Moti i keq, OSHEE: Informacion i përditësuar mbi defektet dhe zonat problematike

Informacioni i ores 12:00

Shtabi Qëndror vazhdon me planin e gadishmerise, per të garantuar furnizim të pa ndërprerë me energji elektrike të konsumatorëve. Në gjithë territorin sipas Drejtorive Rajonale, funksionojne grupet e gadishmërisë të OSHEE sh.a për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e difekteve dhe marrjen e masave per likuidimin e avarive ne rrjetin shperndares TL/TM/TU që furnizojnë: Spitalet, Hidrovoret, Objektet e rëndësisë së veçantë administrative, etj, të gjithë konsumatorët, deri tek konsumatori më i fundit.

Në sajë të ndërhyrjeve në terren është bërë e mundur që të ulet në 76 numri i fiderave të stakuar. Janë provokuar stakime dhe difekte në rrjetin shpërndarës ajror të zonave Vlorë, Durrës, Fier për shkak të erës me shpejtësi tej normave teknike.

Grupet e OSHEE-së Tiranë vazhdojnë punën për riparimin e difektit të shkaktuar në fiderat 27 dhe 28 të Nënstacionit Kashar të cilët janë jashtë punës pas dëmtimit të Urës së Logut pranë Institutit Bujqësor Kamëz.

Për sa i takon linjave të tensionit të lartë ekziston një situatë problematike në nënstacionin e Kuçit pasi linja 35 kV Smokthinë-Kuç është stakuar për shkak defekti. Zona e prekur Kuçi dhe Kallarati. Ndërkaq, problem ka dhe në nënstacionin Vojnik ku kanë dalë jashtë punës fidrat 10 kV të këtij nënstacioni. Në nënstacionin e Shijakut ka një situatë problematike çka ka lënë pa energji disa fidera.

Rajonet më të prekura nga difektet janë:

Rajoni Tirane: Zall Bastar, Shënmeri, Vorë pjesërisht, Kamëz pjesërisht, Shupal, Mullet, Paskuqan, Valias, Shkoze, pjesërisht Kombinat, Rinas, Ibë, Vorë, Kashar.
Rajoni Durres: Halil, Fushë Krujë, Borizanë, Gose, Spitallë, Ferme Xhafzotaj, Manskuri, Karpen.
Rajoni Elbasan: Pjesërisht Stravaj, Orenjë, Bradashesh, Funar, Tregan, Shalës, Kajan, Shushicë, pjesërisht Lunik, Shezë/Peqin
Rajoni Berat: Potom, Çepan, Backë, Kreshovë, Lepan, Leshnje, Gjorgovë, Tomorrice/Skrapar, Fshatrat: Krorëz, Stacioni Pompave, Dobrushe, Poshnjë/Kuçovë, Ardenicë, Komuna Kolonjë.
Rajoni Korce: Pojan, Liqenas
Rajoni Fier: Levan, Sheq i madh, Daullas, Fier, Mbrostar, Roskovec, Kallm, Fermë, Pjesërisht Ballsh, Drizë, Cakran, Lagja Apolonia, Komuna Qendër , Lagja 11,
Rajoni Gjirokaster: Kalivaç, Suke, Petran, Kosinë, Dragot, Krahës, Maricaj, Zagori
Rajoni Kukes: Shenmri, Tobel, Lusen. Shishtavec, Orgjioste,
Rajoni Shkodër: Berdicë, Kallmet, Velipoje.
Rajoni Burrel: Komsi, Skuraj Kurdari, Rrëshen.
Rajoni Vlorë: Xhuherinë, Trebklove, Gorisht, Brataj Amonic, Kallarat.
Rajoni Dibër/ Fshatrat: Dovolan, Erebar, Greve, Gradec, Kovashic Kom.Maqellare; Melan, Porinar, Trepçe, Treve, Kom. Melan, Bllade Eperme dhe Poshteme, Burrim, Çernene, Hodol,
Kerçisht, Kllopçisht, Maqellare, Pesjak, Vojnik.

Grupet e gadishmerise po punojnë për riparimin sa më shpejt të difekteve. Në disa rajone fidrat janë stakuar për masë sigurie që kryesisht janë fidra rurale dhe rurale të thellë.

