Riparohen defektet nga moti i keq, vijon puna për furnizimin normal me energji
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, po vijon punën për riparimin e defekteve të shkaktuara në rrjetin elektrik si pasojë e motit të keq.
Sipas përditësimit të informacioneve nga terreni, deri në orën 09:00 të ditës së sotme, mbeten ende me defekt 55 fidera, pjesa më e madhe prej të cilave, furnizon me energji elektrike zonat rurale.
OSHEE po punon për riparimin e defekteve në një kohë sa më të shkurtër:
Zonat pa energji jane:
Tirana me zonat: Kinostudio, Valias, Sauk, Vorë, Ibë, rrg. Jordan Misja, Shinat e Trenit, Kinostudio , Yrshek.
Fieri me zonat: Dermenas, Lepenicë, Cakran, Sheq i Vogël, Xhuherinë , Gorisht, Himarë, Qeparo
Burreli me zonat: Gurrës, Peshkopi, Fushë Kuqe
Shkodra me zonat: Koman, Kacinar, Midë, Zejmen, Dajc, Postribë
Berati me zonat: Potom, Kucovë, Starovë
Kuksi me zonat: Kalimash, Cahan, Rexhepaj, Lekbibaj
Korca me zonat: Trebinjë, Barmash, Voskopojë, Vithkuq, Pirg
Gjirokastra me zonat: Ballaban, Lekël, Sukë, Gjirokastër, Lazarat , Petran, Delvinë.
Durrësi me zonat: Spitallë, Kënetë, Ura e Gjolës, Fushë-Krujë
Elbasani me zonat: Bradashesh, Rrrasë
Po punohet në kabinat fundore të zonave të thella rurale.
Hidrovoret dhe spitalet furnizohen të gjitha me energji elektrike.