Moti i keq, situata e furnizimit dhe masat e OSHEE

oshe

 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve nepermjet rrjetit shperndares te energjise elektrike.

Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, brigadat e OSHEE po bëjnë maksimumin për riparimin e defekteve brenda kohe të shkurtër. Gjithashtu, shoqëria thekson se ndërhyrjet në rrjet kanë minimizuar defektet, megjithatë problem vijojnë të mbeten zonat rurale.

Në 10 Drejtoritë Rajonale dhe ne terren po punon një personel prej 1650 punonjësish për riparimin e defekteve, të ndara në 26 grupe për ndjekjen e regjimit të punes dhe 26 inxhinierë të sigurisë në punë.

Nga avaritë te Tensioni i Lartë janë prekur këto zona:

 Nënstacionet (Nst) Rrogozhinë ( jashtë pune çelësi 10 kV i transformatorit (tr) të fuqisë) dhe Nst Shkozet (TR 5 160 MVA jashtë pune)

Nst Reps (dëmtuar tr i fuqisë)

Jashtë pune linjat 35 kV

L 35 kV Kuç – Himarë

L 35 kV Shijak – Ndroq

Vazhdon puna nga brigadat e mirëmbajtjes për kthimin në gatishmëri të nënstacioneve dhe linjave 35 kV që janë jashtë pune. Nst 35/6 kV TEC ka rritje të nivelit të ujit dhe rrezikohet përmbytja në nenstacion.

 Nga avaritë në Tensionin e Mesëm, janë prekur këto zona:

 Berati

Zonat pa energji: Divjakë dhe Mertish (Lushnje)

Durrës

Zona pa energji: Shijak, Fushë Krujë, Golem, Rrogozhinë, Komuna Gosë, Luzi i Madh, Malësia Rrogozhinë dhe një pjesë e periferisë së Durrësit (ish-Këneta, Spitalla)

Shkodër

Zonat pa energjia: Kallmet në Lezhë, Iballë, Arës, Miliska në Pukë, Bushat, Rrethina,Velipojë dhe një pjesë e qytetit Shkodër

 Fier

Zona pa energji: Levan, Libofshë, Frakull, Cakran dhe një pjesë e Mifolit

Gjirokaster

Zona pa energji: Lazarat, Dropull dhe Kardhiqi, Himarë, Livadhia, Jalë, Vuno, Dhërmi, Palasë, Pilur.

Tirana

Zona pa energji: Zallbastar, Mëzez, Yzberisht, Shkozë, Paskuqan, Gërdec, Ndroq, Preza, Valias, Shëngjergj, Shupal dhe Ibë

 Në zonën Kodra e Diellit në Tiranë, janë shkëputur 3 fridra dhe janë duke punuar për zgjidhjen e problemit dhjetëra punonjës të Drejtorisë Rajonale Tiranë