Projekte te furnizimit me energji elektrike te zonave te Tiranes

Ne kuader te investimeve te parashikuara nga CEZ Shperndarje per permiresimin e parametrave te furnizimit me energji elektrike ne zonat me problematike te rrethit te Tiranes, jane pergatitur projektet e rrjetit te ri kabllor te Tensionit te Mesem dhe atij te Tensionit te Ulet me percjelles ABC per zonat Paskuqan, Babrru dhe Bathore. Projekti konsiston ne ndertimin e 5 fiderave te rinj me nje rrjet kabllor me gjatesi totale 70 km si dhe ndertimin e 100 kabinave te transformimit 20/0.4 KV. Zhvillimi i rrjetit te ri te tensionit te mesem do te shoqerohet me ndertimin e nje rrjeti kabllor te tensionit te ulet i cili do te ndikoje ne menyre te dukshme ne permiresimin e parametrave te furnizimit me energji elektrike per rreth 13 mije abonente te ketyre zonave.


Bathoreprojekt

Paskuqan