OSHEE siguron energjinë për nëntorin!

Kompania OSHEE mbylli sot, përmes platformës online, procedurat e blerjes së energjisë elektrike për muajin nëntor. Sasia e siguruar është rreth 270 mijë MWh, me një vlerë prej 21.7 milionë euro, e ndarë në dy lote.

Konkretisht, për:
Loti 1, 72,000 MËh, e konvertuar në vlerë monetare 4,826,160 euro, me një çmim mesatar prej 67.03 Euro/MWh.
Loti 2, 198,000 MWh e konvertuar në vlerë monetare 16,950,578 euro, me një çmim mesatar prej 84.93 Euro/MWh

Procedura e blerjes së energjisë u zhvillua përmes platformës online, ku subjektet e interesuara njihen me kërkesën e OSHEE dhe mund të paraqesin ofertën, në mënyrë krejt transparente (për më shumë njihuni përmes linkut https://oshee.al/kalendari-i-ofertave/)
featured blerja
Sipas Drejtorit të Divizionit Tregtar në OSHEE, z.Elton Sevrani, “duke patur parasysh sasinë shumë e madhe prej 440 MW në pik dhe pavarësisht kushteve, çmimi mesatar është brenda normativës që kemi ne në reference të Bursës së Hungarisë”.