VKM Nr. 482, Per fillimin e procedurave per shuarjen me kompensim te detyrimeve te banoreve te permbytur ne Zonen e Shkodres
VENDIM
Nr. 482, datë 5.6.2015
PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR KALIMIN DHE SHUARJEN ME KOMPENSIM TË DETYRIMEVE, NDËRMJET KESH, SHA-SË, OSHEE, SHA-SË DHE DISA BANORËVE TË PËRMBYTUR NË ZONËN E SHKODRËS, TË PËRCAKTUAR NË VENDIMIN NR.842, DATË 6.12.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E VLERËS SË KOMPENSIMIT TË DËMEVE TË SHKAKTUARA NË KULTURAT BUJQËSORE E NË BIZNESE NGA RESHJET E SHIUT DHE PËRMBYTJET NË QARKUN SHKODËR”
Në zbatim të nenit 100 të Kushtetutës, tënenit 7, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative”, të ndryshuar, dhe tëneneve 514 e në vijim, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e fillimit të procedurave të kalimit dhe shuarjes me kompensim të detyrimeve të krijuara, të njohura dhe rakorduara, mes palëve KESH, sh.a., OSHEE, sh.a., dhe banorëve të përmbytur në zonën e Shkodrës, sipas përcak-timeve të mëposhtme:
a) Shoqëria OSHEE,sh.a., me qëllim realizimin e mekanizmit për shuarjen me kompensim të detyrimeve, pranon të zëvendë-sojë dhe të marrë përsipër një pjesë të detyrimeve që shoqëria KESH, sh.a. ka ndaj disa banorëve të përmbytur në zonën e Shkodrës, të përcaktuar në vendimin nr.842, datë 6.12.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerës së kompen-simit të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore e në biznese nga reshjet e shiut dhe përmbytjet në qarkun Shkodër”, sipas listës emërore të banorëve dhe vlerës së detyrimit, të paraqitur në aneksin 1, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi, të pranuar nga banorët për zëvendësimin e debitorit dhe transferimin e detyrimit, nga KESH,sh.a.-ja tek OSHEE,sh.a.-ja;
