Back

Përmbytjet, OSHEE: Të gjithë hidrovoret me energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike, OSHEE, njofton se të gjitha hidrovoret në mbarë vendin furnizohen me energji elektrike nga OSHEE.

Ndërsa vijon stakimi i energjisë për arsye sigurie në disa n/stacione si pasojë e kabinave elektrike që gjenden në ujë.

Kështu, si rezultat i përmbytjeve në drejtorinë rajonale Fier, në rrethin e Vlorës  është jashtë pune një fidër në n/stacionin Kafaraj.

Fidri Nr.20 është stakuar për masë sigurie pasi 6 kabina janë në ujë.

Për këtë arsye kanë mbetur pa energji  komuna Levan me fshatrat: Levan (një pjesë),Bishan, Cerven, Bocove,Qarr, Ferras, Bashkim, Pishë Poro.

Fidri Nr.6 është i kycur pjesërisht duke lënë pa energji  2 kabina private në  fshatin Poro

Fidri Nr.25 është i kyçur pjesërisht duke lënë pa energji 4 kabina private në fshatin Akerni.

Në rrethin e Fierit është jashtë pune një fidër në n/stacionin e Jagodinës.

Fidri “Kallme”i cili është jashtë pune është furnizuar nga fidri I naftës.

Për pasojë ka mbetur pa energji një kabinë në fshatin Imsht.

Fidri “Suke” ka jashtë pune një kabinë në n/stacionin  Jagodinë  e cila është e përmbytur nga uji.

Në rrethin Ballsh   u vendos  në punë që ditën e djeshme n/stacioni  Poçem (asset i ARMO-S).

Për pasojë sot janë furnizuar me energji elektrike fidrat e këtij n/stacioni me përjashtim të katër kabinave ku po punohet për ti vënë në eficencë.

Po sot kanë marrë energji fidrat  “Kut”  që mbulojnë me energji  fshatrat : Kut, Çarrush

Fidri “Fratar” që furnizon me energji  fshatrat : Kremenar,  Ninesh, Bejar, Gadurove, ka jashtë pune kabinën “Kapaj”/ 1 të cilit i është dëmtuar transformatori.

 

 

Leave A Reply