Informacioni i orës 10:00

OSHEE njofton se janë 93 fidera jashtë pune, që mbulojnë me energji në pjesën më të madhe zonat rurale dhe rurale të thella.
Sot në orën 09:33, ka pësuar defekt celësi kryesor në n/stacionin e Vojnikut.
Në Tiranë, vijojnë të jenë me defekt fiderat 27 dhe 28 të Nst Kashar për shkak të dëmtimit të urës së Logut në zonën pranë Institutit Bujqësor Kamëz si pasojë e rritjes së nivelit të ujit në këtë zonë

Rajonet më të prekura nga defektet janë:
Tiranë: Zall Bastar, Shënmeri, Vorë pjesërisht, Kamëz Pjesërisht, Shupal, Mullet, Paskuqan, Valias, Shkozë, pjesërisht Kombinat, Rinas, Ibë, Vorë, Kashar
Durrës: Halil, Fushë Krujë, Borizanë, Gepal, Gose, Spitallë, Golem, Hamallaj, Xhafzotaj, Bago, Nikël, Manzë, Krujë pjesërisht, Manskuri, Kanaparaj, Rrashbull, Ballaj, Spile.
Elbasan: Pjesërisht Stravaj, Orenjë, Bradashesh, Funar, Tregan, Shalës, Kajan, Shushicë, Pjesërisht Lunik
Berat: Potom, Çepan, Backë, Kreshovë, Lepan, Leshnjë, Gjorgovë,Tomorricë, Fshatrat: Krorëz, Stacioni Pompave, Dobrushë,Poshnje, Ardenicë, Komuna Kolonjë
Korcë: Pjesërisht Ersekë, Proger
Fier: Levan, Sheq i madh, Daullas, Fier, Mbrostar, Roskovec, Kallm, Fermë, Pjesërisht Ballsh, Drizë,Cakran,
Gjirokastër: Kalivac, Suke, Petran, Kosine, Dragot, Krahes, Maricaj, Zagori
Kukës: Shënmri, Tobël, Lusen.
Dibër: Dovolan, Erebar, Greve, Gradec,Kovashic Kom.Maqellarë;Melan, Porinar, Trepçe, Treve,
Kom. Melan, Blladë e Eperme dhe e Poshtme, Burrim, Çernene, Hodol, Kerçisht, Kllopçisht, Maqellare, Pesjak, Vojnik.
Shkodër : Bërdicë, Kallmet, Velipojë.
Burrel: Ulëz, Komsi, Rrëshen pjesërisht, Bellovë, Gorre.
Vlorë: Novoselë, Radhimë, Himarë, Xhuherinë, Amonicë, Lepenicë, Babicë, Bolenë, Orikum, Cerkovinë, Selenicë.

Ora 08:00

OSHEE njofton se aktualisht janë 113 fidera jashtë pune, që mbulojnë me energji në pjesën më të madhe zonat rurale dhe rurale të thella.
Sot në orën 09:33, ka pësuar defekt celësi kryesor në n/stacionin e Vojnikut duke lënë pa energji disa zona në Dibër: Dovolan, Erebar, Greve, Gradec,Kovashic Kom.Maqellarë;Melan, Porinar, Trepçe, Treve,
Kom. Melan, Blladë e Eperme dhe e Poshtme, Burrim, Çernene, Hodol,
Kerçisht, Kllopçisht, Maqellare, Pesjak, Vojnik.
Zona më e prekur nga defektet ka qenë ajo e Vlorës për shkak të stuhisë së erës që ka dëmtuar kabllo e përcjellës.
Ndërsa vërejmë një përmirësim të furnizimit me energji në zonën e Korcës.
Në Tiranë, vijojnë të jenë me defekt fiderat 27 dhe 28 të Nst Kashar për shkak të dëmtimit të urës së Logut në zonën pranë Institutit Bujqësor Kamëz si pasojë e rritjes së nivelit të ujit në këtë zonë

Rajonet më të prekura nga defektet janë:
Rajoni Tiranë: Zall Bastar, Shënmëri, Vorë pjesërisht, Kamëz Pjesërisht, Shupal, Mullet, Paskuqan, Valias, Shkozë, pjeserish Kombinat.
Rajoni Durrës: Halil, Fushë Krujë, Borizane, Gjepal, Gosë, Spitallë, Golem, Hamallaj, Xhafzotaj, Bago, Nikel, Manzë, Krujë pjesërisht
Rajoni Elbasan: Pjesërisht Stravaj, Orenjë, Bradashesh, Funar, Tregan, Shalës, Kajan,
Rajoni Berat: Potom, Çepan, Backë, Kreshovë, Lepan, Leshnje, Gjorgove,Tomorricë/ Skrapar,Fshatrat: Krorëz, Stacioni Pompave, Dobrushë,Poshnje/Kucovë
Rajoni Fier: Levan, Sheq I madh, Daullas, Fier, Mbrostar, Roskovec, Kallm, Fermë, Pjesërisht Ballsh
Rajoni Gjirokastër: Kalivac, Sukë, Lekel, Buz, Petran, Kosinë, Qesarat.
Rajoni Kukës: Fierzë, Malzi, Fajzë, Betoshe,
Rajoni Shkodër : Pjeserisht Shkodër, Zues, Kallmet, Shëngjin pjeserisht
Rajoni Burrel: Kurdari, Sllovë, Krastë
Rajoni Vlore: Novoselë, Radhimë, Himarë, Xhuherinë, Amonicë, Lepenicë, Babicë, Bolenë, Orikum, Cerkovinë, Selenicë.
Rajoni Korcë: Pjesërisht Ersekë, Trebinjë, Miras, Clirim/Erseke