISTEMIT TË TRANSMETIMIT (OST)

Nuk kemi pasur probleme shqetësuese në rrjetin e transmetimit. Sa i përket nivelit të ujërave në objektet, nënstacionet e OST nuk ka pasur probleme. I gjithë personeli i OST është në gatishmëri duke monitoruar situatën nga afër, për të ndërhyrë në çdo rast të nevojshëm për riparimet e defekteve që mund të shfaqen.

Informacioni i ores 08:30

Shtabi Qendror vazhdon me planin e gadishmërisë, për të garantuar furnizim të pa ndërprerë me energji elektrike të konsumatorëve. Në gjithë territorin sipas Drejtorive Rajonale, funksionojnë grupet e gadishmërisë të OSHEE për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e difekteve dhe marrjen e masave për likujdimin e avarive në rrjetin shpërndarës TL/TM/TU që furnizojnë: Spitalet, Hidrovoret, objektet e rëndësisë së veçantë administrative dhe të gjithë konsumatorët, deri tek konsumatori më i fundit.

Në burimet e furnizimit me energji elektrike që janë nënstacionet 110/35/20/10/6kV dhe linjat TL 35kV nuk ka asnjë difekt. Në orët e para të mëngjesit, në tensionin e mesëm, numri i fiderave pa energji elektrike është 12. Janë riparuar që prej mesnatës së kaluar dhë vënë në punë fiderat 27 dhe 28 të nënstacionit Kashar duke i dhënë energji zonës së Kamzës.

Aktualisht në Tiranë ka problem pjesërisht në Zall Bastar, Vorë, Paskuqan, Valias, Shengjergj, Shkalle dhe Rr.Siri Kodra. Pa energji është dhe një pjesë e fiderit Prezë për shkak të rrëzimit të një shtylle të tensionit të mesëm.

Në rajonin e Durrësit vazhdon problematika në Koxhas pasi vazhdon të jetë e pamundur ndërhyrja nga punonjësit e OSHEE-së pas këputjes së përcjellësave në zonën e përmbytur nga dalja e shtratit të lumit Erzën.

Vazhdon puna në Elbasan për të rikthyer energjinë e munguar pjesërisht në Lunik dhe në zonën e Shezës/Peqin ku janë rrëzuar shtyllat.

Në Rajonin e Beratit ka mungesë energjie në Mbrakull, Bargullas Arrze si dhe pjesërisht Potom e Tomorrice, Pularie Mobileri Kushi Cener Shpk.

Në Rajonin e Korçës ka problem pjesërisht në Vithkuq dhe pjesërisht në Miras.

Sa i takon Rajonit të Gjirokastrës vazhdojnë të jenë pa energji zonat Maricaj, buz, Vasjar për shkak se fiderat që furnizojnë këto zona janë stakuar për masë sigurie.

Në Rajonin Burrel ka problematikë në Cerrujë si dhe pjesërisht Shupenzë.

Në Rajonin Shkodër mungon energjia në Vain dhe në Shengjin.

Grupet e gadishmerise po punojnë për riparimin sa më shpejt të difekteve. Në disa rajone fidrat janë stakuar për masë sigurie që kryesisht janë fidra rurale dhe rurale të thellë.

TË DHENAT NGA KASKADA E DRINIT (KESH)

Sipas të dhënave të orës 07:00, paraqitet një situatë e stabilizuar sa i takon niveleve në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës ndërsa vazhdojnë prurjet me intensitet të lartë në HEC Firzë ku po punohet me 4 turbinat e disponueshme. Prej mesnatës ka patur një reduktim të nivelit të shkarkimeve në Koman ndërsa gjatë paradites së sotme do të zhvillohet mbledhja e Sekretariatit Teknik për të analizuar treguesit dhe situatën në orët e ardhshme.

HIDROCENTRALI I FIERZES

Kuota 292.45 m
Prurjet 1750 m3/sec
Prodhimi 450 MW
Agr. në punë 4
Shkarkime 0 m3/sec
HIDROCENTRALI I KOMANIT

Kuota 170.37 m
Prurjet 900/520 m3/sec
Prodhimi 290 MW
Agr. në punë 2
Shkarkime 800 m3/sec HIDROCENTRALI VAU DEJES

Kuota 73.64 m
Prurjet 1075/30 m3/sec
Prodhimi 200 MW