OSHEE publikon bilancin pozitiv të vitit 2015

foto tematike 3v1
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka përmbyllur përpunimin e të dhënave për bilancin e vitit 2015 ku konstatohet rritje e ndjeshme e arkëtimeve dhe ulje rekord e humbjeve.

OSHEE ka arkëtuar në total për vitin 2015 shumën prej 65,7 miliard lekësh ndërsa në vitin 2014 ishin arkëtuar 49,7 miliard lekë dhe në vitin 2013 vetëm 38,3 miliard.

Niveli i humbjeve për vitin 2015 u ul në 31.3%. Një vit më parë ato ishin 37.8% ndërsa në vitin 2013 arrinin në 45%.

Operatori i Shpërndarjes për herë të parë del me një rezultat financiar pozitiv. Në vitin 2013 rezultati financiar ishte negativ 27 miliard lekë ndërsa në vitin 2014 negativ 4,5 miliard lekë. Nga të dhënat paraprake, bilanci i OSHEE për vitin 2015 del pozitiv me 14,9 miliard lekë.
Lidhjet e reja, si një tjetër tregues i rikthimit të ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike u rritën me 34% në raport me një vit më parë ndërsa u instaluan 34 mijë matësa.

Kjo situatë e përmirësuar ekonomiko-financiare ka mundësuar që OSHEE të rrisë investimet aq të domosdoshme për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes. Gjatë vitit 2015 investimet ishin 7.5 miliardë lekë me fonde të OSHEE, lekë për kryerjen e investimeve ndërsa gjatë vitit 2016 me fondet e OSHEE por dhe ato të projektet të Bankës Botërore për rimëkëmbjen e sektorit energjitik planifikohet të investohen deri në 12 miliardë lekë (7.7 miliardë mga OSHEE dhe pjesa tjetër nga banka).

Sqarim:
Në shifrën e totalit të arkëtimeve për të tre vitet e marra në krahasim përfshihen të ardhurat nga shitja e energjisë, nga kamatëvonesat, nga lidhjet e reja, të ardhura të tjera nga llogaritë bankare përfshirë dhe TVSH